Laborator dhe Radiologji

Çfarë është dhe pse duhet ta njohim ngarkesën virale? E rëndësishme dhe për COVID-19

Ngarkesa virale, teknikë e përdorur në biokimi, të jep mundësinë e njohjes së sasisë së virusit të pranishëm në brendësi të një organizmi. Ajo është një e dhënë shumë e rëndësishme që duhet pasur parasysh nga mjeku infeksionit. Në baz të vlerës së ngarkesës virale, një mjek mund të kuptojë nëse po funksionon trajtimi që po bëhet.

Sëmundja për të cilën është përdorur më shpesh ky parametër është AIDS (sindromi i imundeficencës së fituar). Gjithashtu përdoret për Hepatitin C dhe gjendje të tjera kronike të provokuara nga një virus. Edhe sëmundjet virale të llojit akut mund të kërkojnë këtë të dhënë, si në rastin aktual të koronavirusit.

Personat imunosupresantë për shkak të vulnerabilitetit të tyre janë potencial për për përsosmërinë e këtij testi. Të njohësh ngarkesën virale të jep mundësinë të identifikosh një infeksion që në fillim të tij dhe të veprohet në mënyrë të shpejtë.

Ngarkesa virale i referohet pra, llogaritjes se sa viruse janë në një kampion të lëngshëm të trupit. Bëhet fjalë për një vlerësim, jo të dhënë të saktë, që llogarit sasinë e grimcave virale për milimetër të lëngut, për shembull gjakut.

NGARKESA VIRALE NE NJE INFEKSION

Në të gjitha infeksionet e shkaktuara nga virusi, mënyra e përhapjes brenda “pritësit”është e njëjtë. Mund të ndryshojë lloijin e qelizës që sulmohet në fazën fillestare, por në fund mekanizmi ka tendencën të përsëritet.

Virusi hyn në trup, kërkon qelizën e synuar, penetron dhe shfrytëzon metabolizmin për të krijuar kopje të vetes së tij. Grimcat virale shumëfishohen, sistemi imunitar kërkon të mbrohet dhe ka nisur kështu betejën. Ndërkohë, virusi vijon të infektojë qeliza dhe të shkatërroja ato që tashmë i ka shfrytëzuar.

Në një pikë të kësaj lufte arrihet ekuilibri, në favor të njërit apo tjetrit. Nëse sistemi imunitar ia ka dalë të luftojë virusin, trupi shërohet dhe pse ekziston mundësia e një dobësimi të tij. Nëse virusi është më i fortë, ai do ti mbijetojë sulmeve tona deri në fundin e hidhur, vdekjen.

Pra, çfarë është ngarkesa virale? Matja se sa kopje të virusit ka në një kohë të caktuar. Nëse vlera është e lartë, do të thotë që jemi në një fazë aktive të infeksionit, me një shumëfishi intensiv të grimcave virale.

Vlerësohet se kur ngarkesa virale është e lartë ndodhemi në një fazë më ngjitëse. Më i madh numri i kopjeve të virusit, më e lartë është mundësia që ai të përhapet. Për me tepër ekziston një lidhjes mes simptomave të pacientit dhe ngarkesës virale.

PCR NE LLOGARITJEN E NGARKESËS VIRALE

Teknika më e përdorur në laborator për të përcaktuar ngarkesën virale të një kampioni është PCR (Polymerase Chain Reaction).

PCR lejon të shumëfishojmë e për rrjedhojë të masim një segmet shumë të vogël të ADN apo ARN. Me fjalë të thjeshta, analiza të lejon të përsërisësh informacionin gjenetik për të pasur një volum më të madh që bën të mundur matjen.

Kjo metodë është ideuar në 1986, lexo më shumë këtu.

PSE DUHET TË NJOHIM NGARKESËN VIRALE?

Është një metodë që po dëshmon se është shumë i nevojshëm në këto kohë me COVID-19. Një studim tjetër që ka përfituar prej tij është HIV

Sipas shkencës, piku i ngarkesës virale në një infeksion të shkaktuar nga koronavirusi verifikohet 5-6 ditë pas infektimit. Kjo e dhënë është e rëndësishme, sidomos për mjekët. Bëhet fjalë në fakt për kohën më të mundshme kur pacienti të ketë nevojë për urgjencën apo të shtrohet në spital.

Në të njëjtën mënyrë, fëmijët, dhe pse kanë një formë të lehtë të sëmundjes, kanë një ngarkesë të lartë virale. Për këtë arsye ata referohen si transportues të SARS-CoV-2.

Në AIDS, me rezultatin në zorë të ngarkesës virale, virologu është në gjendje të vendosë se cilët antiviralë duhet të përdorë pacienti, dozën dhe për sa kohë. Në të njëjtën mënyrë mund të vlerësohet nëse një trajtim i mëparshëm ka dhënë efektin e shpresuar. Synimi sigurisht është ulja e ngarkesës virale në vlerat e protokollit që e tregojnë si të sigurtë.

NJË TEKNIKË E FAVORSHME

Ngarkesa virale është një teknikë laboratori e destinuar të vijojë gjatë. Megjithëse është një teknikë e re, avantazhet e saj janë mëse të dukshme. Sa më shumë të përdoret në botë, më mirë do të jetë kontrolli i sëmundjeve infektive si HIV apo COVID-19./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago