Laborator dhe Radiologji

Koronavirusi/ Çfarë ndodh në terapinë intensive?

Koronavirusi karakterizohet nga një virulencë e lartë por vdekshmëri e moderuar. Arsyeja kryesore pse pandemia COVID-19 është kaq e frikshme nuk lidhet me shkallën e ulët të vdekshmërisë, por mbingarkesën e strukturave spitalore. Duke e thjeshtuar problemin mund të themi se sëmundjet e një individi klinikisht janë të menaxhuezhme, ndërsa sëmundja kolektive do të çonte në shembje të Sistemit Shëndetësor Kombëtar. Format më të rënda në fakt kanë nevojë për shtrim të veçantë në terapi intensive, i cili nuk është në gjendje të pres qindra apo mijëra pacientë në një kohë të shkurtër.

ÇFARË JANË NJËSITË E TERAPISË INTENSIVE?

Njësitë e terapisë intensive janë reparte spitalore të specializuara në menaxhimin e trajtimeve invazive dhe radikale, tek pacientët me një gjendje shëndetësore të rëndë.

Disa nga karakteristikat e këtij reparti janë
Monitorimi konstant i funksioneve jetësore (temperatura e trupit, rrahjet e zemrës, tensioni i gjakut, frekuenca respiratore dhe oksigjenimi),
Dhe mundësia e ofrimit të mbështetjes për funksionet jetësore:
Frymëmarrja e drejtuar,
Marrja e ilaçeve të fuqishme
Mundësia e ndërhyrjes së menjëhershme. (Vijon poshe fotos…)

Në kushte normale njësia e terapisë intensive është një zonë e dedikuar veçanërisht për stabilizimin e gjendjes së pacientit pas një kirurgjie, por mund të presin dhe pacientë
Akute (apo të sëmurë nga sëmundje që përkeqësohen shpejt)
Trauma (për shembull një aksident i rëndë automobilistik

Bëhet fjalëp për reparte ultra-specialiste dhe që nuk aksesohen lehtë, megjiatë janë të pranishme pothuajse në çdo spital, pasi janë pajisje për shpëtimin e jetës dhe që duhet të jenë të disponueshme menjëherë në rast emergjence. Pikërisht për shkak se aktivitetet e këtij reparti janë veçanërisht komplekse dhe për shkak se aparaturat e përdorura janë të një teknologjie avangardë, terapitë intensive për të funksionuar kërkojnë dhe personel sanitar të specializuar dhe numri i përgjithshëm i shtretërve është shumë më i vogël se repartet e tjera të zakonshme të një spitali.

PËRSE DUHET TERAPIA INTENSIVE NË RASTIN E COVID-19?

Kuadret e rënda klinike të COVID-19 përfaqësojnë një gjendje pneumonie ingtersticiale që përfshin procesin e frymëmarrjesl ky është rasti i një numri të lartë pacientësh, të të gjitha llojeve: miti se sëmundja është serioze vetëm në pacientët me kompleks sëmundjesh duhet të rrëzohet. Infeksioni nga SARS-CoV-2 në fakt provokon rreth 10% të rasteve komplikacione respiratore të rënda. Në këto kushte frymëmarrja autonome bëhet e pamundur dhe për të mbajtur nivelin e duhur të gjakut të oksigjenuar (që ushqen organet dhe indet) është e nevojshme ndihma e respiratorit mekaink me intubim. Ndryshe nga polmoniti bakterial, që në mund të kurohet me antibiotikë, COVID-19 e dimë që ka origjinë virale dhe deri sot nuk ka ilaçe në gjendje të luftojnë infeksionin dhe efektet e tij në organizëm. Kjo është një pengesë shtesë për trajtimi, që bazohet ekskluzivisht në menaxhimi e simptomave dhe mbështetjen e funksioneve jetësore të pacientit.

NDRYSHIMI MES TERAPISË INTENSIVE DHE SUB-INTENSIVE

Ka raste kur pacientët kanë nevojë për një monitorim të vazhdueshem dhe mbështetje të funksioneve jetësore më të butë se ajo që jepet nga terapia intensive. Shembuj konkretë për këtë janë përdorimi i metodave të ventilimit joinvaziv siç janë “kapsulat e ajrit CPAP”, (Continuous Positive Airway Pressure) që funksionojnë duke fryrë ajrin me presion pozitiv në rrugët ajrore në mënyrë që të qetësohen më mirë alveolat e mushkrive. / MeMjekun.com
Burimi: BBC

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago