Laborator dhe Radiologji

Çfarë tregon vlera e lartë e shpejtësisë së eritrosendimentit në gjak- ESR?

Shpejtësia e Eritrosendimentit (erythrocyte sedimentation rate- ESR) është një analizë laboratorike që vlerëson shkallën e inflamacionit të pranishëm në organizëm.

Rezultati matet duke ekzaminuar shpejtësinë me të cilën rruazat e kuqe të gjakut, të ndara nga plazma, depozitohen në fund të një kampioni gjaku në brendësi të një epruvete.

Në kushte normale rruazat e kuqe depozitohen ngadalë, ndërsa në prani të një procesi inflamator kanë tendencën te depozitohen me shpejtësi më të madhe.

Në rastet kur në organizëm ka inflamacion ka një rritje të përqëndrimit në gjak të të ashtuquajturave proteina të fazës akute, si proteina C reaktive (PCR) dhe fibrinogjeni. Kjo rritje është arsyeja e një procesi sendimentimi më të shpejtë të rruazave të kuqe.

Duhet të dimë që ESR nuk është një analizë diagnostikuese por mund të japë të dhëna mbi praninë apo mungesën e një gjendjeje inflamatore që mund të ndodhë:
Shumë shpejt gjatë një traume, lezione apo infeksioni,
Ose ngadalë si tek pacientët me sëmundje autoimune apo një tumori.

Vlerësimi i ESR i marrë i vetëm pra nuk ka vlerë diagnostikuese, për këtë arsye kërkohet bashkë me analiza të tjera para se të arrihet në identifikimin e shkakut.

VLERAT NORMALE

Duhet të dimë se sa më e lartë të jetë vlera e ESR aq më i rëndë është inflamacioi Vlera e saj matet në milimetër për orë (mm/h)
Konsiderohen normale vlerat e mëposhtme:

Fëmijët: ESR përfshirë mes 0 dhe 10 mm/h

Gratë:
Nën moshën 50 vjeç: ESR mes 0 dhe 20 mm/h
Mbi 50 vjec: ESR mes 0 dhe 30 mm/h.

Burrat:
Nën 50 vjeç ESR përfshirë mes 0 dhe 15 mm/h;
Mbi 50 vjeç: ESR përfshiorë mes 0 dhe 20 mm/h.

INTERPRETIMI I VLERAVE

Ndryshimi i vlerave të ESR nuk është udhëzuar absolut për një sëmundje, rezultati në fakt duhet të jetë i lidhur me historinë klinike të pacientit dhe analiza të tjera për të arritur në një diagnozë përfundimtare.

Vlerat e larta të ESR

Një vlerë e lartë, por në mungesë të shenjave të simptomave nuk është majftueshëm informuese për të formuluar një diagnostikim. Ajo mud të jetë në kufijtë e normales dhe mund të jetë e lidhur me arsye parafiziologjike si për shembull shtatzënia apo mosha e avancuar, ndërsa ESR në vlerë mesatarisht të lartë mund të ndodhë gjatë gjendjeve inflamatore për shkak të:
Anemisë
Iktusit ishemik
Sëmundjeve të veshkave
Sëmundjeve të tiroides
Tumoreve
Sëmundjeve autoimune
Sëmundja e Crohn
Infeksionet kardiake
Infeksione të lëkurës
Infeksione të kockave
Tuberkulozi.

Në përgjithësi infeksionet virale nuk shkaktojnë një rritje domethënëse të kësaj analize, ndryshe nga infeksionet bakteriale.

ESR e ulët

Mes rasteve më të zakonshme që shpjegojnë vlerën e ylët të ESR-së gjejmë:
Dështimi kogjestiv i zemrës
Hipofibrinogjeni
Zvogëlim i sasisë së proteinave plazmatike, si albumina, që ndodh si pasojë e sëmundjeve të mëlçisë e veshkave
Anemia e falciformavë (qeliza drapore)
Polycythemia vera,një sëmudje e palcës së kockave që çon në një prodhim të tepërt të rruazave të kuqe të gjakut

KUR DUHET BËRË?

ESR është e nevojshme në prani të simptomave sugjestive të një gjendje inflamatore si artriti, në prani të temperaturës së vazhdueshme apo kur dyshohet për një sëmundje kronike të zorrëve, siç është ajo e Crohn.

Siç e thamë vlerat e marra më vete nuk kanë efekt diagnostikues, dhe për këtë arsye analiza kërkohet bashkë me:

CBC
PCR që bashkë me ESR janë shenjuesi kryesor i inflamacionit
Profili metabolik (glicemia, kolesteroli, enzimat hepatike, elektrolitet, analizat renale)
Autoantikorpet

ESR apo PCR?

ESR dhe PCR janë shenjuesit inflamatore ndryshimet e të cilave shpesh janë të mbivendosura: mund të kërkohen njëkohësisht për të pasur një pamje të përgjithshme më të plotë, por në vitet e fundit PCR është më e preferuara, për shembull sepse:
ESR përgjigjet në mënyrë më të ngadaltë nga shfaqja e inflamacionit
PCR rezulton se ndikohet me pak nga faktorët e tjerë

ESR ka një avantazh më të madh për shpejtësinë e rezultatit dhe me një kosto më të ulët./ MeMjekun.com

Burimi: healthline.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago