Mirëqenie

Djegia e gojës, nga se shkaktohet dhe simptomat

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të keni djegie të gojës pa asnjë arsye? Normale është që kjo bezdisje të vijë pasi keni konsumuar ushqime pikante. Por disa persona e kanë këtë shqetësim të vazhdueshëm dhe pa ndonjë motiv të dukshëm.

Termi mjekësor për këtë çrregullim është “glossodynia” apo sindroma e gojës djegëse. Vlerësohet që prek 5-10% të popullatës. Një patologji bezdisëse për atë që e prek, pasi ndjesia e djegies shtrihet në të gjithë zgavrën e gojës.

Nuk dihet ende shumë për kët sindromë, por dihet lidhja e saj me disa sëmundje apo gjendje patologjike. Pra mund të jetë simptomë e mungesës së vitaminave apo edhe e një reaksioni alergjik.

SI NDODH DJEGIA E GOJËS?

Siç e thamë më herët është normale të shkaktohet djegie e gojës në një situatë të caktuar, si për shembull pasi keni ngrënë diçka pikante. Në këtë rast bëhet fjalë për një situatë specifike, lehtësisht e dallueshme dhe që zgjidhet spontanisht.

Por kush ka djegie të gojës pa asnjë arsye të dukshme e për një kohë të gjatë mund të vuajë nga sindroma e gojës djegëse. Kjo sindromë shkakton djegie që përhapet në zonën e gjuhës dhe zona të tjera të zgavrës së gojës.

Këta persona mund të shkojnë deri në humbjen e ndjesisë së shijes. Djegia shoqërohet shpesh me mpirje ose thatësi të gojës, që ka tendencën të përkeqësohet në mëngjes. Në disa raste është çrregullim i vazhdueshëm, në raste të tjera ndërpritet.

SHKAQET

Shkaqet e djegies së gojës tek këta persona ndahen në primare dhe sekondare. Sindroma e gojës djegëse konsiderohet primare në rastet kur janë hedhur poshtë të gjitha të gjitha shkaqet e tjera që mun të sjellin këtë shqetësim, përfshi praninë e patologjive të tjera.

Përkundrazi, konsiderohet sekondare kur ekziston një patologji tjtër apo shkaktues i saj. Për shembull, përdorimi i disa ilaçeve. Shumë ilaçe në fakt nxisin tharje dhe djegie të gojës. Por ka dhe faktorë të tjerë, mes të cilëve:

Infeksionet e mykut si kandidaza orale
Mungesa e vitaminave dhe ushqyesve, si mungesa e hekurit
Gjendja e stresit dhe ankthit
Higjiena jo e duhur e gojës. Zakoni i larjes së gjuhës apo dhe i larësitë të gojës që gjerësisht e njohim si listerinë mund të jetë mjaft agresive dhe ta shkaktojë atë.
Disa sëmundje metabolike dhe sëmundje të refluksit të gastroezofagut. Në këtë të fundit, acidi i stomakut arrin gojën. E duke folur për acidin, ai irriton mukozën e gojës.

DIAGNOZA

Kjo sindromë është e vështirë për tu diagnostikuar. Fillimisht duhen përjashtuar shkaqet sekondare që mund ta shkaktojnë. Për këtë qëllim, është e nevojshme të informohet mjeku për të gjitha simptomat në mënyrë të detajuar dhe ilaçeve që merrni.

Në përgjithësi kërkohen dhe analizat e gjakut. Falë tyre mund të shihen çekulibrat e mundshme hormonale ose ushqyes. Në mënyrë të ngjashme, dhe testet e alergjisë janë të nevojshme, pasi ndonjëherë djegia e gojës shfaqet në lidhje me ushqime të caktuara.

Nga ana tjetër, për të përjashtuar praninë e një infeksioni ndiqet kultura apo biopsia e indeve të gojës. Gjithashtu e rëndësishme është të përjashtohet dhe prania e një refluksi të gastroezofagut, pasi bëhet fjalë për një shqetësim të shpeshtë.

TRAJTIMI

Trajtimi i këtij shqetësimi varet nga shkaku i saj. Prioritet është trajtimi i patologjisë. Në rast se shkaku është një përgjigje ndaj ankthit apo stresit, për shembull, duhet mësuar të menaxhohet situata.
Nga ana tjetër, ka disa trajtime mjekësore si larësit e gojës me bazë lidokaine dhe kapsaicine, një mjekim analgjezik, dhe disa antidepresantë. Specialisti do të dijë tju këshillojë opsionin më të mirë në bazë të rastit specifik.

SI PËRFUNDIM

Djegia e gojës nëse zgjat në kohë mund të jetë tregues i një gjendje patologjike. Ajo merr emrin e sindromit të gojës djegëse dhe shfaqja në përgjithësi lidhet me një patologji të caktuar, si një alergji. Idelaja është të konsultoheni me mjekun derisa të formulohet diagnoza dhe të përshkruhet trajtimi i duhur sipas rastit. /MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago