Nena dhe Femija

Astma tek fëmijët, çfarë duhet të dimë dhe si të veprojmë

Ndër sëmundjet kronike të fëmijëve, vendin e parë e zë Astma. Fishkëllimat në frymëmarrje fillojnë të çfaqen nga mosha 2-3 vjeç.

Në këtë moshë vihet re një reaktivitet i shtuar ndaj infeksioneve virale.Pas moshës 3 vjeç çfaqen shenja më të qarta të inflamacionit alergjik që lidhen me rritjen e imunoglobulinave IgE.

SHKAQET

Shkaqet që e shpërthejnë krizën e astmës janë kontakti me ajrin e ftohtë, infeksionet virale, ajri i ndotur, ekspozimi ndaj alergenëve të ndryshëm ushqimorë dhe të ajrit, ndryshimet emocionale.

Ndër alergenët e ajrit po përmendim disa: polenet e luleve, pemëve, pluhurat e shtëpisë, myku, pushi i kafshëve, puplat e zogjve.

Si alergenë ushqimorë mund të shërbejnë disa proteina si e bardha e vezës , frutat e thata, mjalti, ngjyruesit ushqimorë, aromatizuesit e ëmbëlsirave, disa erëza që përdoren për gatim.

 

Lexo edhe- Astma infantile, shkaqet dhe diagnoza

SIMPTOMA

Shpesh, asthmës i paraprijnë disa shenja di bllokim hundësh i shpeshtë, djegie fyti, ngjirje zëri dhe kollë e thatë ngacmuese.

Predispozicioni familjar është një faktor i rëndësishëm në çfaqje n e kësaj sëmundje në moshë të hershme.

DIAGNOZA

Diagnoza e saktë konsiston në gjetjen e shkaktarin duke bërë provat e alergjisë.
Provat e lëkurës na ndihmojnë, por edhe nëse përgjigja del negative nuk mjafton për të përjashtuar asthmën.

Provat specifike me gjak në damar janë të sakta, më komode, sepse shpohet vetëm një herë dhe përjashtohet rreziku i një alergjie të mundshme( siç mund të ndodhë gjatë provave të lëkurës).

Por, edhe kjo analizë varet nga numri i kiteve që përdoren..

TRAJTIMI

Mjekimi është kompleks.
Format e lehta përdorin bronkodilatatorë
Bëhet profilaksia me antileukotrienet. Gjatë krizave shtohen edhe kortizonikë me inhalacion, për një kohë të shkurtër, sepse kortizonikët shtojnë mundësinë e infeksioneve sekondare.
Trajtimi me vaksina desensibilizuese ka dhënë rezultate premtuese. Nuk përdoret gjerësisht sepse kushton; dhe rezultati varet nga individi, sa tolerancë fiton ai ndaj alergenit shkaktar.
Profilaksia : konsiston në largimin e shkaktarin( kur është e mundur).
Edukimin e prindit, gjithashtu ndikon në shmangien, sa më shumë që të jetë e mundur, të kontaktit me alergenët.
Shiu rritë fuqinë alergjike të polenit, para se ti largojë ato. Shtëpia, mund të ajriset në mëngjes herët ose në mbrëmje vonë, kur përqendrimi I polenit është më e ulët. Ky sygjerim është gjithashtu i vlefshëm në makinë, ku është mirë që dritaret të mbyllen.

Gjatë moshës së pubertetit këto shenja zbehën ose zhduken fare. Kjo, sepse hormonet që çlirohen gjatë kësaj moshe shërbejnë si qetësues të krizave astmatike. Vetëm një numër fare i vogël rastesh mund të vazhdojnë të vuajnë me asthëm edhe në moshë të rritur. Theksoj se fëmija nuk duhet të ndërpresin aktivitetin sportiv.

Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme

MeMjekun

Recent Posts

Regjimi ushqimor MIND për një tru të shëndetshëm

Regjimi ushqimor MIND (Mediterranean-DASH Intervention for Neurodegenerative Delay ) është një model i të ngrënit…

2 months ago

Studimi i fundit, përfitime apo rreziqe nga “intermittent fasting”?

Në anglisht njihet me termn "Intermittent fasting", pra agjërim me ndërprerje dhe është një ndër…

2 months ago

TË NJOHIM ILAÇET/ Adalimumab për artritin, çfarë duhet të dimë?

Adalimumab është përbërës aktiv në klasën e imunosupresantëve dhe frenuesve të faktorit alfa të nekrozës…

3 months ago

PSIKOLOGJI/ Vetërregullimi i emocioneve, të heshtësh kur ke shumë për të thënë

Teoria e Vetëvendosjes njihet ndërkombëtarisht si SDT, pra procesi i rregullimit integrues të emocioneve. SDT…

3 months ago

Çfarë është Hepatiti B? Këshilla për parandalimin dhe trajtimin

Hepatiti B është një infeksion serioz i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B…

3 months ago

Depresioni tek adoleshentët, si ta njohim dhe të ndihmojmë?

Depresioni tek adoleshentët (mosha 13-17 vjeç) është një çrregullim serioz shëndetësor. Është më shumë sesa…

3 months ago