Mirëqenie

Jo vetëm duart…si të dezinfektoni celularin/ Këshillat e ekspertëve

Alarmi për COVID 19 na ka detyruar të marrim masa drastike. Sigurisht përveçse të lajmë shpesh duart janë dhe rregullat e thjeshta por thelbësore. Si duhet të sillemi me objektet, të dezinfektojmë celularin?

Sigurisht që kjo pyetje lind për një arsye: pjesa më e madhe e jona janë në kontakt të vazhdueshëm me këtë objekt. Për më tepër nëse afrojmë fytyrën për të telefonuar apo dërguar mesazhe zanore.

Dhe pse në këto momente nuk ka udhëzime specifike për menaxhimin e kësaj pajisjeje, mjeket mendojnë se ashtu si me viruset e tjera, edhe SARS- CoV-2 mundet të mbetet në ekranin e celularit. Për këtë arsye duhet të pastrohet me kujdes.

PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I CELULARIT

Sipas CDC amerikane, organi i rëndësishëm i kontrollit të shëndetit publik, është e rëndësishme të kuptohet ndryshimi mes pastrimit dhe dezinfektimit. Në procesin e pastrimit heqim pluhurin dhe mikrobet, por pa i vrarë. Ndërsa dezinfektimi parashikon produkte kimike që ndihmojnë në vrasjen e mikrobeve të pranishëm në sipërfaqe.

Duke pasur këtë në konsideratë, përveçse heqjes së papastërtive të mëdha të celularit, duhet dhe ta dezinfektojmë. Mos harroni që bëhet fjalë për një nga objektet që e përdorim më shpesh gjatë ditës. Çfarë duhet të përdorim për ekranin dhe sipërfaqet?

SHMANGNI PRODUKTET AGRESIVE

Si fillim duhete të dimë që smartphone ka karakteristika që kërkojnë kujdes të veçantë. Në përgjithësi kanë një film të mprehtë vajor nëse mund ta themi, që e mban të pastër ekranin duke shmangur shenjat e gishtave.
Ky film këkon një trajtim të veçantë duke qenë se mund të dëmtohet funksioni i tij mbrojtës nga përdorimi i produkteve kimike. Për shembull duhen shmangur solucionet me bazë zbardhuesin (Açe që e njohim gjerësisht) apo detergjentët tradicionalë.

PERDORNI LECKE TE BUTE

Lecka që përdoret për të pastruar celularin duhet të jetë e butë, që nuk lë qime, njësoj si ajo për të pastruar syzet.
Kompani si Apple apo Google këshillojnë të fiket celulari para se të nisni çdo veprim pastrimi. Për trë pastruar mirë, këshillohet të laget lecka me ujë e sapun. Sigurisht që duhet të bëjmë kujdes që lagështira të mos hyjë në portat hyrëse të cellularit, si ajo e karrikimit, e kufjeve, boksi etj

DEZINFEKTIMI ME LETRAT E POSAÇME

Në këto ditë të vështira Apple ka përditësuar të dhënat e saj duke shtuar dhe këshillat për dezinfektimin e telefonit. Ajo thotë se është e sigurtë pastrimi i iPhone dhe aksesorëve të tjerë me shamitë dezinfektuese, ato që përdoren kur i vendosni një ekran mbrojtës telefonit për të pastruar ekranin.

Kjo është këshilla e Apple: Duke përdorur këtë letër me 70% alkool izopropilik mund të pastroni në mënyrë delikate sipërfaqet e forta dhe jo poroze të produkteve Apple, si ekrani, tastiera apo sipërfaqe të jashtme. Mos përdorni zbardhues. Duhet të shmangni që lagështira të penetrojë në pjesët e hapura dhemos përdorni në produktet Apple produktet detergjent”.

ZGJIDHJA ME UJË DHE ALKOOL

Në revistën “Health”, mikrobiologu Charles Gerba jep këshillat e tij për të pastruar telefonin në këto ditë kritike. Sipas Gerba, duhet të përdorim një solucion me 60% ujë dhe 40 % alkool. “Lagni pak një kënd të një lecke të butë me mikrofibra, dhe një kunjë veshësh prej pambuku me solucion. E rëndësishme: mos e aplikoni apo sprucioni përzierjen direkt në telefon për të mos e dëmtuar”.

LANI SHPESH DUART

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, duhet të kujtojmë dhe një herë rëndësinë e lajres së duarve disa herë në ditë. OBSH thekson se larja rregullisht e duarve me ujë dhe sapun apo me një dezinfektant me bazë alkooli e çaktivizon virusin nëse është i pranishëm në duar.

Kjo sigurisht që vlenn dhe për pastrimin dhe dezinfektimin e celularit. Lani duart dhe pastroni celularin: dy zakone të mira që duhen mbajtur dhe kur të dalim nga kjo situatë emergjence./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

10 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

11 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

11 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago