Sëmundje infektive

Koronavirusi/ Situata në Shqipëri, 11 mars 2020. Shënohet viktima e parë

SARS (Sindroma respiratore akute e ashpër) është një patologji respiratore ngjitëse, që në disa raste është fatale. Për herë të parë u shfaq në Kinë në nëntor të 2002 dhe brenda disa muajsh u përhap në të gjithë botën nga udhëtarë që nuk e dinin që ishin mbartës.

Kjo sëmundje në atë kohë bëri të vetëdijshëm se infeksionet në botën tonë mund të përhapen shumë shpejt. Epidemia tregoi dhe bashkëpunimin ndërkombëtar mes ekspertëve në fushën e shëndetit që rezultoi efikase për të mbajtur në kontroll përhapjen e sëmundjes.

Por, mes dhjetorit 2019 dhe janarit 2020 një lloj i ri viral u përhap sërish në Kinë, duke shkaktuar mijëra të prekur në pakë javë dhe vdekje.

Emri me të cilët u identifikua zyrtarisht virusi dhe sëmundja janë respektivisht SARS-CoV-2 dhe COVID-19.

SITUATA NË SHQIPËRI ( deri 11.3.2020)

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 15.

Ndërkohë ëshë shënuar dhe viktima e parë nga virusi vdekjeprurës. 73-vjeçarja ng Durrësi ishte kthyer para 10 ditësh nga Italia, ku dyshohet se është infektuar me virusin COVID-19. Gruaja vuante nga probleme shëndetësore me veshkat dhe zemrën dhe gjendja shëndetësore ishte shumë kritike.

Lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Shëndetësisë e cila përmes reagimit zyrtar bëri me dije se 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.

73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass“.

Historiku

Pacientja kishte ditë që qëndronte në spital e shtruar me pneumoni. 73-vjeçarja kishte qëndruar për disa ditë me radhë në kontakt të vazhdueshëm jo vetëm me stafin mjekësor dhe pacientët e tjerë, por edhe me familjarë të ndryshëm që shkonin për të vizituar të afërmit e tyre në spital.

Në këto kushte, dyshohet se ajo ka infektuar edhe persona të tjerë nga stafi apo edhe pacientë e familjarë të tyre. Mësohet se 73-vjeçarja ishte kthyer pak ditë më parë nga Italia, ndërkohë që kishte marrë pjesë edhe në një ceremoni mortore te të afërmit e saj.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama bëri të ditur se do të pezullohen të gjitha aktivitetet deri më 3 prill, po ashtu dhe institucionet arsimore. Nga e enjtja kryeministri tha se në rrugë do të dalë ushtria dhe policia ku do të kryejnë kontrolle për lëvijet e panevojshme. ““Nuk po vjen fundi i botës, por vetëm të vetërrethohemi për disa javë me muret e izolimit nga kontaktet e përditshmërisë sonë. Ata që janë kthyer 14 ditët e fundit nga Italia apo Greqia, ose zona të tjera të prekura të vetëizolohen në shtëpinë e tyre.

Nga sot do dalë në rrugë një formacion i perbashket i policise së shtetit e asaj ushtarake që do të organizojnë postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do ndalojnë e verifikojnë nëse në automjet ka të ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit që ndalohen të dalin nga shtëpia për 14 ditë.

Nga nesër kush prej tyre do kapet do dënohet me 5 mijë euro gjobë. E do ndalohet të largohet nesër në Itali nëese s’do ketë paguar gjobën”, tha Rama.

Gjithashtu më herët u bë e ditur se fluturimet u pezulluan me të gjithë Italinë e po ashtu edhe transporti detar.

SIMPTOMAT

Simptomat që karakterizojnë infeksionin e koronavirusit në momentin e shtrimit në spital janë:
Temperaturë e lartë
Kollë e thatë.

Në disa pacientë gjithashtu janë regjistruar:
Lodhje
Dhimbje muskulare
Dhimbje koke
Dhimbje fyti
Diarre

Rreth një e treta e pacientëve kanë zhvilluar më pas sindromën e shqetësimeve të frymëmarrjes akute dhe kërkon kujdes në terapi intensive (më e zakonshme në rastin e pranisë së sëmundjeve kronike si diabeti apo tensioni i lartë)
CDC amerikane ka identifikuar më 6 shkurt 2020 pacientët që janë potencialisht mbartës të virusit:
Ata që kanë qenë në kontakt me pacientë të infektuar dhe që vijnë nga Kina në 14 ditët e para të simptomave, temperaturë dhe shqetësime në rrugët e frymëmarrjes (si për shembull kollë dhe vështirësi në frymëmarrje)
Në raste të një kontakti të caktuar me një pacient mbartës, mjekët vlerësojnë me vëmendje edhe rastet kur ka vetëm një nga këto shqetësime.

Saktësohet se temperatura mund të mos shfaqet tek disa pacientë, për shembull,në moshë të re, apo pacientë ku sistemi imunitar i tyre është kompromentuar për arsye të tjera.

ECDC europiane ka adoptuar kritere të ngjashme duke specifikuar se temperatura është e njëjtë ose më lart se 38 gradë Celsius dhe mundësisht dhimbje fyti.

Imerpial College e Londrës vlerëson se periudha e inkubacionit mund të jetë 5-6 ditë (nga koha e kontaminimit deri në shfaqjen e simptomave), pas të cilavë kalojnë mesatarisht 5 ditë të tjera deri në njohjen dhe shtrimin në spital. OBSH thotë se hendeku i mundshëm varion nga 2 në 10 ditë.

Mes simptomave të tjera të regjistruara vihen re:
Dhimbje muskulore
Simptoma neurologjike (dhimbje koke dhe konfuzion)

DIAGNOZA

Disa studime të kryera në pacientë kinezë tregojnë për disa ndryshime tipike në lidhje me disa analzia gjaku:
Limfocitopeni (ulje të përqëndrimit të limfociteve qarkulluese)
Rritje të kohës së protrombinës
Dehidrogjenaza e rritur e laktatit.

Diagnoza e sigurtë vendoset vetëm pasi është ndjekur procedura e izolimit të virusit përmes analizave të posaçme.

VDEKSHMËRIA

Vdekshmëria nuk duket e lartë, vlerësohet se jo më shumë se 3-4% e pacientëve të prekur (ndoshta dhe më pak, duke pasur parasyshqë nuk janë vlerësuar si duhet shifrat e publikuara nga qeveria kineze) dhe prek pacientët delikatë si të moshuarit dhe/ose të prekur nga sëmundjet kronike.

KONTAMINIMI DHE TRANSMETIMI

Pjesa më e madhe e patologjive respiratore, përfshi dhe koronavirusin, përhapen përmes pikëzave që mbeten në ajër kur një person i sëmurë kollitet, tështin apo flet. Këto pikëza përhapen në një distancë të shkurtër (deri në një metër afërsisht) dhe mund të depozitohen në mukozën e gojës, hundës apo sytë e personit afër.

Koronavirusi gjithashtu mendohet se përhapet kryesisht përmes kontaktit mes njerëzve, por mund të përhapet edhe përmes kontaktit me objekte, si për shembull dorezat, telefonat, butonat e ashensorit. Në këtë rast kontaminimi ndodh kur një person prek një sipërfaqe apo një objekt të kontaminuar nga piëkzat që më pas merren nga duart në gojë, hundë e sy. Mendohet se mbijetesa në mjedis është e kufizuar në pak orë, kohë që mund të rritet në kushtet e temperaturës dhe lagështirës ideale.

Për fat të keq kontaminimi ndodh edhe nga pacientë që nuk kanë simptoma (pra që janë në fazën e inkubacionit apo në fazën përfundimtare)

Nuk ka pasur forma të rënda të infeksionit tek personat nën 15 vjeç.

OBSH raporton gjithashtu se:
Nuk ka rrezik nga pakot që vijnë nga Kina (mbijetesa e virusit në ambient është e kufizuar)
Deri sot nuk ka prova për rreziqe të lidhura me kafshët shtëpiake (si qentë apo macet)

Shtatzënia
Një studim i publikuar në Lancet, revista prestigjioze shkencore, shpreson që kontaminimi për një grua shtatzënë nuk duket se ka rreziqe të shtuara për shkak të komplikacionit, dhe të paktën në rastin e lindjes cezariane transmetimi vertikal (nga nëna te fëmija) nuk merret si i mirëqënë.

Bëhet fjalë pra për lajme të mira, por që duhet të jemi vigjilentë për dy arsye kryesore:
Studimi bazohet në vetëm 9 gra,
Ekspozimi ndaj virusit ka ndodhur në tremestrin e tretë, ndërsa në muajt e ardhshëm do të shtohen të dhënat mbi kontaminimin në muaj të mëparshëm të shtatzënisë.

PARANDALIMI

Deri tani nuk ka asnjë vaksinë për parandalimin e polmonitit nga koronavirusit (fatkeqësist disa vaksina ndaj disa formave të polmonitit viral, pneumokoku dhe hemofili nuk mbrojnë ndaj koronavirusit). Sot është e nevojshme të ndiqen disa procedura izolimi në rastet e diagnostikimit.

Sipas udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore për të parandaluar sot është e mjaftueshme të:
Lani duart shpesh,
Ti kushtoni vëmendje higjienës së sipërfaqeve (dezinfektimi me alkool apo klor të sipërfaqeve për të inaktivizuar virusin)

Shmangni kontaktet e ngushta dhe të zgjatura me njerëz me simptoma të ngjashme si të gripit.

Por nuk janë të nevojshme solucionet me kripë për hundët, siç dhe përmendet në disa rrjete sociale, dhe as shpëlarja me listerinë apo konsumi i hudhrës (pa i hequr asgjë përfitimeteve prej saj)./MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago