Regjim ushqimor

Hepatiti dhe regjimi ushqimor, cilat ushqime dhe ilaçe duhen për mëlçinë

Mëlçia është organi i dytë më i madh në përmasa në organizmin tonë dhe gjendet nën kafazin e brinjëve në të djathë. Peshon më pak se një kg dhe ka një formë tullumbace të sheshtë në pjesën e sipërme.

Kryen disa funksione jetësore por kryesisht shërben për:
Transformimin e asaj që hamë e pijmë në energjie e substanca ushqyese që përdoren nga trupi,
Heq substancat e dëmshme të pranishme në gjak (pastron organizmin)
Prodhon substanca të ndryshme (kripërat biliare, bilat, kolesterolin, protrombinën….)
Grumbullon vitaminat
Prodhon glikogjenin, një rezervë sheqeri e disponueshme në rast nevojë për pjesën tjetër të trupit
Sintetizon shumë proteina të rëndësishme për shëndetin njerëzor, si albumina
Prodhon qelizat e gjakut (funksioni hematopoietik)

Pra, është një organ kompleks që mund të dëmtohet në shumë mënyra; njihen në fakt shumë lloje patologjish të lidhura me mëlçinë, disa janë infektive, të tjera nga mënyra e jetesës dhe të tjera gjenetike.

PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM PËR MËLÇINË REGJIMI USHQIMOR I SHËNDETSHËM?

Ajo që hamë dhe pimë kalon përmes mëlçisë, që transformon ushqimin në energji dhe substanca të nevojshme për jetën, por dhe i magazinon për tu përdorur në momentin e duhur.

Një regjim ushqimor pak i kujdesshëm mund të shkaktojë probleme për mëlçinë dhe pjesën tjetër të trupit, madje edhe më shumë kur ky organ është në vështirësi për shkak të infeksioneve apo patologjive të tjera.

Një regjim ushqimor i pasur me shumë kalori, për shembull, ka si pasojë mbipeshën, që në vetvete është jë nga shkaqet e grumbullimit të yndyrës në këtë organ (melçia e yndyrosur). Zhvillimi i saj në një person me Hepatit C, për shembull, e bën më të lartë mundësinë e zhvillimit të cerozës, por dhe një person i shëndetshëm mund të ketë komplikacione.

Lidhja regjim ushqimor-mëlçi tejkakon çdo konsideratë për peshën, e në fakt ushqimet e konsumuara mund të përmbajën toksina në gjendje që të jenë një kërcënim konkret dhe i menjëhershëm. Rasti më ekstrem është për shembull konsumi i kërpudhave helmuese, që mund të çojë në pamjaftueshmëri të mëlçisë e deri në vdekje brenda pak ditësh. Toksina të tjera janë më delikate dhe veprojnë gradualisht me kohën, por në mënyrë të padiskutueshme, si alkooli.

Ndërsa një regjim i mirë ushqimor mund të përmirësojë shëndetin e mëlçisë së një personi me hepatit C apo probleme të tjera, si dhe redukton rrezikun e një personi të shëndetshëm.

A DUHET TË NDRYSHOHET REGJIMI USHQIMOR SIPAS PROBLEMEVE TË MËLÇISË?

Sëmundjet e mëlçisë janë gjendje shumë serioze, prandaj vlersimi dhe trajtimi janë kompetencë ekskluizve e specialistëve (doktori dhe nutricionisti) që komunikojnë mes tyre. Shpesh pacienti shtrohet në spital dhe regjimi ushqimor planifikohet nga strukturat e duhura. Por në rastet kur shkohet në mënyrë private tek nutricionisti për të ditur se kush është zgjedhja më e mirë ushqimore, është e rëndësishme ta informoni specialistin për diagnozën, analizat, trajtimet që po bëni, pasi pa këto informacione ai mund të gabojë me planin ushqimor me rreziqe serioze për shëndetin e personit.

Mes gjendjeve patologjike më të zakonshme sjellim në vëmendje:

Hepatiti akut
Një pezmatim (inflamacion) i mëlçisë. Ajo shkaktohet shpesh nga një infeksion viral por që mund të shkaktohet dhe nga toksinat (ilaçet dhe alkooli). Hepatit toksik më i zakonshëm është abuzimi me alkoolin (hepatiti alkoolik) dhe mund të jetë pa simptoma dhe të zbulohet rastësisht.

Hepatiti kronik
Është një gjendje pezmatimi e vazhdueshme e indeve të mëlçisë, që mund të përshkruhet si një gjendje fibroze apo ceroze, supas shkallës së dëmit që ka pësuar mëlçia. Edhe në këtë rast shkaqet mund të jenë infektive (virusi i hepatitit B mund të çojë në cerozë për shembull), gjenetike (hepatitet autoimune), por shumë shpesh e lidhur me abuzimin ndër vite me alkoolin. Dëmtimi i vazhdueshëm nga alkooli ço në hepatit akut, dhe me kohën e transformon mëlçinë e shëndetshme në një mëlçi të dëmtuar përgjithmonë nga ceroza.

Ascitet
Bëhet fjalë për grumbullimin e lëngjeve në bark. Kjo është një pasojë e asaj që quhet hipertension portal, pra një rritje e presionit të gjakut në brendësi të vazave të mëlçisë. Rezultati është një dalje e lëngjeve nga vazat dhe grumbullimi i tyre në indet rrethuese.

Encefalopatia e mëlçisë
Ky është një ndërlikim i dëmtimit të mëlçisë që prek dhe shëndetin e trurit. Duke mos punuar në mënyrë normale, mëlçia grumbullon në organizëm toksina, siç është amoniaku, që është në gjendje të dëmtojë neuronet.

Në nivelin ushqyes, secila prej këtyre gjendjeve trajtohet në mënyrë specifike, por në vija të përgjithshme një dëmtim i mëlçisë përballohet
Me një regjim ushqimor normokalorike,
Një nivel të mirë proteinik
Me një raport të mirë të yndyrave (veçanërisht të pangopura, pra derivate të ushqimeve bimore si fruta të thata, fara, vajra dhe bishtaja)
Dhe me nivelin e duhur të vitaminave dhe kripërave minerale.

Për ata që kanë shqetësime të mëlçisë është e rëndësishme të mbajnë peshën e duhur, duke ndjekur regjim ushqimor të balancuar që vjen nga të gjitha grupet e ushqimeve (duke shmangur ndoshta molusqet e papërpunuara, si gocat e detit që kanë jnë rrezik të lartë ti shpëtojnë vektorit për virusin e hepatitit A)

Prandaj këshillohet:
Reduktim i sasisë së ushqimeve me shumë sheqer apo shumë kripë,
Reduktimi i sasisë së ushqimeve të yndyrshme,
Konsumi i vakteve të balancuara
Konsumi i drithërave integrale të pasura me fibra
Konsumi i bollshëm i frutave dhe perimeve
Siguroni marrjen në raportin e duhur të proteinave, duke preferuar ato me origjinë bimore
Pini çdo ditë sasinë të bollshme uji

Në përgjithësi duhet një regjim ushqimor i përbërë nga vakte të shpeshta e të vogla, dhe në rasti e problemeve të mëlçisë kjo është një ndihmë për të mos pasur ndjesinë e nauzeas

Disa shqetësime të mëlçisë sjellin një rritje të nivelit qarkullues të hekurit në gjak, dhe në këtë rast mjeku këshillon reduktimin e konsumit si mishi i kuq, mëlçi. Për të njëjtën arsye madje këshillohet të mos gatuhet me enë të veshura me hekur, pasi përthithet nga ushqimet.

DISA KËSHILLA SPECIFIKE

Shqetësime të kanaleve biliare

Bile është një lëng që prodhohet nga mëlçia dhe ndihmon në shpërbërjen e yndyrës në zorrët e holla. Problemet me kanalet biliare pengojnë bilet të rrjedhin në zorrët e vogla.
Këshilla ushqimore: Përdorni vajin e ullirit apo të farave me cilësi të lartë pasi për ti shpërbërë nevojitet një sasi e vogël bile krahasuar me llojet e tjera të vajit.

Ceroza
Në rastin e cerozës duhet të menaxhohet mirë kequshqyerja, dhe normalisht këshillohet një regjim ushqimor i pasur, duke iu drejtuar ushqimeve:

Enterale (përmes gojës, por që përmes një tubi shkojnë deri në stomak)
Ose parenterale (endovenoeze) nëse është e nevojshme.

Shpesh është një sëmundje që kërkon shtrim në spital dhe për këtë merren dhe suplemente vitaminash.

Mëlçia e yndyrosur
Kjo ka të bëjë me grumbullimin e yndyrës në mëlçi dhe në raste të tilla këshillohet reduktimi i sasisë së ushqimeve shumë kalorike dhe shtim të fibrave në regjim ushqimor.

Hemakromatoza
Është një gjendje që karakterizohet nga grumbullimi i tepërt i hekurit në brendësi të mëlçisë. Në raste të tilla këshillohet:
Mos konsumoni ushqime që kanë hekur
Mos përdorni enë që janë të veshura me hekur
Mos merrni suplemente apo ilaçe që kanë hekur
Mos konsumoni molusqe krudo.

Hepatiti
Në rastin e hepatitit akut apo nëse është me origjinë virale apo nga ilaçet, regjimi ushqimor duhet të jetë i pasur me shumë proteina, vaktet duhet të jenë të vogla por të shpeshta, hidratimi duhet mbajtur në nivele optimale (pra,duhet të pini shumë)
Nëse hepatiti ka origjinë alkoolike duhet të merret në konsideratë bashkëekzistenca e një kequshqyerje edhe të rëndë, për shkak të efektit frenues mbi ndjesinë e oreksit. Dhe në këtë situatë regjimi ushqimor duhet të jetë i pasur dhe i planifikuar për të përthithur nivelin e duhur të proteinave.

Ascitet

Në rastin e asciteve objektivi prioritar është reduktimi i grumbullimit të lëngjeve, kryesisht përmes kirurgjisë apo terapisë me ilaçe, por edhe me një menaxhim të kujdesshëm të ushqimit.

Në fakt është e rëndësishme të mbahet në kontroll marja e natriumit (një dietë e varfër me natrium, në këto raste është e rekomandueshme) duke shmangur kështu shumë ushqime me origjinë shtazoe që janë të pasura me të si:
Sallamet, djathrat e stazhionuar, djathi feta, ushqimet e gatshme si hamburgera, peshqit e kriposur etj.
Por duhet të dini që pacienti në këtë rast duhet të jetë në kontroll të rreptë mjekësor. Ilaçet e përdorura janë kryesisht diuretike me një dietë të varfër me minerale, që shpesh shkaktojnë mugnesë të kaliumit që vlerësohet dhe zgjidhet nga mjeku.

Encefalopatia
Nga ana e regjimit ushqimor encefalopatia trajtohet duke shmangur kequshqyerjen qoftë në fazën akute dhe në procesin e shërimit.
Në fazën akute proteinat duhet të kufizohen reptësisht dhe si sheqernat dhe yndyrnat duhet të administrohen duke pasur parasysh qëndrueshmërinë e pacientit. Pasi kalon faza akute regjimi ushqimor bëhet më i menaxhueshëm, por gjithmonë e ndërtuar nga vakte të vogla e të pasura./ MeMjekun.com
Burimi: LiverFoundation

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago