Gastroeneterologji

Lemza, një fenomen fiziologjik apo shenjë sëmundjeje. Ja çfarë duhet të dimë

Është një fenomen fiziologjik, por mund të jetë edhe shenjë sëmundje.
Më poshtë po japim një informacion të shkurtër mbi shkaqet dhe përkujdesjen.

Pse shkaktohet?

Pak fiziologji:

Kur marrim frymë, diafragma kontraktohet duke hapur kafazin e kraharorit, duke ndihmuar mushkritë që të zgjerohen. Nervat që kontrollojnë kontraktimet e diafragmës janë nervat frenik (pleksi i nervave periferikë të palcës së kurrizit) që niset nga zona e qafës dhe përfundon në diafragmë. Nëse këto nerva irritohen në një pikë çfarëdo përgjatë rrugës mund të sjellin lemzë.

Lemza mund të zërë një fëmijë të porsalindur i cili pin me uri dhe gëlltit ajër. Bulëza e stomakut, e fryrë ngacmon diafragmën. Kjo mund të ndalohet duke e marrë në krahë fëmijën, i mbështet kokën në shpatull dhe e tund lehtë në kurriz, në mënyrë që t’ja nxjerrësh ajrin ( gromësimën)

Në raste të tjera lemza mund të shkaktohet nga një infeksion neurologjike, ose një çrregullimi i tretjes që shoqërohet me fryrje të stomakut.
Lemza e përsëritur shumë herë mund të jetë simptomë e shqetësimeve të zemrës, mushkërive, ose efekte të padëshiruara të ndonjë medikamenti.

Nëse nuk qetësohet për dy ditë radhazi, kërkohet konsultë me mjekun dhe disa ekzaminime të mëtejshme.

Ritmi i lemzës mund të jetë i shpeshtë dhe e shpejtë, Atëherë pacienti shfaq shenja lodhje.
Lemza mund të provokohet nga disa ushqime të thata, pije me gaz, pas një dreke të bollshme, ose erëza të forta, të cilat ngacmojnë nervin e diafragmës.
Pra, çdo gjë që ndodh në organizëm e ka një shkak. Është e rëndësishme të informohemi nëpërmjet këshillave shëndetsore.

Të mos pranojmë bestytnitë e ndryshme që thonë:” na kujton dikush” etj .
Kështu identifikohet shkaktari dhe mundohemi ta shmangim atë.

Mënyra e ndalimit të lemzës pa shkuar tek mjeku është:
Të pish ujë.
Edhe faktori psikologjik arrin të ndalojë lemzën si psh: me anë të tërheqjes së vëmendjes, nëse shkaku është një neurozë.
Ndalesa e frymëmarrjes për pak sekonda,
pirja e ujit të ftohtë me gllenka të vogla,
Mjekët kryesisht rekomandojnë të pihet ujë.

Kur lemza paraqet karakteristika shqetësuese mjeku rekomandon qetësues dhe në disa raste ndërhyhet me hypnozë.

Artikull nga dr. Zerina Sheme

MeMjekun

Recent Posts

Studimi i ri/ Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar në 50 vitet e fundit

Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar gjatë 50 viteve të fundit, sipas shkencëtarëve,…

1 day ago

Dermatologji estetike/ Llojet e fillerave, çfarë janë? Karakteristikat dhe dallimet

Fillerat janë substanca të injektueshme (në indin nënlëkuror ose në dermën e thellë) që përdoren…

5 days ago

Ushqimet që lehtësojnë Sindromën Paramenstruale

Sindroma Paramenstruale (PMS) prek 20 deri në 50% të grave në moshë riprodhuese, dhe 5%…

7 days ago

Çfarë është kafja dekafeinato, nuk dëmton mëlçinë por ja çfarë të kemi kujdes

Kafeja pa kafeinë bëhet nga kokrra kafeje të përpunuara për të ulur nivelet e kafeinës…

1 week ago

Çfarë duhet të bëni nëse ka kandil në det? Udhëzues nëse ju pickojnë

Përballja me kandil deti është një nga 'fatkeqësitë' më të zakonshme të verës. Në vitet…

2 weeks ago

Lëkura, si shfaqen lythat (verrucae) në pishinë?

Lythat e pishinës janë rritje beninje të lëkurës të shkaktuara nga papillomavirusi njerëzor (HPV). Mjedisi…

3 weeks ago