Sëmundje infektive

OBSH: Koronavirusi mund të quhet pandemi! Kur shpallet kjo gjendje botërisht?

Koronavirusi i përhapur në të gjithë botën tashmë mund të quhet pandemi. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Tashmë janë mbi 118 mijë raste me COVID 19, sëmundja e shkaktuar nga virusi në 114 vende në të gjithë botën.

Pandemi quhet një sëmundje e përhapur në të gjithë botën në të njëjtën kohë sipas OBSH-së. Në përgjithësi sidoqoftë, ajo tregon më shumë për përhapjen e sëmundjes sesa agresivitetin e saj.

Më 30 janar OBSH e klasifikoi koronavirusin e ri si një emergjenë globale të shëndetit publik. Deri tani ata nuk donin ta quanin një pandemi për shkak të shqetësimit dhe panikut të panevojshëm edhe pse paralajmëruan vendet për tu përgatitur për një pandemi.

“Përdorimi i fjalës pandemi tani nuk përshtatet me faktet, por me siguri mund të shkaktojë frikë”, tha Adhanom.

Sipas kreut të OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus numri i rasteve jashtë Kinës është rritur 13 herë vetëm në dy javët e fundit. Ai tha se është “shumë i shqetësuar”, nga “niveli alarmant i mosveprimit” mbi virusin.

Megjithatë dr Tedros thotë se nuk është ende vonë për qeveritë të kenë ndikim. “Të gjitha vendet mund të ndryshojnë rjedhën e kësaj pandemie”, tha ai.

“Qeveritë duhet të arrijnë një balancë të mirë mes mbrojtjes së shëndetit, minimimit të përçarjes dhe respektimit të jetës njerëzore”, vijoi ai. Tedros thotë se “jemi të gjithë së bashku për të bërë gjërat e duhura me qetësi dhe për të mbrojtur qytetarët e botës. Kjo është e mundur”.

Herën e fundit që OBSH deklaroi një pandemi ishte gjatë shpërthimit të virusit H1N1 në 2009, që infektoi gati një të katërtën e popullsisë së botës. Megjithatë ai vendim u kritikua për shkak të krijimit të panikut të panevojshëm. SARS nuk u konsiderua një pandemi, pavarësisht se preku njerzit në 26 vende, dhe as MERS gjithashtu./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago