Sëmundje infektive

Çfarë është imuniteti i tufës dhe a mund të përdoret për COVID

Imuniteti i tufës, i quajtur edhe efekti i tufës, imuniteti i popullatës, apo imuniteti i shoqërisë është një formë indirekte e mbrojtjes nga sëmundjet infektive që ndodh kur një përqindje e lartë e popullsisë bëhet imune ndaj infeksionit, duke siguruar kështu një masë mbrojtjeje për individët që nuk janë imunë.

Kjo është një strategji që Britania e Madhe po mundohet ta aplikojë në rastin e COVID 19, virusit që tashmë ka prekur botën dhe nga OSBH është shpallur pandemi.

Në një popullatë ku pjesa më e madhe e njerzve janë imunë, zinxhiri i infeksionit ka më shumë gjasa të ndërpritet, i cili ndal ose ngadalëson përhapjen e sëmundjes. Sa më i madh të jetë përqindja e njerëzve imunë në komunitet, më e vogël është mundësia që ata që nuk janë imunë të jenë në kontakt me një individ të infektuar.
Imuniteti individual fitohet përmes shërimit nga një infeksion apo përmes vaksinimit. Disa individë mund të mos jenë imunë për arsye mjekësore dhe në këtë grup imuniteti i tufës është një metodë e rëndësishme mbrojtjeje. Sapo të arrihet një prag i caktuar, imuniteti i tufës gradualisht eliminon një sëmundje nga popullata. Ky eleminimin, nëse arrihet në të gjithë botën mund të rezultojë një ulje e përhershme të numrit të infeksioneve në zero, quhet zhdukje. Kjo metodë u përdor në zhdukjen e sëmundjes së lisë në 1977 dhe për eliminimin rajonal të sëmundjeve të tjrea. Megjithatë imuniteti i tufës nuk mund të përdoret për të gjitha sëmundjet vetëm ato që janë ngjitëse, që do thotë që transmetohen nga një individë në tjetrint. Tetanozi, për shembull, është infektiv por jo ngjitës, kështu që imuniteti i tufës nuk mund të zbatohet

Termi imuniteti i tufës u përdor për herë të parë më 1923. U njoh si një fenomen natyral në 1930, kur u vëzhgua pasi një numër domethënës fëmijësh u bën imunë ndaj fruthit, dhe numri i infeksioneve të reja u zvogëlua përkohësisht, përfshi edhe fëmijë të ndjeshëm. Vaksinimi masiv per te nxitur imunitetin e tufes eshte bere bërë i zakonshëm dhe është dëshmuar i sukseshëm në parandalimin e përhapjes së shumë sëmundjeve infektive. Kundërshtimi i vaksinimit ka paraqitur një sfidë për imunitetin e tufës, duke lejuar që sëmundjet e parandalueshme të vazhdojnë ose të kthehen në komunitetet që kanë shkalle jo te duhur te vaksinimit.
Mbrojtja e atyre pa imunitet
Disa individe qe nuk mund te zhvillojne imunitet pas vaksinimit ose per arsye mjekesore nuk mund te vaksinohen.Foshnjet e porsalindura jane shume te vogla per te marre vaksina, qofte edhe per arsye sigurie ose imuniteti pasiv e ben vaksinen joefektive. Individët qe jane imunodeficiente per shkak te HIV/AIDS,limfomes,leukemise,kancerit te palces se eshtrave,nje shpretke te demtuar, kimioterapise ose radioterapise mund te kene humbur ate imunitetin qe kishin me pare.Vaksinimi eshte i dobishem per ata per shkak te imunitetit te trupit te tyre.Vaksinat jane zakonisht te papersosura pasi sitemi imune te disa individeve mund te mos jene rezistent ndaj vaksinave per te dhene nje imunitet afatgjate . Nivele të larta të imunitetit në një grupmoshë mund të krijojnë imunitet tufë për grupmoshat e tjera. Vaksinimi i të rriturve kundër kollës së mirë zvogëlon incidencën e kollës së mirë në foshnjat shumë të vogla për tu vaksinuar, të cilët janë në rrezikun më të madh të komplikimeve nga sëmundja. Vaksinimi i fëmijëve kundër pneumokokut dhe rotavirusit ka pasur efektin e zvogëlimit të shtrimit në spital për shkak të pneumokokut dhe rotavirusit të atribuar për fëmijë më të rritur, të cilët normalisht nuk i marrin këto vaksina. Gripi është më i rëndë tek të moshuarit sesa në grupmoshat më të reja, por vaksinat e gripit kanë mungesë efektiviteti në këtë grup demografik për shkak të një zbehjeje të sistemit imunitar me moshën, prioritizimi i fëmijëve në moshë shkollore për imunizimin e gripit sezonal, i cili është më efektiv sesa vaksinimi i të moshuarve, megjithatë, ka treguar se krijon një shkallë të caktuar mbrojtjeje për të moshuarit.

ZHDUKJA E SËMUNDJEVE

Nëse imuniteti i tufës është vendosur dhe mbajtur në popullatë për një kohë të mjaftueshme, sëmundja zhduket në mënyrë të pashmangshme, dhe nuk ka më transmetime endemike. Nëse eliminimi arrihet botërisht dhe numret e rasteve reduktohen përfundimisht deri në zero, atëherë sëmundja mund të quhet e zhdukur.
Zhdukje mund të konsiderojmë efektin final apo rezultatin përfundimtar të një iniciative të shëndetit publik për të kontrolluar përhapjen e një sëmundjeje infektuese. Përfitimet e zhdukjes përfshijnë përfundimin e gjithë sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së shkaktuar nga sëmundja, kursimet financiare të individëv, ofruesit e kujdesit shëndetësor, dhe qeveritë dhe mundësinë për të përdorur burimet që mund të përdoreshin për kontrollin e sëmundjes në një tjetër drejtim. Deri tani dy sëmundje janë zhdukur duke përdorur imunitetin e tufës dhe vaksinimin: lija e dhenve dhe dhe lija. /MeMjekun.com

Burimi: Wikipedia
BBC

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago