Laborator dhe Radiologji

Flitet kaq shumë për tamponët e COVID-19, ja çfarë duhet të dimë

Në Wuhan, një qytet kinez me 11 milionë banorë, në mes të dhjetorit 2019 u verifikuan një seri rastesh që atëherë përcaktohet si një “polmonit nga shkaqe të panjohura”. U deshën javë për të izoluar agjentit përgjegjës të këtij polmoniti që në fillim të 2020 do të njihej si një formë virale e koronavirusit.

Koronavirusi është një familje virale me një rëndësi kilinke të zvogëluar për popullatën e përgjitjshme, pasi deri tani ishte e lidhur me sëmundje

Jo të rënda (si ftohja)
Dhe pak të përhapura nga pikëpamja e ngushtë epidemologjike (SARS dhe MERS, respektivisht në 2004 dhe 2012).

Përhapja e polmonitit të Wuhanit ishte shmë e shpejtë dhe rezultoi në një epidemi në shkallë kombëtare, dhe në pak kohë u transformua në një pandemi të vërtetë botërore.
Në përgjithësi për diagnostikimin e kësaj sëmundjeje përdoret analiza e tamponit nasofaringeal. Kjo teknikë e njohur për përdorimin e saj për shembull në infeksionin e Streptokokut beta-hemolitik të grupit A, konsiston në analizën e mukozës së pacientit për një kërkim të drejt për drejtë të gjenomit viral.

KUR DUHET BERE TAMPONI?

Në Shqipëri, si në një pjesë të vendeve të botës, tamponi bëhet në rastet kur pacienti shfaq shenjat e COVID-19, që janë siç kemi thënë temperatura, kolla e thatë dhe vështirësitë në frymëmarrje, si dhe në rastet kur dyshohet se ke pasur kontakt me një person të infektuar.

Ky koncept i rrezikut reflektohet në baza shkencore të tilla që rreziku i infektimit tek pacientët asimptomatikë është më i ulët se te personat që janë simptomatikë.

Megjithatë strategjia që po përdoret në Shqipëri e shumë vende të tjera nuk është e vetmja. Korea e Jugut për shembull ka zgjedhur ekzaminimin masiv të popullatës dhe kjo reflektohet në mënyrë të pashmangshme edhe në metodat e numërimit të rasteve dhe shkallës së vdekshmërisë.

Në mënyrë krahasuese për shembull, CDC amerikane ende ia lënë në dorë autoriteteve lokale dhe mjekëve në terren ( “decisions about testing are at the discretion of state and local health departments and/or individual clinicians.”).

SI BEHET TAMPONI?

Për personat që plotësojnë kriteret e rrezikut kërkohet ekzekutimi i tamponit për kërkimin e gjenomës virale, një analizë

Pa dhimbje,
Ekzekutohet shpejt,
Pa rreziqe për pacientin
të cilit i kërkohet të hapë gojën për të vendosur një shtypë pambuku (shumë e ngjashme me ato të veshëve) që masazhohet në bajame (në disa pacientë dhe në hundë).

Ky “shkop” më pas ekzaminohet në laborator me teknikën reverse-transcription polymerase chain reaction (rt-PCR), që të jep mundësinë e evidentimit të pranisë së mundshme të ARN-së së virusit.

Subjektet që bëjnë tamponin nuk duhet të lëvizin nga shtëpia e tyre: punonjësit e shëndetit të pajisur me masat e duhura mbrojtëse do të shkojnë te pacienti simptomatik.
Nëse rezulton pozitiv duhet bërë testi dhe tek familjarët me të cilët bashkëjeton, si dhe vendosja e tyre në izolim apo karantinë.

KUR DALIN REZULTATET?

Rezultati i testit është përgjithësisht i disponueshëm në një periudhë kohore që varion nga disa orë deri në dy ditë.

BESUESHMËRIA E REZULTATEVE

Rezultati pozitiv i tamponit për SARS-CoV-2 në përgjithësi konfirmon diagnozën e COVID-19. Si çdo testim tjetër mjekësor, megjithatë, tamponi nuk është i pagabueshëm, pasi ka pasur në vende të tjera dhe raste që kanë rezultuar pozitive false (apo pacient që rezultojnë pozitiv në tampon por që sëmundja më pas nuk është konfirmuar). Në të kundërt, nëse dyshimi klinik për COVID-19 vazhdon, pavarësisht një rezultati negativ, analiza ripërsëritet

Një ekzaminim i niveli të dytë për të analizuar më tej kushtet e pacientit të përzgjedhur është testi serologjik, i kryer në gjak, që bëhet me teknika dhe kohë të ndryshme nga tamponi faringeal.

TESTET E SHPEJTA

Duke parë gjendjen e kuptueshme të shqetësimit të popullatës në tregun farmaceutik po pozicionohen kompani të ndryshme që propozojnë ato që quhen “teste të shpejta” për të njohur gjendjen serologjike në lidhje me SARS-CoV-2. Këto kite, të shitura me shifra pak a shumë të popullarizuar tregojnë praninë e antitrupave specifikë në gjak (IgG dhe IgM) që prodhohen vetëm në rastet e kontaktit me një virus.

PSE TAMPONI ËSHTË I RËNDËSISHËM

Rëndësia e tamponëve për SARS- CoV-2 nuk lidhet vetëm me avantazhin në shëndetin kolektiv, por analiza epidemiologjike e ecurisë së sëmundjes në fakt lidhet fort me numrin tota të tamponëve të bërë.

Në mënyrë të veçantë, analiza kritike e ecurisë së rasteve të reja nuk mund të mos marrë parasysh raportin me sasinë e tamponëve të realizuar: sa më e lartë kjo shifër, aq më e madhe është besueshmëria e kurbës së projeksionit të infeksionit.

SHENIM I MEMJEKUN

Informaciomi i mësipërm është i përditësuari i fundit në përpunimin e artikullit. E theksojmë kët pasi situata evoluon vazhdimisht çdo ditë dhe publikohen studime të reja që e vënë në diskutim njohuritë e marra deri tani nga komuniteti shkencor.

E dyta, artikulli nuk foksuohet tek Shqipëria apo ndonjë shtet i veçantë por thjesht tek testimi i tamponit, si kryhet dhe rëndësia e tij.
Nga ana tjetër, përsa i përket “të përzgjedhurve në rrezik” që duhet të bëjnë tamponin nazofaringeal çdo vend adopton politika të ndryshme, sigurisht duke ndjekur politikat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. / MeMjekun.com

Informacion i përshtatur nga: CDC

 

Më shumë informacione rreth pyetjeve për COVID-19 i gjeni tek ISHP

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago