Sëmundje infektive

“Ka shpresë për këtë pandemi të tmerrshme”, zbulimi i shkencëtarëve që bllokon “portën hyrëse” të koronavirusit

Një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë të drejtuar nga shkencëtari i Universitetit British Columbia, Dr. Josef Penninger ka zbuluar një ilaç testues që bllokon në mënyrë efektive derën qelizore që përdor SARS-CoV-2 për të infektuar.

Zbulimet janë publikuar në Cell, dhe janë premtues si një trajtim i aftë të ndalë infektimin e hershëm nga koronavirusi i ri, i cili deri më 2 prill ka prekur më shumë se 981 mijë persona dhe u ka marrë jetën e 50 mijë njerëzve në të gjithë botën.

Studimi jep njohuri të reja mbi aspektet kryesore të SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, dhe bashkëveprimin e tij në nivel qelizor, si dhe mënyrën se si virusi infekton vazat e gjakut dhe veshkat.

“Ne jemi shpresplotë se rezultatet tona ndihmojnë në zhvillimin e një ilaçi të ri për trajtimin e kësaj pandemie të paprecedentë”, ka thënë Penninger, profesor i fakultetit të Mjekësisë në UBC, drejtor i Life Sciences Institute.

“Kjo punë vjen nga një bashkëpunim i shkëlqyer mes kërkuesve akadmeikë dhe kompanive, përfshi edhe grupin gastrointestinal të dr. Ryan Conder në STEMCELL Technologies në Vancouver, Nuria Montserrat në Spanjë, Drs. Haibo Zhang dhe Art Slutsky nga Toronto dhe në veçanti grupi i biologjisë infektive të Ali Mirazimi në Suedi, të cilët kanë punuar pa u lodhur ditë e natë për javë të tëra për të kuptuar më mirë patologjinë e kësaj sëmundjeje dhe të sigurojnë një mundësi përparuese trajtimi”, vijon ai.

ACE2, një proteinë në sipërfaqen e membranës qelizore, është në fazën qëndrore në këtë shpërthim si një receptor kyç për glikoproteinën e pikut të SARS-CoV-2. Në punën e mëparshme, Penninger dhe kolefët e tij në Universitetin e Torontos dhe Institutin e Biologjisë Molekulare në Vjenë fillimisht identifikuar ACE2, dhe gjetën se në organizmat jetësore, ACE2 është receptori kyç për SARS sëmundja virale respiratore e njohur si një kërcënim global në 2003. Laboratori i tij gjithashtu vijoi të lidhë proteinën si me sëmundjet kardiovaskulare dhe dështimin e mushkrive.

Teksa COVID-19 vijon të përhapet në gjithë botën, mungesa e një trajtimi antiviral të provuar klinikisht apo një trajtim specifik që synon posaçërisht receptorin kyç të SARS-CoV-2, ACE2, në nivel molekular nënkupton një arsenal bosh për kujdesin shëndetësor që po përballet me trajtimin e rasteve të rënda të COVID-19.

“Studimi ynë i ri jep prova të drejt për drejta se një ilaç, i quajtur APN01, së shpejti do të testohet në teste klinike nga kompania evropiane bioteknike Apeiron Biologics, është i dobishëm si një terapi antivirale për COVID-19”, thotë dr, Art Slutsky, shkencëtar i Qendrës Kërkimore Keenan për Shkencën Biomjekësore të spitalit St. Michael dhe profesor në Universitetin e Torontos, që është një bashkëpunëtor i studimit.

Në kulturën qelizore të analizuar në studimin aktual, hrs-ACE2 pengon ngarkesën e koronavirusit nga një faktor prej 1.000-5.000. Në kopjet e inxhinieruara të vazave të gjakut dhe veshkave të njeriut, organoide të rritura nga qeliza burimore të njeriut, shkencëtarët treguan se virusi mund të infektojë drejt për drejtë dhe të vetëdyfishohet në këto inde. Kjo na jep informacione të rëndësishme në zhvillimin e sëmundjes dhe faktin se raste të rënda të COVID-19 paraqiten me dështim të shumë organeve dhe prova të dëmtimit kardiovaskular. Shkalla klinike hrsACE2 gjithashtu redukton infeksionin nga SARS-CoV-2 në këto inde njerëzore të inxhinieruara.

“Përdorimi i organoideve na jep mundësinë të testojmë në mënyrë të shpejtë trajtime që janë përdorur tashmë për sëmundje të tjera, ose që janë afër vërtetimit. Në këto momente kur koha është e shkurtër, organoidet njerëzore kursejnë kohën që do na duhej të përdornim për testime të ilaçit të ri tek njerëzit”, thotë Nuria Montserrat, prefesor i ICREA në Institutin e Bioinxhinierisë në Katalonjë të Spanjës.

“Virusi që shkakton COVID-19 është shumë i ngjashëm me virusin e paraë SARS”, shton Penninger. “Puna jonë e mëparshme na ka ndihmuar të identifikojmë shpejt ACE2 si porta hyrëse për SARS-CoV-2, që shpjegon shumë për sëmundjet. Tashmë e dimë se një formë e tretshme e ACE2 që largon virusin, në të vërtetë mund të bëhet një trajtim shumë racional që synon posaçërisht derën hyrëse të virusit që na infekton. Ka shpresë për këtë pandemi të tmerrshme”.

Ky kërkim është mbështetur pjesërisht nga qeveria federale kanadeze përmes fondit të emergjencës i fokusuar në përshpejtimin e zhvillimit, testimit dhe implementimit të masave për t’u marrë me shpërthimin e COVID-19./ MeMjekun.com


Burimi: The University of British Columbia

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago