Shtatezania fillon me fertilizimin e qelizes veze, e cila ngjitet ne veshesen e brendshme te mitres. Gjate barres ektopike veza e fertilizuar vendoset kudo jashte mitres. Me shpesh kjo veza e fertilituar mbetet ne tubin e fallopit duke formuar barren tubare dhe me rralle mund te vezore, ne qafen e mitres, ose ne kavitetin abdominal. Ne keto strukture nuk mund te mbijetoj, dhe indet qe rriten sjellin demtine te struktureva amtare perreth.
Ne fillimin e saj shtatezania jashte mtre mund te mos japi asnje shenje. Shenjat e hershem jane ato te nje shtatezanie normale sikur: mosardhja e mentruacionit, gjoksi behte I dhimbshem. nauze, testi urinar i shtatezanies del pozitiv. Me kalimin e diteve, nisin te shfaqen shenjat e nje shtazanie jo normale: dhimbje te fundit te barkut, hemoragji e lehte vaginale. Nese kjo lihet te perparoj, atehere barra e zhvilluar ne tub, arrin te demtoj tubin dhe nis te pikoj hemoragji cka sjell dhimbje te shpatulles ose levizje te zorres ne varesi se ku grumbullohet gjaku dhe cilin nerv irriton. Vetem ne rast te vendosjes ne qafe te mitres ka humbje gjaku profuse. Nese tubi i fallopit cahet do te jap hemoragji te madhe e brendshmeqe do te shprehet me keputje, gjendje te fiketi dhe shok.
Kur duhet kerkuar ndihma mjekesore? Nese gruaja ka disa nga shenjtat e mesiperme dhe:
• Ne rast dhimbje barku te forte te shoqeruar me hemoragji vaginale
• Keputje te madhe ose gjendje te fiketi
Shtatezani tubare — eshte forma me e shpeshte te shtatezanise jashte mitre dhe ndodh kur veza e fertiliuar ngecet gjate rruges per ne kaluar ne miter, shpesh per arsye te nje tubi te inflamuar, te demtuar, apo te deformuar. Inbalancat hormonale ose anomali te zhvillimit fetal mund te luajne rol ne ndodhjen e saj. Shpesh nuk arrihet te gjindet asnje shkaktar per ta shpjeguar.
Mbi 20 ne 1000 lindje jane ekotopike. Pemenden disa faktor
• Barre e meparshme ectopike
• Inflamation ose infekstion i tubave ne formen e salpingiteve, apo infeskione ne miter, ne tuba e mitres, apo ne vezore, inflamacione te organeve pelvike me shkakatar bakterial gonorhe apo klamidida.
• Problem te fertilitetit. ka nje lidhje midis problemeve te fertilitet ose perdorimit te medikamenteve qe perdoren per trajtimin e infertitlietetit.
• Problem strukturore anomali te formes se tubave te fallopit, ose demtime te tyre nga semundje te ndryshme apo nderhyrje kirugjikale.
• Zgjidhje kontraceptive. eshte e rralle per ndodhe ne raste te perdorimit te DIU, ( sterile ) dhe akoma me rralle ne raste te ligimit tubar.
Pasi merret nje histori e kujdeshme, behet egzaminimi pelvic per te pare dhimbjen, ndjeshmerin, apo per te palpuar ndonje mase ne vezore apo tub.
Egzaminimi ekografik tranvaginal jep te dhena te rendesihme mbi mitren, permbajtjen e saj, gjendjen e vezoreve, pranin e ndonje mase adnexiale, pranin e gjakut ne hapesiren e barkut. Ne rast se dhomeza gestacionale zhvillohet ne tub, mund te jete e dukshme ekografikisht, si dhe mund te shihet embrioni brenda saj, nderkohe qe ne miter nuk ka asgje pervec endomtriit hemoragjik.
Matja e njepasnjeshme cdo 48 ore te hormonit te barres ne gjak beta Hcg, vlera e saj fillesater, dhe modeli i rritjes apo renies se saj, eshte domosdoshmeri ne konfirmimin e diagnoses.
Eshte e pamundur qe veza e fertilizuar te zhvillohet jashte mitres. Nese barra jashte mitre kapet heret, ateher behet injeksioni i methotrexatit, per te ndaluar rritjen qelizore te metejshme, duke qene nen monitorimin e vazhdueshme te vleres se b Hcg, Nese vlera mbetet e larte, atehere rekomnadihet te behet dh enje tjter doze methotrexati.
Ne rast se kapet me me vonese ateher menyra e preferuar eshte laparoskopia, si menyre me pak invasive, nepermjet sistemit te tubave ben heqjen e indeve ectopike dhe ne rast se tubi eshte shume I demtuar mund te behet dhe heqja e plote e tij. Ne rast se hemoragjie te madhe, mund te behet laparotomi (kirurgji e hapur ) per te hequr tubin e dmetur dhe pastruar kavitetin e barkut.
Ne pak raste mudn te nevojtet injeksion methotrexatit edhe pas nderhyrjes kirurgjikale.
Artikull nga Dr. Kozeta Mustafaraj
Klinika gjinekologjike “Dr. Kozeta”
Nr tel: +355 68 231 3410
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…