Njihet edhe si Tamarindo Malabar, garcinia cambogia është një frut i Azisë Juglindore, e ngjashme me portokallin si përmasë dhe një kungull të vogël në pamje.
Ky frut përmban si përbërës kryesor aktiv acidin hidroksicitrik, dhe janë tre llojësh, Cambogia, Indica dhe Atroviridis. Cambogia ka marë një vëmendje të shtuar mjekësore për vetitë e saj dobësuese.
Ajo përdoret në mjekësinë popullore për reumatizmat, parazitët e zorrëve, hemorroidet dhe problemet menstruale.
Ajo përmban rreth 30% acid citrik që vepron si bakteriostatik, për shkak të pehashit të ulët dhe shmang kështu formimin e histaminës nga bakteret, përgjegjëse për reaksionet alergjike dhe helmimin nga ushqimi.
Studime të fundit për garcinia cambogia kanë evidentuar fuqi kurative në fusha të ndryshme :
Si antioksidant
Si një trajtim i mundshëm i sëmundjes së Crohn dhe kolitit ulçerativ
Si antitumoral për neuroblastomat (eksperimente të bëra in vitro)
Si pastrues i ujit nga metalet e rënda (në veçanti arseniku)
Pavarësisht këtyre përdorimeve të mundshme megjithatë vëmendja është fokusuar në efektin e saj dobësues dhe për këtë janë reklamuar produkte të shumta në treg.
Përgjegjës për efektin dobësues të garcinia cambogia është përbërësi i saj kryesor, pra acidi hidroksicitrik (HCA), një izomer i acidit citrik në gjendje të bllokojë veprimin e një enzime- ATP-Citrate Liasi, që transformon sheqerin në yndyrë: duke penguar formimin e kolesterolit dhe triglicerideeve, HCA rezulton një mundësi ideale si ilaç bimor për trajtimin e hiperlipidemisë dhe obezitetit.
Duket gjithashtu se HCA rrit lëshimin e serotoninës në nivelin qëndror, pra favorizon ndjesinë e ngopjes.
Studimet e para në kafshë kanë nisur që nga fundi i viteve ’70, dhe kishin dhënë rezultate premtuese, të konfirmuar dhe më pas. Një studim i vitit 2003 të bërë në minj ka treguar se garcinia cambogia ishte në gjendje të ulte vërtetë yndyrën visherale. Në një tjetër studim është parë se reduktuon rezistencën ndaj insulinës (një gjendje predispozuese për zhvillimin e diabetit). Ndërkohë që në një tjetër studim është treguar efekti parandalues i garcinia në rritjen e kolesterolit LDL dhe triglicerideve në rastet marjes së njëkohshme të saj me deksametazone.
Megjithatë kur studimet u bënë në njerëz, nuk patën të njëjtat rezultate inkurajuese. Kishte një farë efekti në përqëndrimin në gjak të triglicerideve, por rezultate pak domethënëse ose të paktën kontraditore në veprimin e pretenduar të dobësimit. Janë bërë mjaft studime për këtë pjesë dhe megjithatë rekomandohet që ekziston rreziku për të marë të mirëqënë efektet e saj dobësuese, dhe ekspertët shprehen se metoda më e mirë dhe e vetme “natyrale” për tu dobësuar është një regjim ushqimor i shëndetsëm dhe i ekuilibruar, shoqëruar me një aktivitet fizik qoftë dhe minimal por të vazhdueshëm.
Aspekti i fundit por jo më pak i rëndësishëm ka të bëjë me mashtrimet e shumta të suplemmenteve ushqimore që reklamohen si dobësuese. Shpesh përmbajnë substanca anorektike të padeklaruara, të cilat gjithashtu janë të ndaluara. Një rast i tillë është ai i një suplementi të garcinia cambogia që shitej në SHBA dhe që u hoq nga tregu në 2017 pasi FDA amerikane, enti për kontrollin e ushqimeve dhe ilaçeve, ka bërë një hetim që çoi në dritë praninë e sibutraminës si preparat. Sibutramina, është një ilaç anroketik që është hequr nga tregu që nga 2010, për shkak të efekteve të rënda anësore si tension i lartë, iktur, infarkt- për të përmendur disa, të cilat i tejkalonin shumë përfitimet e mundshme.
Përdorimi i garcinia cambogia në dozën e përshkruar përgjithësisht konsiderohet e sigurtë, dhe pse nuk ka të dhëna zyrtare mbi efektet e marrjes afatgjatë të saj (mbi 12 javë).
Efektet e mudshme anësorë, i përkohshëm, apo i rikthyeshëm me ndërprerjen e trajtimit, të evidentuara për periudha të shkurtra të marrjes së saj, kanë të bëjnë më shumë me shqetësimet gastrointestinale.
Ka pasur dhe raste sporadike të pankreatitit akut për shkak të marrjes së garcinia cambogia nga pesrona obezë. Por bëhet fjalë për raste ekstreme ku personat kanë një kuadër klinik të kompromentuar tashmë, pasi vuanin dhe nga sëmundje të tjera kronike si hipertensioni etj. Ndërkaq, vihet re se nuk ka ndërveprime të garcinia me asnjë ilaç./MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…