Vëmendja e masmedias është e përqëndruar këtë moment në vetëm një argument: Koronvirus.
Infromacioni përmes televizionit, radios dhe internetit është i vazhdueshëm. Çdo mëngjes zgjohemi me shqetësimin apo dhe kuriozitetin për të njohur zhvillimet e fundit të pandemisë, në Shqipëri dhe në botë. Por për të kuptuar informacionin në mënyrën e duhur duhet të njohim fjalorin pandemik të një pandemie.
Bilanci i viktimave dhe të prekurve, e përditshmja dhe totali, është një e dhënë thelbësore për të ndjekur zhvillimin e sëmundjes. Por numrat janë të dhëna sipërfaqësore nëse nuk kemi njohuritë e duhura për interpretimin e disa parametrave.
Për këtë arsye duhet parë leksiku epidemiologjik, mjeti i rëndësishëm për të parë situatën aktuale.
Tashmë na është mësuar veshi me fjalët si “shpërthimi”, “epidemia” apo “pandemia”. Termi i fundit kërkon vëmendje të madhe pasi e bën koronavirusin një problem global. Cila është domethënia e saj?
Shpërthimi
Shpërthimi epidemologjik i referohet një shfaqje të papritur të një sëmundjeje infektive në një zonë të caktuar gjeografike dhe në një kohë specifike. Mund të flasim për shpërthim për shembull, në rastin e helmimit nga ushqime të helmuara në një zonë të caktuar dhe të kufizuar në kohë.
Epidemia
Kur një shpërthim nuk është i kufizuar dhe përhpet në mënyrë aktive, ndodh një epidemi. COVID-19 u rendit si epidemi në muajt e parë të përhapjes së saj. Përhapja e virusit ishte jashtë kontrollit , por e kufizuar në territorin kinez dhe me shpërthime të identifikuara në vende të tjera.
Pandemia
Më 12 mars, OBSH shpalli gjendjen e pandemisë. Për të kaluar nga epidemia në pandemi COVID-19 arriti dy kritere. E para, përhapja në më shumë se një kontinent, gjithashtu dhe rastet komunitare jo të importuara.
Kur një rezident infektohet pa qenë në kontakt me një rast të importuar, është momenti i hipotezës se sëmundja po qarkullon lirisht në vend. Në këtë pikë flitet për pandemi.
Duke folur për statistika, një shprehje që tashmë është bërë e njohur por jo plotësisht e saktë, është ‘shkalla e vdekshmërisë nga koronavirusi”. Por për çfarë bëhet fjalë?
Shkalla e vdekshmërisë së përgjithshme
Shkalla e vdekshmërisë së përgjithshme është përqindja e të vdekurve krahasuar me popullatën totale në periudhën e vëzhgimit. Asnjë dallim nuk bëhet nga shkaku, pasi ai përfaqëson përqindjen e papërpunuar të vdekjeve brenda një zone gjeografike.
Shkalla e vdekshmërisë (fatalitetit)
Kur flasim për numrin e viktimave të koronavirusit, termi korrekt është shkalla e vdekshmërisë (fatalitetit). Ky është raporti mes numrit të viktimave të shkaktuara nga një sëmundje e caktuar dhe të sëmurëcve në një kohë dhe zonë të caktuar.
Kjo normë nuk është e njëjtë në të gjithë botën, pasi varet nga vendi specifik. Cila është arsyeja e këtij ndryshimi?
Në Kinë, një në tre persona pozitiv ishin asimptomatik. Në shumë vende të tjera, si Shqipëria, Italia apo Spanja duhet të kesh një kuadër klinik specifik për të bërë tamponin. Nëse simptomat janë aq të rënda sa kërkohet shtrimi në spital, sëmundja e ka shkaktuar tashmë ndikimin e saj.
Nëse do të merreshin në konsideratë rastet me simptoma të lehtë që e kanë aktualisht apo e kanë kaluar sëmundjen pa shkuar në spital, sigurisht që norma e vdekshmërisë (fatalitetit) do të ulej.
Gjithashtu shkalla e vdekshmërisë varet nga mosha mesatare e vendit. Dimë se koronavirusi prek në formë më agresive të moshuarit. Sa më e vjetër popullata, aq më e lartë do të jetë kjo normë.
Kjo nuk do të thotë se virusi është më pak vdekjeprurës në një zonë se sa në një tjetër, por ka një përqindje më të lartë të personave vulnerabël. Prandaj do të ishte më e drejtë të ndahej vdekshëria për grupet e moshës, duke e hequr kështu këtë variabël.
Incidenca akumulative është përcaktuar si përqindja e individëve të shëndetshëm që preken nga sëmundja gjatë një periudhe të caktuar kohe.
Pra, këto vlera do të rriteshin nëse do të merreshin në konsideratë të gjitha rastet, dhe ato me simptoma të lehta jo të regjistruara.
Incidenca është një parametër shumë i rëndësishëm në kontekstin e pandemisë. Numrat e të prekurve të trembin, por natyrisht nuk duhet të harrojmë dhe numrin total të popullsisë. Flasim për 467 të prekur aktualisht (13.4) në një popullsi prej mbi 3 milionë banorësh.
Këto vlera nuk do të thotë në asnjë mënyrë që kufizimet e vendosura nuk duhet të zbatohen me rigorozitet. Ndodhemi përballë një situate shumë të rëndë. Pa kontributin e gjithësecilit, vlerat mund të rriten.
Numrat mund të jenë të larta dhe situata shqetësuese, por disa njohuri teorike për atë se çfarë po ndodh na ndihmon që të mos i dorëzohemi frikës./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…