Viruset dhe bakteret janë mikroorganizma përgjegjës për infeksione të fuqishme dhe që dëmtojnë trupin tonë. Dhe pse ndonjëherë është e vështirë të kuptosh se kush e shkakton një infeksion për shkak të ngjashmërisë së dy grupeve, në të vërtetë këto mikroorganizma janë shumë të ndryshëm mes tyre.
Pikërisht tani që po jetojmë një pandemi botërore për shkak të një virusi (koronavirus) është e rëndësishme të njohim më mirë se cilat janë karakteristikat që dallojnë viruset nga bakteret.
Një nga ndryshimet kryesore mes viruseve dhe baktereve është se të parat janë më të dëmshme për shëndeti tonë dhe shkaktojnë gjithmonë sëmudje. Ndërsa me bakteret nuk ndodh njësoj. Ka shumë baktere që popullojnë organizmin tonë. Ky është rasti i baktereve që mbajnë në ekuilibër pehashin pH të aparatit tretës (që njihet zakonisht si flora e zorrëve)
Sidoqoftë nuk është nuk është gjithçka e bardhë apo e zezë dhe nuk është kështu gjithmonë: mungesa e kontrollit mbi popullsinë bakteriale të trupit tonë dhe të disa baktereve patogjenë mund të shkaktojë sëmundje. Përveç kësaj, falë progresit të shkencës disa virus të quajtur bakterofagë po përdoren aktualisht në trajtimin e disa sëmundjeve.
Ndërsa bakteret konsiderohen mikroorganizma autonomë, për shkak të kompleksitetit të tyre dhe të aftësisë së tyre të riprodhohen e të vetëmbijetojnë, për viruset nuk është kështu. Nuk është plotësisht e qartë nëse një virus jashtë një qelize komplekse arrin të mbijetojë.
Viruset nuk kanë “organet” e nevojshme për metabolizmin. Prandaj kanë nevojë për një qelize për të vepruar si “pritës” për tu riprodhuar. Për këtë arsye, ato nuk janë funksionale në vetvete dhe kanë gjithmonë nevojë për një organizëm më kompleks për të mbijetuar.
Këto dy mikroorganizma ndahen dhe në përmasa. Bakteret janë gati 100 herë më të mëdha se viruset. Kjo i bën të dukshëm në mikroskop. Ndërsa për të vëzhguar një virus nevojitet një mikroskop elektronik.
Përmasat e tyre të ndryshme reflektohen dhe në kompleksitetin e këtyre mikroorganizmave. Një bakter ka origjinën nga një mur bakterial, apo një citoplazmë e pajisur me organele brenda. Virusi është i përbërë vetëm nga një material gjenetik dhe një shtresë proteine.
Pavarësisht nga bakteret që janë pjesë e trupit tonë, të dy mirkorganizmat mund të hyjnë në trupin tonë. Këtë e bëjnë përmes gojës, hudës, plagëve të lëkurës dhe pickimeve të insekteve
Kur hyjnë në organizëm, sistemi imunitar mund të reagojë në mënyrën e duhur, pa pasoja, ose të zhvillohen infeksione dhe sëmundje. Virusi shfaq efekte në organizmin tonë, duke dëmtuar apo vrarë qelizat që pushton me qëllimin e riprodhimit.
Bakterët nga ana e tyre konsumojnë burimet e qelizave tona dhe prodhojnë lëndë toksike. Lëndë ta tilla njihen si toksina. Ndërsa infeksionet e shkaktuara nga viruset kanë tendencën të jenë sistemike, ato bakteriale origjinojnë gjithmonë nga një vend.
Patologjia dhe simptomat që shfaqen varen nga lloji i virusit apo bakterit, nga mbrojtja imunitare dhe karakteristikat e përgjithshme të organizmit të infektuar.
Në kushte normale, përgjegjës për luftën ndaj infeksioneve virale dhe bakteriale është sistemi ynë imunitar. Sa më mirë të reagojë, më shpejt dhe në mënyrë më efikase do menaxhohet “pushtimi”. Përveç kësaj, një ndihë e caktuar vjen dhe nga jashtë.
Ndaj baktereve ekzistojnë antibiotikë, ilaçe që veprojnë në muret qelizore të mikroorganizmit dhe kundër mekanizmit të tyre riprodhues. Çdo bakter është i ndjeshëm ndaj një lloj antibiotiku. Duke qenë se virusi nuk ka një mur dhe as mekanizma të vetët për riprodhim, antibiotikët nuk kanë efekt ndaj tyre.
Përveç antibiotikëve, ekzistojnë dhe vaksina. Vaksinat mund të veprojnë si ndaj viruseve dhe ndaj baktereve. Përbëhen nga mikroorganizma të vdekur apo fragmente mikroorganizmash inaktivë. Ato aktivizojnë sistemin tonë imunitar duke e vendopsur në alarm për të reaguar sa më shpejt ndaj një infeksioni të shkaktuar nga një patogjen në veçanti.
Duke pasur parasysh se viruset pësojnë mutacion dhe shpejt, gjë të cilën e bëjnë për tiu përshtatur organizmit që duan të kolonizojnë, është e vështirë të bësh një vaksinë jetëgjatë dhe efikas ndaj tyre. Një shembull i tillë është gripi, që çdo vit kërkon një fashë të re antigrip. Për viruset ekzistojnë dhe ilaçe të ashtuquajtura antivirale. Ato veprojnë në të njëjtën mënyrë si antibiotikët, por e kryejnë veprimin e tyre në pjesë të ndryshme të virusit.
NJE QARTESIM
Dhe pse në mjedisin klinik të dy mikroorganizmat janë të ngjashëm dhe mund të kenë simptoma të përbashkëta, ndryshimet janë shumë. Si gjithmonë, në rastin e çdo dyshimi apo simptome infektive, duhet ti drejtoheni specialistit për të formuluar një diagnozë të saktë dhe tu japë trajtimin e duhur në bazë të vlerësimit./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…