Pneumologji

Ku ndryshon embolia nga tromboza? Simptomat e embolisë polmonare

Një emboli është një formacion anormal që lëviz përmes vazave të gjakut derisa arin një venë apo arterie të përmasave inferiore, duke penguar kështu qarkullimin e gjakut.

Në pjesën më të madhe të rasteve embolia bëhet nga një koagulim (mpiksje) gjaku por mund të bëhet dhe nga grumbullim yndyre, lëngu amniotik, fluska ajri, një tumor, një substancë e jashtme si grimca pudre, fibra pambuku, gjithashtu dhe parazitë apo një kateter venoz.

Prania e një embolie që pengon tërësisht një vazë ndalon qarkullimin e gjakut në organe dhe inde dhe kështu mund të rezultojë fatale nëse nuk trajtohet sa më shpejt.
Rasti më i zakonshëm është embolia polmonare, ku një emboli (shpesh e lindur dhe e ndjekur nga një trombozë e thellë venoze) mund të lindë në një këmbë e të arrijë përmes qarkullimit në mushkëri.

EMBOLI APO TROMBOZË, KU NDRYSHOJNË

Një trombozë është një masë solide e ndërtuar ekskluzivisht nga elemente të gjakut, që formohen dhe mbeten në vend. Mund të jetë me origjinë venoze ose arteriale, në varësi të faktit nëse formohet në nivelin e venës apo arteries.

Një emboli mund të migrojë në vende të tjera derisa takon një vazë të përmasave më të vogla se ajo duke e penguar. Mund të formohet jo vetëm nga elementë të gjakut por dhe substanca të tjera.

SHKAQET

Embolitë janë të llojeve të ndryshme në bazë të shkakut. Flasim për embolinë arterioze, embolitë e fluskave të ajrit, embolitë e yndyrës dhe ato amniotike.

Embolia polmonare ndodh kur një masë e vogël (emboli) që në pjesën më të madhe është një mpiksje gjaku, dhe pengon një arterie polmonare. Embolitë formohen gjithmonë në vena të thella në këmbë, por mund të vijnë dhe nga organizma të tjerë. Kjo patologji quhet trombozë venoze e thellë apo më thjeshtë trombozë.

Rastet e embolisë polmonare të izoluara janë të rralla, në fakt ka pothuajse gjithmonë emboli të ndryshme, pra pengesa të ndryshme.
Indi polmonar i shërbyer nga arteria e bllokuar nuk do të furnizohet më me substanca ushqyese dhe mund të vdesë, kështu mushkëritë do të kenë më shumë vështirësi për të furnizuar me oksigjen pjesën tjetër të organizmit.

Embolia polmonare ndodh pothuajse në të njëjtën kohë me trombozën venoze të thellë, pra disa mjekë identifikojnë dy patologji me një emër unik (tromboembolia venoze)

SIMPTOMAT

Simptomat e embolisë polmonare ndryshojnë dukshëm ndaj faktorëve të tillë si:
Karakteristika subjektive të pacientit
Shkalla e përfshirjes së mushkrive
Përmasat e embolisë
Gjendja e përgjithshme shëndetësore

Por ndonjëherë ndodh që nuk ka asnjë simptomë, vetëm në fazën e avancuar.
Kur shfaqet, mes simptomave më të zakonshme të embolisë polmonare kujtojmë:
Mungesë frymëmarrje, shfaqet gradualisht apo papritur dhe mund të ndodhë qoftë gjatë një aktiviteti fizik qoftë dhe në pushim.
Dhimbje në gjoks. Në shumë raste ngatërrohet me dhimbje të nxitur nga infarkti. Përkeqësohet kur merr frymë thellë, kollitet, ha, përtypet etj.
Kollë. Në përgjithësi bëhet fjalë për kollë të thatë, por ndonjëherë mund të shfaqet dhe gjak me gëlbazën.

Ndonjëherë të vetmet shenja të pranishme janë ato të lidhura me trombozën venoze të thellë, që zhvillohet në këmbën e prekur e që përfshin:

Ënjtje përgjatë një vene
Dhimbje
Ndjesi nxehtësie
Skuqje


KUR DUHET KONTAKTUAR MJEKU

Embolia polmonare mund të jetë e rrezikshme ose dhe fatale. Shkoni menjëherë në urgjencë nëse ju mbahet fryma pa një motiv të dukshëm, keni dhimbje në gjoks, kolliteni dhe në gëlbazë keni gjurmë gjaku.

RREZIQET

Pjesa më e madhe e personave që shfaqin emboli polmonare trajtohen me sukses duke parandaluar ndonjë ndërlikim që përfshijnë:
Zhvillimin e hipertensionit polmonar,
Kolaps kardioqarkullues, për arrest kardiak
Pamjaftueshmëri të zemrës,për shkak të lezioneve kardiake që mund të

Momenti më i rrezikshëm është në orët e para pas nisjes së embolisë, për më tepër ekziston një rrezik konkret i një episodi të ri brenda 6 javëve nga e para, kjo është arsyeja që terapia parandaluese përshkruhet menjëherë.

DIAGNOZA

Në pjesën më të madhe të rasteve të embolisë polmonare ajo vlerësohet në urgjencë.

Çfarë bën mjeku? Gjatë vizitës ai do të kontrollojë këmbë tuaj në kërkim të shenjave të mundshme të trombozës venoze të thellë, pra zonës më të ndjeshme, të skuqur e të nxehtë. Do të dëgjojë rrahjet e zemrës dhe mushkëritë, si dhe do ju kontrollojë tensionin.

Më pas do të bëhet një anamnezë e kujdesshme, në kërki të faktorëve të mundshme të riskut për tromboembolinë.

Analiza dhe diagnoza.

Diagnoza e embolisë polmonare mund të jetë e vështirë sidomos tek pacientët që vuajnë nga patologji kardiake apo polmonare të tjera. Për këtë arsye, mjeku do të kërkojë një sërë analizash për të zbuluar shkaqet dhe simptomat.

Mes tyre është radografia e kraharorit, analiza e perfuzionit/ ventilimit, TAC spirale dhe angiografia e mushkërive, pra qarkullimi i gjakut në mushkëri, ekografia, rezonanca magnetike etj.

Gjithashtu kërkohet analiza e gjakut D-Dimer. Kjo e fundit është një substancë në gjendje të zgjidhe mpiksjen dhe nëse është e tepërt si sasi në gjak, atëherë mund të flasim për një emboli apo tromb të mundshëm. Por nivelet e saj mund të rriten dhe për arsye të tjera, për shembull nëse së fundmi i jeni nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

TRAJTIMI

Trajtimi për embolinë polmonare duhet të jetë sa më i shpejtë për të parandaluar ndërlikimet e rënda apo vdekjen. Trajtimi kryesor është marrja e antikoagulantëve, një lloj ilaçesh që e bën më pak të lehtë mpiksjen e gjakut. Antikoagulanti nuk do të lejojnë përmasat e mpiksjes së pranishme të rriten më tej ndërsa organizmi punon për ti përthithur. Kështu reduktohet dhe rreziku i zhvillimit të mpiksjeve të mëtejshme.

Ndër antikoagulantët më të zakonshëm janë eparina dhe vvarfarin. Ndërkohë, antikoagulantë të rinj janë në treg që janë në gjendje të garantojnë atë lloj menaxhimi që vvafarin nuk e bën. Për më tepër merren nga goja dhe nuk ka nevojë për analizë gjaku për dozën e tyre.

Në rastin e shtatzënisë e vetmja alternativë e mundshme është eparina.

Fibrinolitikët
Janë ilaçe në gjendje të shkrijnë mpiksjen, më i përdoruri është alteplasi dhe përdoret nën formën e injeksionit vetëm në rastet më të rënda, kjo pasi ka efekte të fuqishme anësore.

Gjithashtu ekziston dhe ndërhyrja kirurgjikale dhe ndërhyrje të tjera, si embolektomia, heqje e embolisë, filtri caval (kateteri që përdore për të pozicionuar një filtër në venën kryesore të organizmit që nis nga pjesa e gjymtyrëve të posthme poshtme në anën e djathtë të zemrës, Filtri nuk lejon embolinë të arrijë në mushkëri. Kjo e fundit bëhet vetëm tek pacientët që nuk mund të marrin antikoagulantë.

PARANDALIMI

Parandalimi i formimit të trombozës në venën e thellë të gjymtyrëve të poshtme, ndihon në parandalimin e embolisë polmonare. Disa masa parandaluese mund të adoptohen gjatë shtrimit në spital ndërsa të tjera janë masa të thjeshta që duhet të bëjë pacienti.

Këshillohet të
Lihet duhani
Mbani një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar,
Praktikoni rregullisht ushtrime fizike
Të humbni peshë nëse është e nevojshme./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago