Mirëqenie

A janë simptoma të COVID-19 humbja e nuhatjes dhe shijes?

Konsiderimi i humbjes së nuhatjes dhe shijes nga COVID-19 si një simptomë e mundshme e sëmundjes nuk është më një hipotezë sipas disa shoqatave mjekësore. Për shembull, e bindur për këtë është la Sociedad Española de Neurología, ku përmes një komunikate paralajmëron se vetëm kjo simptomë duhet të jetë arsye e izolimit.
Sipas neurologëve spanjollë, të dhënat e mbledhura nga vendet e tjera, si Kina dhe Gjermania, tregojnë se kjo simptomë duhet të merret në konsideratë. Ata sugjerojnë se duhet të karantinohet për 14 ditë kush ka papritur humbje të nuhatjes apo të shijes.

Por nga ana tjetër, OBSH dhe as Ministritë e Shëndetësisë së vendeve nuk e kanë konfirmuar këtë teori. Të dy simptomat në fakt nuk janë të përfshira në protokollin diagnostikues për stafin mjekësor që merren me pandeminë.

Sipas Hendrick Streeck, drejtor i institutit të Virologjisë së Bonit në Gjermani, është simptoma më e shpeshtë tek pacientët e rinj dhe personat që kanë një formë më të lehtë të sëmundjes.

Anosmia, humbja e nuhatjes

Sipas kësaj teorie, midis humbjes së nuhatjes dhe shijes nga COVID -19 do të ishte simptoma e parë, e quajtur anosmia. Me këtë kuptohet humbja totale e nuhatjes, ndërsa hiposmia është reduktim i saj. Shkaqet në bazë të këtij çrregullimi janë të ndryshme dhe duke qenë një simptomë subjektive mbetet i vështirë identifikimi konkret.
Disa njerëz mund të flasin për anosmia gjatë një ftohje, apo një sinuziti dhe alergji të stinës. Rastet më të rënda janë të lidhura me një lezion të trurit apo tumor.

Nuk ka një trajtim specifik për anosmia-n, duhet gjetur shkaku dhe të kurohet. Në situatën aktuale të emergjencës nga koronavirusi, konsiderohet një këmbanë alarmi, por jo aq sa për të ndryshuar protokollin e ndërhyrjes.

SIMPTOMAT KLASIKE TE COVID-19

Kujtojmë që simptomat e njohura të infeksionit të COVID-19, ato që kërkojnë një izolim të menjëhershëm dhe izolim janë:
Temperatura
Kolla e thatë
Përkeqësim i shëndetit

Disa shoqata mjekësore, si ajo britanike e ORL-ve, ENT UK, propozon që të shtohet dhe humbja e nuhatjes dhe shijes si simptoma fillestare. Kjo do e bënte më të shpejtë diagnozën, duke izoluar menjëherë pacientët. Diagnostikimi i hershëm është një aspekt vendimtar në kontrollin e pandemisë.

SIMPTOMA TË TJERA JO TË ZAKONSHME

Një draft studim shkencor në Kinë kishte studiuar simptomat e pazakonta të koronavirusit. Dhe në atë rast bëhej fjalë për simptoma të tretjes.

Sipas shkencëtarëve kinezë, pothuajse gjysma e pacientëve që ishin pjesë e studimit shfaqën simptoma të tretjes gjatë sëmundjes. Shfaqja e këtyre simptomave ishte diarrea.

Në të njëjtën kohë pacientët me simptoma tretëse gjatë shtrimit në spital përjetuan një kurs më të ngadaltë se ata që përjetuan vetëm simptomat e frymëmarrjes.

PRA, A DUHET MARRË NË KONSIDERATE HUMBJA E NUHATJES DHE SHIJES SI SIMPTOME?

Duhet të jemi të kujdesshëm me të dhënat e disponueshme për momentin. Dhe pse shoqata të ndryshme mjekësore propozojnë edhe këtë simptomë në protokollin diagnostikues, duhet kujdes derisa të konfirmohet nga entet zyrtare. / MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Kujdes! Instruktorë fitnesi me inteligjencë artificiale shesin përfitime joreale

Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime…

2 days ago

Çfarë është hantavirusi dhe si përhapet?

Hantavirusi, një sëmundje e rrallë që zakonisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj urinës ose jashtëqitjes së…

4 days ago

Kërko! Merr ndihmën dhe mbështetjen që të nevojitet pas lindjes !

Thuhet se duhet një fshat i tërë për të rritur një fëmijë, por “fshati” duket…

5 days ago

Si duhet të përdorim kremin e diellit për të shmangur rrudhat dhe melanomat?

Rrezet ultraviolet nuk shkaktojnë vetëm djegie nga dielli gjatë verës. Ato ndikojnë në lëkurë çdo…

6 days ago

Shëndeti mbi 50 vjeç, tre ushqimet proteinike për të mbrojtur masën muskulore

Me moshën, masa muskulore mund të ketë tendencë të bjerë (sarkopenia), me efekte negative në…

1 week ago

Takikardia, si ta dallojmë dhe kur duhet të vizitohemi?

Takikardia është termi mjekësor për një rrahje zemre mbi 100 rrahje në minutë. Shumë lloje…

1 week ago