Endokrinologji

Regjimi ushqimor, çfarë duhet të konsumojmë për tiroiditin Hashimoto

Regjimi ushqimor për tiroiditin e Hashimotos është i rëndësishëm për të parandaluar rëndimin e kuadrit klinik që ndryshon totalisht stilin e jetës së një personi. Hipertioridizmi është një patologji që shkaktohet nga çekuilibri hormonal, që shpesh kërkon dhe marrjen e ilaçeve.

Sëmundjet e tiroides janë dy lloje: prodhim i tepërt i hormoneve të tiroides, ose një mungesë e tyre, me pasoja në shëndet.

ÇFARË ËSHTË TIROIDITI HASHIMOTO

Tiroiditi Hashimoto, tioriditi autoimun ose ti-roidi limfocitar kronik, është një nga sëmundjet më të shpeshta të tiroides. Tiroidi Hashimoto është një formë e tiroiditit, shkaku i të cilës nuk është ende i njohur plotësisht; ekzistenca e predispozitës gjenetike, por edhe faktorët e mjedisit (substancat toksike, teprica e jodit apo edhe infeksionet).

Tiroiditi autoimun prek rreth 10-12% të popullsisë dhe raporti femra/meshkuj është rreth 9:1, pra vihet re predominancë tek seksi femër. Tiroiditi Hashimoto shoqërohet me sëmundje të tjera autoimune: Diabeti tip 1 insulino-vartës, insufiçienca e gjendrës mbiveshkore, anemia Biermer, poliartriti reumatoid, dermatomioziti, miastenia, vitiligo, etj.

Lexo edhe- Tiroiditi Hashimoto, sëmundja imunologjike e trashëguar

REGJIMI USHQIMOR PËR TIROIDITIN HASHIMOTO

Çfarë nuk duhet të konsumojmë?

Duke mos i konsumuar ushqimet për të cilat do të flasim më poshtë, mund të ngadalësojmë vijimin e sëmundjes.

Kroçiferet (lakra, brokoli, lakra burkseli)

Dhe pse këshillohen për një regjim ushqimor të ekuilibruar, perimet e këtij lloji mund të pezmatojnë tiroiden. Këto perime duhen shmangur në rastin e tiroiditit të Hashimotos, pasi rrisin rrezikun e inflamacionit. Në këtë grup gjejmë lakrën e bardhë, lakrën jesihle, lakrën e Brukselit, brokolin dhe lulelakrën.

Arrat dhe kikirikët

I njëjti argument vlen dhe për arrat dhe kikirikët. Përmbajnë një sasi të madhe antiushqyesish që mund të zvogëlojnë përthithjen e jodit në zorrë.

Spinaqi dhe karrota

Ndryshe nga ushqimet që përmendëm më sipër, të cilat duhen shmangur, me spinaqin dhe karrotën mund të jemi më fleksibël. E rëndësishme është të mos jenë në regjimin e përditshëm ushqimor.

Përsa i përket regjimit ushqimor të tiroiditit të Hashimotos, flitet për ushqime në gjendje të ofrojnë përfitime të ndryshme nëse konsumohen me masë.

Lexo edhe -Analizat e gjakut për tiroiden, pse janë të nevojshme dhe çfarë tregojnë

Çfarë duhet të konsumojmë më shumë?

Një nga aspektet kyçe të regjimit ushqimor të tiroiditit të Hashimotos është dhhe rëndësia e rritjes së sasisë së jodit. Sipas një studimi të publikuar në Recent Patents on Endocrine, Metabolic & Immune Drug Discovery, jodi është ushqyesi thelbësor për prodhimin e hormoneve të tiroides.

Peshku

Peshku përmban jod me shumicë, ashtu si dhe acidet yndyrore omega 3, që kanë veti të dukshme antiinflamatore. Për këtë arsye kanë një veprim të dyfishtë kur flasim për të luftuar tiroiditin e Hashimotos.

Frutat e detit

Ashtu si peshku dhe frutat e detit përmbajnë shumë jod. Megjithatë, duhet të kujtojmë që personat që kanë nivel të lartë të acidit urik në gjak duhet të konsumojnë me masë për të shmangur problemet e mundshme.

Produktet e qumështit

Produktet e qumështit kanë dozë të lartë jodi dhe probiotikë, në gjendje të kolonizohen në aparatin tretës dhe të kenë një efekt pozitiv metabolik. Janë ideale për të mbajtur peshën në kontroll.

USHQYES TË TJERË TË RËNDËSISHËM

Përveç ushqimeve që përmendëm më sipër duhet të shtohet doza e marrjes së ushqyesve të mëposhtëm që janë të përfshirë në prodhimin e hormoneve të tiroides:
Zinku: i pranishëm në mishin e kuq dhe frutat e thata
Hekur: që gjendet në ushqimet me origjinë shtazore
Magnezi: i zakonshëm në frutat e thata dhe drithërat
Vitamina A: mund të merret përmes perimeve jeshile, të kuqe apo portokalli
Seleni: i pranishëm sidomos tek frutat e thata dhe drithëra, por dhe tek produktet e qumështit.

NUK MJAFTON VETËM REGJIMI USHQIMOR

Vetëm regjimi ushqimor nuk është i mjaftueshëm për të luftuar këtë gjendje. Aktiviteti fizik gjithashtu është i rëndësishëm për të rregulluar metabolizmin dhe për të pasur një kompozim korrekt të trupit. Në të kundërt, rritet rreziku të vuani nga obeziteti, por dhe nga sëmundje të tjera kronike.

Në të njëjtën kohë, e rëndësishme të shoqëroni regjimin ushqimor me ilaçet, që përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës dhe zvgëlojnë ndjesinë bezdisëse të lodhjes së vazhdueshme. Megjithatë, ilaçet duhet të jepen nga specialisti dhe dozat duhen riparë në mënyrë periodike sipas progresit të regjistruar.

Nëse nuk trajtohet siç duhet, tiroiditi i Hashimotos mund të shkaktojë shumë probleme. Diagnoza e hershme është shumë e rëndësishme, ashtu si dhe përshtatja e stilit të jetës dhe ndryshimi i zakoneve ushqyese./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago