Mirëqenie

Aftësia përhapëse e koronavirusit, kush është rreziku i vërtetë

Shkencëtarët e të gjithë botës po konkurrojnë për të frenuar aftësinë e përhapjes së koronavirusit, i cili ka ngritur alarmin në të gjithë botën. Janë të ndryshme frontet për të sulmuar këtë agjent infektiv, mes të cilëve izolimi socia, higjiena e duarve, masat parandaluese, zhvillimi i një vaksine.

Megjithatë, një gjë është e sigurtë: armiku duhet njohur për ta mposhtur. Në këtë kuptim, mes karakteristikave të ndryshme të çdo virusi, një nga më të rëndësishmet është aftësia e përhapjes. Viruset janë pjesëza të përbara nga acide nukleike të veshura me proteina, të afta të riprodhohen dhe shpesh pushtojnë qelizat.

Në përgjithësi një virus nuk është i interesuar të vrasë organizmin që pushton. Një virus efikas është ai që arrin të riprodhohet pa u përgjuar nga pritësi, në mënyrë që më pas të kalojë tek individë të tjerë para se të shfaqë simptoma që ndërhyjnë në jetën e tij normale. Pra, bëhet fjalë për një koncept kyç për të përballuar çdo epidemi dhe më poshtë do të shpjegojmë pse është e rëndësishme të njihet aftësia e përhapjes së koronavirusit.

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR PËRHAPJEN E KORONAVIRUSIT

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se lehtësia me të cilin transmetohet virusi nga njeriu te njeriu ndryshon. Disa virusi janë shumë ngjitës ndërsa të tjerë më pak. Për të kuptuar aftësinë e transmetimit të koronavirusit dhe rrezikun e ërtetë duhet të shohim procesin me detaje.

Shkalla neto e riprodhimit të virusit

Pra, e thënë me fjalë të thjeshta, shkalla neto e riprodhimit të një virusi, apo R0 është numri mesatar i rasteve të reja që shkakton një person i infektuar gjatë periudhës së infektimit. Kur kjo vlerë është më e vogël se një njësi, infeksioni vjen duke u zhdukur pas një periudhe të gjatë. Megjithatë, nëse është më e madhe se një njësi, ekziston mundësia e përhapjes së vazhdueshme.

Për ta shpjeguar marrim një shembull:

Shkalla neto e riprodhimit të fruthit është 15 njësi (R0:15). Kjo vlerë tregon që një person me fruth mund të ifnektojë mesatarisht 15 persona të tjerë të pavaksinuar gjatë sëmundjet së tij. Në rastin e gripit të zakonshëm, për të dhënë një ide, vlera R0 është 1.3.
Përllogaritet që koronavirusi (SARS-CoV-2) ka një vlerë R0 që luhatet mes 2 dhe 3. Vera e infektimit të tij është dyfish krahasuar me gripin e zakonshëm, por nuk i afrohet aftësisë së transmetimit të fruthit. Por, cili është rreziku i vërtetë nëse bashkëjetojmë me sëmundje të një shkalle të lartë ngjitëse prej dhjetëvjeçarësh?

Periudha e inkubacionit dhe personat josimptomatikë

Keni dëgjuar apo lexuar për dëshmi të ndryshme si : “Po, kam koronavirusin po për fat të mirë nuk kam simptoma”. Por ky konfirmim është një thikë me dy presa:

Nga ana statistikore e dimë që 80% e rasteve të personave të prekur me koronavirus nuk janë të rënda, dhe nuk kërkojnë shtrim në spital.

Në Kinë, 43 mijë persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 pa patur simptoma të qarta.

Periudha e inkubacionit ndryshon nga 5 ditë në 3 javë (në raste të jashtëzakonshme) me një mesatare prej 7 ditësh. Megjithëse janë raportuar raste të përhapjes së sëmundjes në periudhën e inkubacionit, nuk është ajo periudha kryesore e infektimit.

Këto të dhëna japin shpresë në nivelin individual: është e mundur që një person me rrezik të ulët mund ta ketë pasur këtë sëmundje pa e vënë re. Kjo sigurisht që është një sinjal pozitiv për atë që është i prekur, por jo për një kategori personash që janë më në rrezik dhe që jetojnë afër këtij personi.

AFTESIA PER TE KALUAR PA U VENE RE

Nëse dikush sëmuret rëndë pasi është prekur nga sëmundja, atëherë duhet të shtrohet në spital. Në këtë mënyrë, në mënyrë indirekte do të zvobgëlohen mundësitë e kontaktit me persona të tjerë, dhe mudet që R0 i virusit të zbresë nën 1.

Nga krevati i spitalit një peson nuk mund të bëjë një jetë normale, as të lëvize, prej nga është shumë e vështirë ti transmetojë virusin qoftë dhe një personi të vetëm. Këtu hyn në rol efikasiteti ndaj koronvirusit: shumë mbartës mund të bëjnë një jetë absolutisht normale. Sigurisht, me kollë, dhimbje koke dhe temperaturë.

Por kush nuk ka shkuar për Pazar të paktën një herë në jetë edhe kur ndjehet keq? Ky duket një veprim normal që i jep mundësi virusit të udhëtojë përmes grimcave që nxjerrim me kollën dhe sekrecionet, dhe të infektohen njerëz të ndryshmëm, mes tyre dhe vulnerabël.

Është pikërisht ky sekreti i një përhapjeje të madhe të koronavirusit: duke i dhënë mundësinë njerëzve të shëndetshëm të bëjnë një jetë normale, duke infektuar numrin maksimal të mundshëm të personave.

RËNDËSIA E DIAGNOZËS AFTËSIA PËRHAPËSE E KORONAVIRUSIT

Ditët e fundit është folur mbi nevojën e testimeve për një diagnozë më të shpejtë. Ideale do të ishte të bëheshin tampona për të gjithë njerëzit që kanë qenë në kontakt me të sëmurin, ka apo jo simptoma.

Për çështje logjistike, është i vështirë të procedohet në këtë mënyrë. Sëmundja përhapet shpejtë dhe burimet dhe koha janë të kufizuara. Pikërisht për këtë arsye për momentin tamponi bëhet vetëm për personat e ekspozuar ndaj sëmundjes apo që kanë simptoma të qarta, dhe që kanë pasur një kontakt me të sëmurë pozitive.

Kjo është arsyeja e vërtetë pse i bëhet apel për përgjegjshmëri qytetarëve. Nuk mund ta dimë nëse jemi të prekur, por mund të zvogëlojmë mundësitë duke dalë nga shtëpia sa më pak të jetë e mundur.
Pra, rreziku i vërtetë i koronavirusit nuk është shkalla e tij e vdeksmërisë, por lehtësia e transmetimit. Pikërisht prandaj në këtë periudhë duhet zvogëluar kontakti me të tjerët. / MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago