Endokrinologji

Mos e shmangni mëngjesin! Ju mbron nga sëmundjet e zemrës

Të rriturit që shmangin vaktin e mëngjesit kanë më shumë gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës dhe kanë shkallë më të lartë të vdekshmërisë se ata që e konsumojnë këtë vakt. Këto janë gjetjet e studimit më të fundit të botuar në revistën mjekësore “Clinical Nutrition”.

“Megjithëse mëngjesi konsiderohet të jetë vakti më i rëndësishëm i ditës, disa njerëz e shmangin atë. Shmangia e mëngjesit mund të krijojë një seri problemesh shëndetësore”, thotë Weiu Teng, i departamentit të neurologjisë “First Affiliated Hospital” i Universitetit Mjekësor kinez të Shenyang në Kinë.

Në një meta-analizë, Teng dhe kolegët e tij vlerësuan rrezikun relativ të sëmundjeve të zemrës dhe vdekshmërisë gjithëpërfshirëse në 221.732 të rritur të moshës së paku 38 vjeç nga shtatë studime në grup. Studiuesit përdorën të dhënat nga studimet që vlerësonin lidhjen mes konsumit ose jo të mëngjesit dhe sëmundjeve të zemrës dhe vdekshmërisë gjithëpërfshirëse. Sidoqoftë, studiuesit vunë në dukje se pjesëmarrësit vetëraportuar nëse kishin ngrënë apo jo mëngjes, dhe përmbajtja e vaktit nuk ishte e përcaktuar në shumicën e studimeve. Edhe të dhënat ushqyese për mëngjesin gjithashtu nuk ishin të disponueshme.

“Ne u fokusuam vetëm në efektin e shmangies së vaktit të mëngjesit në këtë meta-analizë; sidoqoftë nuk u fokusuam në atë se çfarë duhet të hamë këtë vakt”, ka shkruar studiuesi. “Pijet dhe ushqimet e ndryshme, si drithërat, mishi i kuq, veza, qumështi dhe kafeja mund të kenë efekte të ndryshme. Ne nuk mund të sigurojmë planin më të mirë të ushqimit apo sa duhet të hamë për mëngjes”.

Studiuesit zbuluan se rreziku i sëmundjeve të zemrës ishte 22% më i lartë ndërsa vdekshmëria gjithëpërfshirëse ishte 25% më e lartë mes pjesëmarrësve të cilët nuk konsumonin mëngjes.

“Rezultatet e kësaj meta-analize tregojnë se shmangia e mëngjesit rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë gjithëpërfshirëse. Të hash rregullisht mëngjes promovon shëndetin e zemrës dhe zvogëlon vdekshmërinë gjithëpërfshirëse”.

NJE STUDIM I MEPARSHEM PËR MËNGJESIN DHE NDIKIMIN NË METABOLIZËM

Në një tjetër studim të vitit 2017 shpjegohej lidhja e konsumit të mëngjesit me ndryshimet në metabolizmine yndyrnave dhe përgjigjes së insulinës.
Sipas atij studimi, tek të rriturit e dobët, shmangia e mëngjesit ndikon drejt për drejtë në përgjigjen molekulare të indit dhjamor të barkut, duke rritur shprehjen e gjeneve të përfshira në sinjalizimin e insulinës dhe qarkullimin e lipideve, krahasuar me ata që konsumojnë mëngjes çdo ditë. Ky studim u botua në Journal of Physiology.

“Duke kuptuar më mirë se si yndryna i përgjigjet asaj që ne hamë dhe kur hamë, mund të synojmë më saktë këto meknizma”, është shprehur Javier T. Gonzalez, profesor doktor i departamentit të shëndetit në Universitetin e Bath, në Mbretërinë e Bashkuar. “Ne mund të jemi në gjendje të zbulojmë mënyra të reja për të parandaluar pasojat negative të një sasie të madhe yndyre në trup, dhe nëse nuk mund të shpëtojmë prej tij”.

Gonzalez dhe kolegët e tij analizuar të dhënat nga 29 të rritur të shëndetshëm dhe të dobët, dhe 19 të rritur obezë që iu nënshtruan biopsive të indit dhjamor nënlëkuror dhe 6 javë. Ata u caktuan në një regjim agjërues deri në mesditë ose konsumi ditor i mëngjesit (350 kcal brenda dy orëve nga zgjimi dhe të paktën 700 kcal para orës 11.00). Studiuesit matën metabolizmin, përbërjen e trupit, përgjigjen e oreksit dhe shenjuesit e shëndetit metabolik dhe kardiovaskular, si dhe analizuan nivelin e mRNA të 44 gjeneve të përzgjedhura dhe proteinave, përveç përmbajtjes së GLUT4 dhe proteinës kinase B.

Ata zbuluan se tek të rriturit e dobët, gjenet e qarkullimit të lipideve (ACADA, ACADM, LPL) ishin të rregulluara kur ishin në gjendjen e agjërimit ndaj pas konsumit të mëngjesit. Ndërsa tek të rrituri obezë nuk u vërejtën ndryshime.

Në të dy grupet, të dobëtit dhe obezët, konsumo apo jo i mengjesit nuk prekte GLUT 4, proteinën kinase B dhe fosforilimin e nxitur me insulinë të proteinë kinasë B.

Pra, studiuesit vëzhguan gjithashtu se indi dhjamor tek të rriturit obezë tregonte nivele më të ulëta të marrjes së glukozës të stimuluar me insulinë sesa një individ i dobët, dhe se ky konstatim është në propocional me masën dhjamore të të gjithë trupit dhe mund të përfaqësojë një rregullim fiziologjik të adaptuar të marrjes së glukozës nga indi dhjamor në obezitet.

“Meqënëse pjesëmarrësit hëngrën mëngjes me shumë karbohidrate, gjetjet tona nuk mund të vlerësohen në lloje të tjera mëngjesi, veçanërisht vaktet me përmbajtje të lartë proteinash”, thotë Gonzalez. “Studimet tona të mëvonshme do të eksplorojnë se si ndërvepron mëngjesi me faktorë të tjerë të stilit të jetesës, si ushtrimet fizike”, përfundoi ai. /MeMjekun.com
Burimi: Healio.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago