Onkologji

Pse është i rëndësishëm kujdesi paliativ, si funksionon në Shqipëri

Të gjithë njerëzit e prekur nga sëmundje të rënda mund të përfitojnë nga kujdesi paliativ. Kjo e fundit është një formë ndihme synimi kryesor i së cilës është t’i ofrojë mbështetje dhe lehtësim atyre që vuajnë nga probleme serioze të shëndetit që mund të shkaktojnë vdekje në afat të shkurtër apo të mesëm.

Është e provuar se kujdesi paliativ përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës së të sëmurëve rëndë dhe familjarëve të tyre. Kujdesi paliativ nuk ka qenë kurrë më i nevojshëm se në ditët e sotme. Kjo pasi progresi i mjekësisë ka bërë që të mundur zgjatjen e jetëgjatësisë, e për rrjedhojë ka rritur nivelin e mbijetesës së personave të prekur nga sëmundjet kronike. Kështu, ka shumë njerëz që nuk ndërrojnë jetë menjëherë për shkak të sëmundjes, por e përballojnë atë për një kohë të gjatë.

ÇFARË ËSHTË KUJDESI PALIATIV

Kujdesi paliativ merret me parandalimin dhe lehtësimin e pacientit me sëmundje të rëndë, për ti ofruar një cilësi jete më të mirë pacientëve dhe familjeve të tyre. Bëhen kur një person është i prekur nga një patologji potencialisht vdekjeprurëse. Synimet kryesore të saj janë :

Menaxhimi i simptomave që shkaktojnë vuajtje tek pacienti dhe familjarët e tij
Përshtatje e objektivave të trajtimit me kushtet dhe kërkesat e pacientit
Nxitja dhe mbajtja e komunikimit mes pacientit, familjes së tij dhe stafit mjekësor.
Ofron mbështetje psikologjike dhe shpirtërore për pacientin dhe anëtarët e familjes së tij.

Trajtimet e kujdesit paliativ përfshijnë një gamë të gjerë sëmundjesh. Përfitues janë ata që janë në një fazë serioze të patologjisë së tyre, por dhe ata që për shkak të kushteve të tyre nuk marrin trajtim konvencional. Në fund, edhe ata që kanë një përgjigje të dobët ndaj trajtimit të vendosur.

KU KONSISTON KUJDESI PALIATIV

Një sëmundje kronike e rëndë është një gjendje që prek sferat e ndryshme të jetës së pacientit dhe familjes së tij. Kujdesi paliativ përpiqet të trajtojë
Problemet fizike
Aspektet praktike
Aspektet psikosociale
Sferën shpirtërore

Problemet fizike zakonisht kanë të bëjnë me dhimbjen, vështirësitë respiratore, çrregullimet e gjumit dhe të tretjes. Në përgjithësi këto simptoma zgjidhen me ilaçe, fizioterapi, këshilla ushqyese dhe terapi profesionale.

Në këto raste, është tendenca e shfaqjes së një seri problemesh praktike të lidhura sidomos me disponueshmërinë e burimeve. Flasim nga këndvështrimi financiar apo për mjetet e nevojshme për mirëqënien e pacientit e të familjes së tij.

Sëmundjet e rënda kërkojnë mbështetje psikosociale mbi të gjitha për të përballuar frikën, dëshpërimin apo refuzimin. Kjo lloj mbështetjeje ofrohet kryesisht përmes konsulencës dhe grupeve të mbështetjes. Pra duhet ofruar ndihmë shpirtërore për të eksploruar besime dhe vlerat që favorizojnë pranimin dhe menaxhimin e situatës.

STRUKTURAT QË OFROJNË KUJDESIN PALIATIV

Kujdesi paliativ në Shqipëri merret në spital ose në shtëpi. Ka rezultuar që shërbimi i ofruar në shtëpinë e të sëmurit ka kosto më të lirë. Ndërkohë që ofrohet edhe në spital dhe ambulanca. Në Shqipëri, kujdesi paliativ është relativisht një disiplinë e re mjekësore, që i ka fillimet e saj para rreth 20 apo 22 vitesh, sigurisht e inkuadruar në strukturat e shërbimit publik. Është integruar në shërbimin parësor në Tiranë, është integruar në shërbimin sekondar në rajone, është kompletuar legjislacioni dhe e gjithë pjesa tjetër e infrastrukturës dhe ligjore për këtë shërbim. Sipas të dhënave të sistemit shëndetësor në Shqipëri janë bërë standardet, protokollet, ligji për këtë shërbim. Ndërkohë që para disa vitesh është bërë dhe manuali i shërbimit dhe një strategji kombëtare e shtrirjes së tij. Kujdesi paliativ nuk trajton vetëm të sëmurët onkologjikë, por mund të trajtojë edhe pacientë me sëmundje të tjera, siç janë HIV/AIDS, skleroza multiple, diabet i avancuar, kardiopatët e avancuar, parkinsoni, ose sëmundje të tjera të avancuara.

ÇFARË DUHET TË KEMI PARASYSH

Është shumë e rëndësishme që si pacienti dhe familja e tij të jenë të informuar për karakteristikat e sëmundjes, mundësitë e trajtimit dhe prognoza. Kjo u jep atyre elementët për të krijuar një ide dhe për të marrë vendimet e duhura më me vetëdije dhe bazuar në fazën e sëmundjes./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Kujdes! Instruktorë fitnesi me inteligjencë artificiale shesin përfitime joreale

Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime…

2 days ago

Çfarë është hantavirusi dhe si përhapet?

Hantavirusi, një sëmundje e rrallë që zakonisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj urinës ose jashtëqitjes së…

5 days ago

Kërko! Merr ndihmën dhe mbështetjen që të nevojitet pas lindjes !

Thuhet se duhet një fshat i tërë për të rritur një fëmijë, por “fshati” duket…

6 days ago

Si duhet të përdorim kremin e diellit për të shmangur rrudhat dhe melanomat?

Rrezet ultraviolet nuk shkaktojnë vetëm djegie nga dielli gjatë verës. Ato ndikojnë në lëkurë çdo…

6 days ago

Shëndeti mbi 50 vjeç, tre ushqimet proteinike për të mbrojtur masën muskulore

Me moshën, masa muskulore mund të ketë tendencë të bjerë (sarkopenia), me efekte negative në…

1 week ago

Takikardia, si ta dallojmë dhe kur duhet të vizitohemi?

Takikardia është termi mjekësor për një rrahje zemre mbi 100 rrahje në minutë. Shumë lloje…

1 week ago