Mirëqenie

Koronavirusi tek fëmijët, gjithçka që duhet të dimë

SARS-CoV-2 është virusi që ka shpërthyer pandeminë dhe ka gjunjëzuar botën. Që nga momentin kur bëhej fjalë për një virus të ri shkencëtarët janë ende duke studiuar efektet dhe karakteristikat e tij. Megjithatë një aspekt është i dukshëm: koronavirusi tek fëmijët ka një sjellje ndryshe.

Që nga zhvillimi i rasteve të para në qytetin kinez të Vuhanit në fund të 2019-tës, është vëzhguar se një pjesë e madhe e infeksioneve shfaqen tek të rriturit. Numrat e të vdekurve ishin të larta mes të moshuarve, ndërsa tek fëmijët nuk ka pasur asnjë rast fatal.

Në pjesën më të madhe të rasteve infeksioni tek fëmijët është asimptomatik. Ky fenomen është ende objekt studimi.

KORONAVIRUSI TEK FEMIJET

Siç e kemi thënë më herët, koronavirusi tek fëmijët sillet ndryshe. Ky ndryshim nuk ka të bëjë me mekanizmin e infekisonit, por me shkallën e simptomave. Në përgjithësi, simptomatologjia është më e ulët dhe vdekshmëria gjithashtu.

Përveç kësaj, janë identifikuar dhe ndryshime të tjera. Një studim i publikuar në revistën Pediatrics shpjegon se përqindja e fëmijëve ku sëmundja ka pasur forma të rënda është shumë e vogël. Me rritjen e moshës së pacientit, rritet dhe rreziku i komplikacioneve.

Koronavirusi tek fëmijët përfaqëson një rrezik sidomos për pacientët që kanë një sistem të dobët imunitar apo që vuajnë nga probleme respiratore. Vlerësohet se gati 40% e fëmijëve që preken nga infeksioni kanë njëkohësisht një tjetër infeksion të shkaktuar nga virus apo bakter.

Ky informacion e bën më kompleks studimin e koronavirusit tek fëmijët. Përsa i përket simptomave, statistikat tregojnë se rreth 60% e fëmijëve të prekur nga infeksioni shfaqin temperaturë dhe kollë.

KORONAVIRUSI TEK FEMIJET KA RREZIK MË TË LARTË TRANSMETIMI

Dhe pse tek fëmijët koronavirusi nuk ka një rrezik të madh por shkakton një problem të dukshëm në nivelin transmetues. Fëmijët, në fakt, janë një potencial infektues për çdo patologji.
Të rriturit janë më të vetëdijshëm për normat e higjienës që duhet të ndjekin. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për fëmijët, pjesa më e madhe e të cilëve nuk i kushton rëndësi larjes së duarve. Për më tepër, prekin shpesh hundën dhe gojën.

Për këtë arsye, prindërit, kujdestarët apo edukatorët duhet të kenë vëmendje të veçantë për fëmijët qoftë për simptomat e tyre, për të parandaluar ndonjë problem apo komplikacion, qofte dhe higjiena e tyre. Duhet të jemi të vetëdijshëm se sa e vështirë është siituata.

Së fundmi, është i rëndësishëm të shmangim kontaktin e fëmijëve me personat e moshuar. Koronavirusi tek fëmijët mund të shfaqet në formë asimptomatike, por kjo nuk përjashton mundësinë e infektimit. Për pasojë, rekomandohet të merren masat e mundshme dhe për ta. /MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago