Mirëqenie

Një nga masat e rrepta të Pandemisë, pse nuk duhet prekur fytyra me duar

Pse nuk duhet prekur fytyra gjatë pandemisë së koronavirusit? Gjithnjë e më shumë dhe kudo po flitet për masat për të parandaluar COVID-19. Mes tyre këshillohet edhe që të mos preket fytyra, duke iu referuar veçanërisht syve, hundës dhe gojës.

Për të kuptuar arsyet e këtij rekomandimi, para së gjithash duhet të kujtojmë mënyrat se si virusi hyn në organizmin tonë dhe shpërthen infeksionin.

SI HYN NË TRUPIN TONË KORONAVIRUSI?

Sëmundja COVID-19 është një infeksion dhe, si për shumë infeksione të këtij lloji, kanalet e tij hyrëse janë sytë, hunda dhe goja. Virusi që e shkakton (SARS-CoV-2, apo siç njihet gjerësisht koronavirusi 2019) mund të transmetohet mes njerëve përmes spërklave të gojës apo tështimës që përhap një person i infektuar kur tështin, kollitet apo flet.

Ky infeksion nuk ndodh vetëm përmes kontaktit direkt mes personave, por spërklat bien mbi objekte dhe sipërfaqe, ku virusi mbetet aktiv. Kur dikush hyn në kontakt me këto sipërfaqe të kontaminuara, e më pas prek fytyrën mund të jetë në rrezik nga infeksioni.

Pra, me fjalë të tjera nëse fytyra është një nga rrugët hyrëse të virusit sigurisht që kërkon një kujdes të veçantë. Thënë këtë, është e rëndësishme të zvogëlohet rreziku i hyrjes së virusit në organizëm, dhe zhvillimin e një infeksioni potencial

Edhe pse mund të themi janë themelore, këto masa mund të themi se janë efektive, duke pasur parasysh se në të shkuarën kanë shërbyer për të kufizur rreziqet e sëmundjeve me karakter infektiv. Në fakt, duhen aplikuar dhe në rastet e një infeksioni të zakonshëm,siç është gripi apo ftohja

DISA TRUKE PER TE MOS PREKUR FYTYREN GJATE PANDEMISE

Çfarë duhet të bëjmë për të shmangur këtë zakon që shumë shpesh e bëjmë në mënyrë të pavullnetshme dhe automatike?

Mbani në dorë shami njëpërdorimshe që to përdorni në rast se duhet të prekni fytyrën, të fërkoni sytë, apo prekni hundën. Përdorni shaminë në vend që këtë veprim ta bëni direkt me duar. Më pas hidheni në plehra.

Mbuloni gojën dhe hundën me harkun e brrylit apo me një shami njëpërdorimshe sa herë që kolliteni apo tështini. Shamia e përdorur duhet hedhur menjëherë më pas. Në këtë mënyrë kufzojmë përqëndrimin e virusit në duart tona.

Mbajini duart e zëna për të shmangur sjelljet e pavetëdijshme për të prekur fytyrën.

Informohuni dhe jini të vetëdijshëm për pasojat e mundshme të provokuara nga prekja e fytyrës me duar. Të prekës fytyrën është e lehtë, pasi për shembull mund të bëhet fjalë për një kruarje, alergji, zakon, përdorimi i lenteve të syve etj.

SHMANGNI PREKJEN E FYTYRËS DHE LANI DUART SHPESH

Në praktikë mund të themi që është më e lehtë të mësohemi të lajmë duart më shpesh se sa të shmangim prekjen e fytyrës, mbi të gjitha pasi bëhet fjalë për një zakon automatik. Ose duhet të përpiqemi që pak nga pak të bëhemi të vetëdijshëm dhe ta shohim këtë veprim si një rrezik potencial për shëndetin tonë, dhe ndoshta do të zvogëlojmë numrin e herëve në ditë që ne prekim fytyrën./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Keni dëgjuar për “koktejlin e Kortizolit”, pija që redukton stresin

Nëse ndiqni përmbajtje ushqyese në TikTok ose platforma të tjera të mediave sociale, mund të…

1 day ago

Gurët e tëmthit, çfarë duhet të dimë?

Fshikëza e tëmthit ndodhet në anën e djathtë të barkut, poshtë mëlçisë. Është një organ…

4 days ago

Vapa dhe djersitja, si të ruani shëndetin gjatë verës

Verë shpesh do të thotë pushime, relaksim dhe ditë të kaluara jashtë. Megjithatë, nxehtësia dhe…

1 week ago

Rreziqet/ Edhe të pish shumë ujë nuk të bën mirë

Nëse uji është thelbësor për shëndetin, a do të thotë kjo se sa më shumë…

3 weeks ago

Ilaçet në verë dhe plazh, çfarë duhet të dimë?

Me verën, temperaturat rriten dhe ekspozimi në diell rritet, pasi njerëzit kanë tendencë të kalojnë…

3 weeks ago

Mosha 40 vjeç, si të ndjeheni plot energji çdo ditë

Me kalimin e kohës, trupi ynë ndryshon: energjia në moshën 40 vjeç mund të fillojë…

3 months ago