Pneumologji

Çfarë është laringospazma që prek më shumë fëmijët, simptomat dhe trajtimi

Laringospazma është një kontraktim muskular i pakontrolluar dhe i pavullentshëm (spazmë) të kordave zanore. Një gjendje që zakonisht zgjat pak minuta deri në 30 minuta, por që shkakton ndjesinë e mbytjes, duke nxitur panik dhe frikë tek personi që preket.

Kriza nis papritur dhe po ashtu papritur përfundon. Vështirësitë respiratore mund të lënë pas simptoma si të vjella dhe mungesë oreksi.

Shkaqet më të zakonshme kërkohen në tre makro-gjendje të mundshme:
Pezmatimi (inflamacioni)
Infeksioni,
Alergjitë.

Zakonisht laringospazma nuk është një emergjencë mjekësore dhe prognoza është e mirë, por sidomos episodi i parë mund të shkaktojë panik qoftë tek pacienti qoftë tek ai që ka afër. Në rastin e fëmijëve rekomandohet që të lajmërohet mjeku për çfarë ka ndodhur.

SHKAQET

Në veçanti prek fëmijët nga 1 në 3 vjeç, por mund të ndodhë dhe tek të rriturit, sidomos gjatë natës ku provokon një zgjim të papritur. Laringospazma, veçanërisht tek fëmijët, mund të ndodhë gjatë stinës së ftohtë, pasi dhe virozat janë më të përhapura në këtë stinë.

Shkaqet kryesore të laringospazmës janë:
Infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes (përgjithësisht virale, përfshi ftohjen dhe gripin)
Alergjitë
Astma
Refluksi i gastroezofagut tek të rriturit, veçanërisht gjatë natës që mund të çojë në kriza të rënda të apneas.

Mund të shpërthejë dhe nga kontakti me substanca irrituese si duhani, pluhuri apo lëngjet (si për shembull në rastet kur mbytesh në ujë të kripur).

Fëmijët me alergji para-ekzistuese apo astma janë më të predispozuar për tu prekur nga laringospazma. Ndërsa tek të rriturit ajo mund të shfaqet dhe pas një stresi apo ankthi.

SIMPTOMAT

Krizat e laringospazmës mund të zgjasë edhe disa minuta, por përgjithësisht episodet nuk e kalojnë më pak se një minutë.

Laringospazma karakterizohet nga këto simptoma:
Ulje e zërit dhe paaftësia për të folur
Ndjesia e mbytjes
Vështirësi në frymëmarrje
Zhurma respiratore akute
Kolla e mirë (si lehëse, mbytëse)
Takikardi
Zhurma tipike e shkaktuar nga vështirësia e frymëmarrjes
Djersitje

TRAJTIMI

Trajtimi në rastet më pak të rënda mund të bëhet duke lagështuar ambientin dhe të shmangni në mënyrë taksative esencat balsamike që në rastin e pacientëve pediatrike mund të përkeqësojë kuadrin klinik. Disa pediatër këshillojnë për shembull të mbyllen në banjë me të gjithë rubinetat e hapura nga uji i nxehtë për të ngopur dhomën me avuj uji.

Në terapitë më të rënda kërkohet terapia me aerosol/ spray me kortizon (dhe eventualisht adrenalinë) apo kortizon që merret nga goja, i cili në këto doza nuk është e lidhur me efekte kolaterale sistemike (sidomos nëse përdoret për aerosol apo në spray)

Fëmija i prekur nga laringospazma nuk duhet të shtrihet, madje as pas terapisë. Një pozicion i drejtë apo pak i ngritur lehtëson më shumë. E rëndësishme është gjithashtu të qetësohet pacienti i çfarëdomoshe për ta ndihmuar të marrë frymë ngadalë, pasi paniku mund të përkeqësojë simptomat.

Në rastin e laringospazmës nga refluksi i gastroezofagut tearpia parashikon trajtimin e problemit bazë./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Studimi: Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur rrit rrezikun e atakut në zemër

Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur është e rrezikshme për zemrën, si dhe për mëlçinë, thotë…

2 days ago

Ushqime që duhet t’i shmangni kur merrni antibiotikë

Antibiotikët janë thelbësorë në trajtimin e infeksioneve bakteriale, por për të ushtruar plotësisht efektin e…

3 days ago

5 këshilla të dobishme për vendosjen e kufijve me gjyshërit

Me gjithë emocionet që sjell ardhja e një foshnje të re, vendosja e pritshmërive dhe…

1 week ago

Kujdes! Instruktorë fitnesi me inteligjencë artificiale shesin përfitime joreale

Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime…

2 weeks ago

Çfarë është hantavirusi dhe si përhapet?

Hantavirusi, një sëmundje e rrallë që zakonisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj urinës ose jashtëqitjes së…

3 weeks ago

Kërko! Merr ndihmën dhe mbështetjen që të nevojitet pas lindjes !

Thuhet se duhet një fshat i tërë për të rritur një fëmijë, por “fshati” duket…

3 weeks ago