Psikologji

Sindroma ADHD, mosvëmendja dhe hiperaktiviteti. Si ta kuptojmë dhe si trajtohet

Sindroma e mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit, ADHD është një çrregullim cerebral i karakterizuar nga një tërësi sjelljesh që shkaktojnë një mosvëmendje konstante dhe/ose hiperaktivitet-impulsivitet në gjendje të ndërhyjë në funksionimin dhe zhvillimin neurologjik të personit të prekut.

Simptomat kryesore të saj janë mosvëmendja, hiperaktiviteti dhe impulsiviteti. Ato vihen re që në moshë të vogël, për tu bërë më pas më të dukshme në prani të ndryshimeve specifike, si fillimi i shkollës,. Pjesa më e madhe e rasteve në fakt diagnostikohet në moshën 6 deri në 12 vjeç.

Fëmijët mund të jenë shumë më aktivë dhe/ose impulsic krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre. Këto sjellje shkaktojnë probleme domethënëse për jetën në marrëdhëniet me të tjerët. Për këtë arsye fëmijët e prekur nga ADHD në disa raste konsiderohen “të vështirë” apo thuhet se kanë probleme me sjelljen.

Sot nuk dihen ende shkaqet që qëndrojnë në bazë të zhvillimit të kësaj sindrome, por aktualisht hipoteza është se mund të jetë rezultat i kombinimit të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë.

Më parë mendohej se ADHD shërohet spontanisht me rritjen, ndërkohë që sot dihet se për pjesën më të madhe të fëmijëve kjo nuk është e vërtetë. Simptomat shpesh përmirësohen kur rritet fëmija dhe mëson të menaxhojë, dhe reduktohet me moshën, por shumë të rritur të prekur nga ky çrregullim mund të vijojnë të kenë probleme, shpesh të lidhura edhe me gjendje të tjera si shqetësimet e gjumit dhe ankthi.

SHKAQET

Hipoteza aktuale më e besueshme thotë se ADHD nuk ka një shkak të vetëm, por rezultat i disa predispozitave gjenetike dhe një apo më shumë faktorëve mjedisorë.

Çrregullimi ka tendencën të zhvillohet në familje të caktuara dhe studimi sugjeron që qoftë prindërit apo motrat e vëllezërit e një personi të diagnostikuar me ADHD janë të lidhura me këtë rrezik pesë herë më shumë se popullsia e përgjithshme që të vuajnë nga një shqetësim i tillë.

Literatura e sotme e disponueshme nuk konfirmon këndvështrimin popullor sipas të cilit ADHD mund të shkaktohet nga konsumi i tepërt i sheqernave, shikimi i tepërt i televizionit, faktorë familjarë e social si varfëria apo ambienti i rritjes jo i shëndetshëm dhe pse sigurisht disa prej këtyre kushteve mund të jenë shkak për përkeqësimin e simptomave dhe shfaqjen e sindromës.

Faktorët e rrezikut
Familjariteti: ADHD ka tendencën të jetë e trashëguar. Aktualisht po bëhen kërkime për gjene të ndryshme që mund të jenë të lidhur me këtë shqetësim.

Duhanpirja gjatë shtatzënisë, përdorimi i drogërave dhe ekspozimi ndaj lëndëve toksike. Ato që pijnë duhan kanë një rrezik më të lartë të lindin një fëmijë të prekur nga ADHD. Abuzimi me alkoolin dhe drogën gjatë shtaznisë ul aktivitetin e neuroneve, qelizave nervore, që prodhojnë neurotransmetuesit.

Ekspozimi i fëmijës ndaj toksinave mjedisore. Fëmijët e një moshe parashkollore të ekspozuar ndaj një toksine të caktuar kanë një rrezik më të lartë të vuajnë nga një problelm i sjelljes dhe zhvillimit. Ekspozimi ndaj plumbit, që gjendet tek bojërat dhe tubat e ndërtesave të vjetra është lidhur me sjellje shkatërruese e madje të dhunshme për shkak të zvogëlimit të aftësisë së përqëndrimit.

Aditivët ushqimorë. Ashtu si ngjyruesit dhe konservantët artificialë mund të kontribuojnë në sjellje hiperaktive. Sheqeri është më i dyshuari për hiperaktivitetin por deri tani nuk ka prova që e mbështesin

Lindja e parakohshme

Dëmtime cerebrale në mitër apo vitet e para të jetës
Peshë e ulët në lindje.

Sindroma e mungesës së vëmendjes prek më shumë meshkujt dhe shpesh shoqërohet edhe me shqetësime të kuptimit si dislesia, ankthi dhe depresionit, rritje e rrezikut të përdorimit të drogërave.

SIMPTOMAT

Mosvëmendja, hiperaktiviteti dhe impulsiviteti janë sjelljet kyçe që karakterizojnë të prekurit nga ADHD. Simptomat specifike janë më të vështira për tu përzgjedhur, pasi nuk është e thjeshtë të shquash me saktësi një mosvëmendje fiziologjike dhe hiperaktivitetin krahasuar me situatën ku bëhet e nevojshme një ndërhyrje mjekësore.

Pjesa më e madhe e fëmijëve të shëndetshëm janë të mosvëmendshëm, hiperaktiv apo dhe impulsiv ndonjëherë dhe është normale që fëmijët në moshën parashkollore të shpërqëndrohen lehtësisht dhe nuk përqëndrohen gjatë në një aktivitet. Edhe në fëmijët më të rritur dhe adoleshent aftësia e përqëndrimit varet shpesh nga interesi për aktivitetin.

E njëjta gjë vlen dhe për hiperaktivitetin. Fëmijët e vegjël normalisht janë plot energji dhe do të ezauronin energjitë e çdo të rrituri para se të lodheshin. Për më tepër bëhen edhe më aktivë kur janë të lodhur, kanë uri, janë në ankth apo janë në një mjedis të ri. Por disa fëmijë janë më aktiv se bashkëmoshatarët e tyre.

Në mënyrë që ADHD të diagnostikohet kërkohet një vëzhgim i simptomave në dy situata të ndryshme të paktën për 6 muaj për të vlerësuar që disa tipare të caktuara të sjelljes janë të ndryshme nga ato të fëmijëve të së njëjtës moshë.

Simptomat klasifikohen në bazë të prevalencës së elementëve të

Iperaktivitetit-impulsivitetit:
Pacienti tensionohet dhe flet shumë, nuk ri dot pa lëvizuar për shumë kohë, për shembull gjatë detyrave të shtëpisë apo teksa bën detyrat e shkollës. Fëmijët e vegjël mund të vrapojnë, kërcejnë apo të kapen pas diçkaje. Individi ka probleme me impulsivitetin, që shfaqet duke ndërprerë personin tjetër që flet apo luan, duke prishur lojërat e fëmijëve të tjerë apo duke folur në kohë të papërshtatshme. Është e vështirë apo e pamundur të presë radhës apo të dëgjojë udhëzimet.

Mosvëmendja:
Shpesh është një sfidë e pakapërcyeshme organizimi apo përfundimi i një detyre, vëmendja ndaj detajeve apo ndjekja e udhëzimeve dhe bisedave. Pacienti shpërqëndrohet lehtësisht dhe harron detajet e rutinës së përditshme.
Elemente të kombinimit me njëra-tjetrën.

Sjelljet e lidhura me ADHD shpesh janë të ndryshme sipas gjinisë së fëmijës:

Meshkujt kanë tendencën të jenë më shumë hiperaktive, ndërsa femrat, në shumë raste nuk diagnostikohen me çrregullimin pasi kanë tendencën të jenë më të qeta.
Meshkujt kanë tendencën të rebelohen më shumë ndaj mësueve dhe të rriturive, dhe sjellja e tyre vihet re me lehtësi.
Femrat që kanë probleme me vëmendjen shpesh ëndërrojnë me sy hapur

KUR DUHET SHKUAR TE MJEKU

Nëse dyshoni se fëmija juaj mund të shfaqë një apo disa simptoma të ADHD për shembull

Vështirësi në përqendrim
Probleme të qëndrojë ulur
Paaftësi për të kontrolluar sjelljen e tij,

Shkoni te pediatri apo mjeku i familjes. Mjeku mund tju adresojë në një specialist, por thelbësore është të përjashtohen patologji fizike që mund të jenë shkak i vështirësive të fëmijës.

Nëse fëmija juaj është në trajtim për ADHD duhet shoqëruar rregullisht te specialisti të paktën dy herë në vit, dhe pse simptomat qëndrojnë stabile. Duhet të lajmëroni mjekun nëse fëmija ka efekte anësore të një ilaçi, për shembull ka pak oreks, ka probleme me gjumin apo është më i acaruar se zakonisht. Disa fëmijë në terapi me stimulues mund të kenë humbje të oreksit apo të kenë probleme me peshën dhe gjatësinë që kishin para fillimit të trajtimit. Megjithatë do arrijnë rritjen e duhur në moshën e rritur.

RREZIQET

ADHD mund të jetë shkak i vështirësive shoqërore për shembull fëmijët:
Mund të kenë më shumë vështirësi në shkollë,
Mund të ketë vështirësi në marrëdhëniet me fëmijët e tjerë,
Kanë rrezik më të madh të traumave fizike.

Ndërsa tek të rriturit:
Mund të kenë vështirësi profesionale për shkak të vështirësisë së përqëndrimit,
Statistikisht kanë një rrezik më të madh të varësisë ndaj alkoolit dhe abuzimit me drogën.

DIAGNOZA

Shumë njerëz kanë tendencën të vetëdiagnostikohen duke përdorur teste apo përzgjedhje simptomash që shohin në gazeta, televizione apo internet. Përzgjedhja e simptomave mund të jetë e nevojshme, por nëse mendoni se vuani nga ADHD, duhet ti drejotheni specialistit për një përpjekje racionale dhe të arsyeshme.

Mjeku bazë do ju vizitojë dhe do ju bëjë analiza për të zbuluar nëse vuani nga probleme të shëndetit me simptoma të ngjashme me ato të ADHD, në raste dyshimesh do ju këshillonte ti drejtoheshit specialistit për një diagnozë të saktë.

Diagnoza e ADHD përcaktohet nga një profesionist i trajnuar si duhet i shëndetit mendor (neuropsikiatri infantil, psikiatër apo psikolog)

Diagnoza e ADHD është një proces që përfshin hapa të ndryshëm dhe nuk ekziston një analizë unike për diagnostikimin e sindromës. Në SHBA, përgjithësisht i referohet Manualit Diagnostikues dhe Statistikor të Shqetësimeve Mendore (DSM), ndërsa në Europë preferohet ICD-10.

Së fundmi Akademia Amerikane e Pediatrëve (American Academy of Pediatrics) publikoi një version të përditësuar të linjave udhëzuese për diagnozën, vlerësimin dhe trajtimin e gjendjes.

Kriteret e DSM

Fëmijët
Për të diagnostikuar ADHD fëmija duhet të tregojë
6 apo më shumë simptoma të mosvëmendjes,
ose
6 apo më shumë simptoma të hiperaktivitetit dhe impulsivitetit.

Fëmija gjithashtu duhet të respektojë kufizimet shtesë të mëposhtme”

I ka këto simptoma për të paktën 6 muaj,
Ka nisur të shfaqë simptomat para moshës 12 vjeç,
Ka treguar simptoma në dy gjendje të ndryshme, për shembull në shtëpi dhe në shkollë
Ka simptoma që e bëjnë shumë më të vështirë jetën shoqërore dhe shkollore

Të rriturit

Diagnoza tek të rriturit është më e vështirë, për sa kohë komuniteti shkencor nuk ka arritur ende një dakordësi mbi përzgjedhjen e simptomave që duhet ti referohen. Në fakt, aktualisht mendohet se ADHD nuk mund të zhvillohet në moshë të rritur.

Kriteret ICD
Përpjekja e hartuar në ICD-10 (International Statistical Classification of Diseases and Related Health Problems), pra Klasifikimi Statistikor Ndërkombëtar i Sëmundjeve dhe Problemeve e Shëndetit të Ndërlidhura, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është më kufizues dhe kërkon që të jenë të pranishme njëkohësisht
Simptomat e hiperaktivitetit
Sjelljet impulsive
Mungesë vëmendje.

TRAJTIMI

Dhe pse nuk ka një kurë përfundimtare për ADHD, trajtimi aktual i disponueshëm ndihmon në reduktimin e simptomave, një përpjekje multidisiplinore.

Ilaçet
Në pjesën më të madhe të pacientëve ilaçet janë në gjendje të reduktojnë në mënyrë efikase simptomat që lidhet me hiperaktivitetin dhe impulsivitetin duke përmirësuar kështu aftësinë përqëndruese, punën dhe mësimin. Ilaçet e zgjedhjes së parë janë stimuluesit.

Dhe pse mund të mos duket e zakonshme kurimi i ADHD me një ilaç që konsiderohet stimulues, në fakt është një qasje efikase. Shumë shkencëtarë besojnë se stimulantët rrisin nivelin e dopaminës në tru, një neurotransmetues që luan rol thelbësor në mendime dhe vëmendje.

Jo stimulantët: Këto ilaçe kërkojnë më shumë kohë për të filluar të dhënë përfitimet e tyre, por në të njëjtën mënyrë përmirësojnë përqëndrimin, vëmendjen dhe impulsivitetin. Janë ilaçe të një zgjedhje të dytë kur stimulantët nuk tolerohen dhe nuk japin rezultatet e pritshme.

Të gjithë jemi të ndryshëm, prandaj kohëzgjatja e terapisë ndaj ADHD varet nga pacienti. Disa persona duhet të marrin ilaçin për një apo dy vite, ndërsa të tjerë për më shumë vite. Në disa persona ADHD vijon dhe gjatë adoleshencës dhe moshës së rrituri dhe mund të kërkojë trajtim afatgjatë.

Psikoterapia

Gjatë viteve janë provuar qasje të ndryshme psikoterapeutike për të ndihmuar fëmijët e të rriturit e prekur nga sindromi i hiperaktivitetit, por rezultatet variojnë nga pacientët.

Mes më efikaseve kujtojmë terapinë konjitive-sjellje, një përpjekje që ndihmon personin të modifikojë sjelljen e tij, për shembull:
Për të bërë detyrat
Për tu përqëndruar në punë
Menaxhojë situata emotive stresuese.

Kjo terapi ndihmon edhe si:
Të monitorojë sjelljen e vet,
Kontrollon zemërimin
Mendon para se të veprojë.

Edhe prindërit, mësuesit dhe anëtarët e familjes mund të përfshihen për të dhënë një feedback (përballje) pozitive apo negative të një sjellje të caktuar dhe të ndihmojnë në vendosjen e rregullave të qarta, përzgjedhjes së detyrave të përditshme, dhe një rutinë të strukturuar për të ndihmuar personin të kontrollojë sjelljen e tij.

Terapeuti mund ti mësojë fëmijës aftësi të rëndësishme sociale, si aftësia për të pritur radhën, të ndajë lodrat me të tjerët, të kërkojë ndihmë dhe të përgjigjet kur e tallin. E mëson të lexojë shprehjen e fytyrës dhe tonin e zërit tek të tjerët dhe përgjigja e duhur mund të jetë një pjesë integruese në formimin e aftësive shoqërore.

Çfarë duhet të bëjë për të ndihmuar fëmijën tim?

Jini të dashur me fëmijën tuaj. Fëmijët kanë nevojë të ndjejnë se i duan dhe vlerësojnë, kërkoni mënyrën e duhur për ti treguar rregullisht fëmijës se sa shumë e doni.
Mbani një rutinë të saktë përditshmërie, që përfshin të gjitha aktivitetet e ndryshme nga mëngjesi në darkë, përfshi dhe kohën për detyrat, lojërat dhe aktivitetet në ambiente të hapura apo të mbyllura.

Organizim për objekte të përdorimit të përditshëm. Të keni një vend për çdo gjë dhe të mbani gjithçka në vendin e duhur.
Organizohuni për detyrat. Ndihmoni fëmijën duke i kujtuar që të shkruajë gjithmonë detyrat që duhet të bëjë.
Të jeni të qartë dhe koherent. Fëmijët me ADHD kanë nevojë për rregulla të sakta dhe koherente që mund ti kuptojë dhe ti ndjekë lehtë.

Shpërblejeni, duke i dhënë lavdërime kur i zbatojnë rregullat. Fëmijët me ADHD shpesh presin kritika, por kur marrin një lavdërim të papritur për ta është një shpërblim i madh./MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago