Gjithë bota tashmë është në alarm nga përhapja e koronavirusit, dhe autoritetet në të gjithë botën bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e atyre që kanë humbur jetën janë të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.
“Personat më të prekur nga format e rënda të koronavirusit janë të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, diabeti dhe sëmundjet kardiake. Për momentin shkalla e vdekshmërisë është 2%”, ka bërë të ditur OBSH.
Sepse kanë një sistem imunitar më të dobët për shkak të moshës, dhe shpesh preken nga sëmundjet kronike dhe mund të trajtohen më gjatë me ilaçe çka e dobëson ende sistemin imunitar. Të moshuarit me probleme të zemrës, mushkrive, onkologjike janë fasha e popullsisë më në rrezik për një polmonit të rëndë nga koronavirusi dhe rreziku i mortalitetit është më i lartë. Prandaj është me vend që të konsolidohen masat mbrojtëse për këta persona.
Faktorët janë të shumta: sistemi më i dobët imunitar, aftësia më e vogël për tiu përgjigjur infeksioneve, dhe e epiteleve të frymëmarrjes për të pastruar patogjenët.
Ashtu si për të gjithë dhe për të moshuarit këshillohet që të kujdesen për higjienën e duarve dhe rrugëve të frymëmarrjes. Tështini ose kollituni në një shami që më pas duhet ta hidhni në një kosh të mbyllur.
Disa rekomandime e këshilla
1. Dëgjoni vetëm burimet zyrtare, pra komunikimin e autoriteteve shëndetësore. Mos zbatoni çdo mjet të supozuar që janë parandaluese apo terapeutike.
2. Nuk duhet të ekspozohen ndaj të ftohtit që lehtëson përhapjen e virusit.
3. Duhet ti njihni mirë simptomat që të mos ju kap paniku, por të vlerësoni situatën në mënyrë të arsyeshme. Temperatura, dhimbjet muskulare apo kolla e thatë janë simptomat klasike. Duke qenë se këto janë simptoma që i kanë dhe sëmundje të tjera, infektive apo jo, është mirë që të mos alarmoheni, por të konsultoni mjekun tuaj dhe të bëni një analizë të kujdesshme të kontakteve.
4. Duhet ti përmbaheni në mënyrë të rreptë çdo mase që është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik dhe mjekët, edhe nëse kufizoni aktivitetet personale. Çdo mbrojtje nëse sugjerohet, do të zbatohet, duke përdorur vetëm ato të certifikuara posaçërisht.
5. Është veçanërisht e rëndësishme për të moshuarit të kufizojnë rastet e kontaminimit dhe të kenë një vigjilencë maksimale për simptomat e fillimit (siç e thamë temperautra, dhimbjet muskulare dhe kolla e thatë). Nga këto, dominuese janë dy të parat./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…