Prindërit që fshehin ndjenjat e stresit përreth fëmijës së tyre mund të rrisin nivelin e stresit të vetë fëmijës, sipas një studimi të publikuar në Journal of Family.
“Ne synuam të përcaktonim nëse prindërit e transmetonin stresin e tyre fiziologjik (stresi vetë është një përgjigje fiziologjike) tek fëmijët apo nëse fshihnin emocionet e tyre teksa ndërvepronin me fëmijën e tyre që në të vërtetë rriti transmetimin e stresit”, thotë Sara Waters, asistente profesore në departamentin e zhvillimin njerëzor Washington State University Vancouver për Healio Psychiatry.
Sara thotë se kjo është e kundërta e asaj që ne si prindër shpresojmë të arrijmë duke fshehur emocionet tona negative para fëmijës, dhe ky studim sipas saj mund të ndihmojë prindërit të mendojnë një mënyrë më të mirë të menaxhimit të emocioneve përreth fëmijëve. Edhe fëmija më i vogël është më i ndjeshëm ndaj gjendjes emocionale të prindërit, më shumë se sa mendojmë. “Në studime të tjera të pubikuara kemi zbuluar se nënat transmetojnë stresin e tyre psikologjik tek fëmijët e tyre 12 muajsh”, thotë Waters.
Studimet e mëparshme kanë raportuar rëndësinë e gjendjeve të përbashkëta afektive për një zhvillim të hershëm të shëndetshëm sepse fëmija mëson aftësitë e vetërregullimit, pjesërisht përmes rakordimit të sjelljes dhe dashurisë me të rriturin kujdestar (prindëri apo personi që e rrit). Në këtë studim Waters dhe kolegët e saj kanë hulumtuar lidhjen mes përgjigjes së stresit akut të prindërimit dhe transmetimit të mundshëm të stresit mes fëmijëve të tyre të cilët janë të moshave 7 deri në 11 vjeç, si dhe mënyrën se si fshehja (apo ndrydhja) emocionale mund të ndikojë në përgjigjet fiziologjike dhe sjelljet, si të prindërit dhe të fëmijës.
Studimi u bazua në 170 diada (në sociologji diada është diçka që përbëhet nga dy elementë ose pjesë dhe konsiderohet grupi më i vogël shoqëror ) lidhje prind-fëmijë dhe kanë ndarë prindërit nga fëmijët. Prindërit iu kërkua të performojë një aktivitet stresues, si për shembull i foluri në publik për të aktivizuar sistemin e përgjigjes ndaj stresit fiziologjik. Para se të takonin fëmijët e tyre, studiuesit i kërkuan të fshihnin gjendjen e tyre afektive (të fshihnin emocionet para fëmijës së tyre) apo të vepronin në mënyrë natyrale.
Pas ribashkimit, prindërit dhe fëmijët bënin një bisedë për një çështje që klasifikohet në vend të parë në “listën e konflikteve” me pesë çështje që sillte konflikt mes prindërve dhe fëmijëve. Studiuesit filmuan bisedën dhe shikues (palë e tretë që nuk e dinte se cili prind i përkiste cilit grup) dhanë vlerësimin e tyre. Sensorët e trupit matën përgjigjen e sistemit nervor simpatik.
Rezultatet treguan tre lidhje kryesore:
Përgjigjet e fshehura (ndrydhura) të sistemit nervor simpatik të nënës ndikojnë në përgjigjen e fëmijës së saj;
Përgjigjet e fshehura (ndrydhura) të sistemit nervor simpatik të babait u ndikuan nga përgjigjet e fëmijëve të tyre; dhe
Diadat (shpjegimi që bëmë më lart) me prindër të ndrydhur shfaqej më pak e angazhuar dhe më pak e ngrohtë gjatë bisedës krahasuar me diadat e kontrolluara.
“Unë isha vërtetë e lumtur që ne përfshimë të dyja çiftet nënë-fëmijë dhe baba-fëmijë. Pjesa më e madhe e kërkimeve të prindërimit përfshijnë vetëm nënat, gjë që çon në supozimin se ato gjetje vlejnë gjithashtu dhe për baballarët. Studimi ynë tregoi se efektet e ndrydhjes fiziologjike të një prindi dhe fëmije ishte e ndryshme tek nënat dhe tek baballarët. Baballarët janë të rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës dhe ne ende nuk i dimë të gjitha mënyrat që baballarët ndryshojnë nga nënat, prandaj duhet të përfshijmë ata më shumë në studime”, thotë Sara Waters.
Ajo vë në dukje gjithashtu se faktorë stresues domethënës, si pandemia e COVID-19 ofron mundësi të rëndësishme për kujdestarët (që mund të jetë prindi, dadoja etj) e fëmijëve për të modeluar strategji të shëndetshme të përballimit të stresit.
“Nëse kujdestarët ndihen të stresuar për diçka të madhe, siç është pandemia, atëherë ka mundësi që dhe fëmija po përjeton të njëjtin stres, gjithashtu. Jini të ndershëm me ta për situatën por pa shpërndarë informacion më shumë se sa duhet. Ua bëni të ditur atyre se jeni të stresuar dhe tregojuni më pas se çfarë bëni ju për t’u ndjerë më mirë dhe më të qetë. Kjo ju bën një model qëndrueshmërie për fëmijën tuaj si dhe ju lehtëson punën e përbashkët me të për të vepruar me metoda që i bën ata të ndjehen më mirë”, thotë Sara./ MeMjekun.com
Burimi: Healio.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…