Të njohim ilaçet/suplementet

Risi nga shkenca/ Paracetamoli zvogëlon emocionet pozitive? Ja çfarë thotë studimi

Një studim konfirmon efektet e paracetamolit në personalitetin e personit që e përdor. Bëhet fjalë për efekte të papritura që kanë qenë të panjohura. Paracetamoli mund të shkaktojë reduktim të empatisë pozitive.

Ky ilaç që quhet dhe acetaminofen, është jashtëzakonisht i përdorur për vetitë e tij analgjezike dhe antipiretike. Pikërisht për këtë arsye përdoret dhe për dhimbje të lehta apo të moderuara kur kemi temperaturë.

Siç ndodh dhe me ilaçet e tjera, dhe paracetamoli mund të japë një sërë efektesh të padëshiruara, por që janë të parashikueshme që në fillim të trajtimit. Deri sot ne njihnim vetëm efektet e padëshiruara hepatotoksike që vinin nga marrja e dozave të mëdha të tij.

STUDIMET QË VËRTETOJNË EFEKTET E PARACETAMOLIT NË PERSONALITET

Deri sot e dinim se paracetamoli është i nevojshëm për dhimbjet fizike dhe psikologjike. Studimet e fundit në Universitetin Shtetëror të Ohajos në Shtetet e Bashkuara ka hedhur një tjetër hap. Shkencëtarët kanë analizuar paracetamolin dhe gjatë studimit kanë zbuluar efekte të tjera të padëshiruara të tij, deri sot të panjohura. Këta shkencëtarë kanë zbuluar në fakt se paracetamoli zvogëlon emocionet pozitive. Studimet janë kryer mbi studentë të vetë universitetit.

Studimi i parë: Efektet e paracetamolit në personalitet

Studimi i parë përfshiu 82 pjesëmarrës Gjysma e tyre morën një dozë akute prej 1 gram të paracetamolit, ndërsa gjysma tjetër e kanë marrë ilacin placebo (placebo do të thotë një ilaç ose procedurë e përshkruar për përfitimin psikologjik për pacientin sesa për ndonjë efekt fiziologjik). Pas një ore nga marrja e ilaçit atyre iu prezantuan foto të përzgjedhura me qëllim rizgjimin e përgjigjes emotive. Fotografitë ishin të tre llojeve:
Shumë të pakëndshme: për shembull fëmijë të paushqyer
Foto neutro: pa një komponent të qartë emotiv
Dhe foto të lumtura

Pasi i kanë parë fotot e ndryshme studentët, shkencëtarët u kërkuan të klasifikonin ato në një shkallë nga e këndshmja tek e pakëndshmja me vlerë nga-5 në 5 për çdo foto. Prandaj atyre iu kërkua të masnin reagimin emocional që kishin provuar nga 0 në 10.

Pjesëmarrësit që kishin marrë dozën e paracetamolit kishin klasifikuar fotot në mënyrë më pak ekstreme. E njëjta gjë dhe për emocionet e tyre.

Studimi i dytë: efektet e paracetamolit në personalitet

Në vijim të rezultateve të mëparshme, shkencëtarët realizuar një studim të dytë, gjatë të cilit morën pjesë 85 persona dhe ishin të njëjtat foto. Në këtë rast, atyre iu kërkua të shprehin të njëjtat gjykime e vlerësime dhe reagimin emocional si në studimin e mëparshëm. Por në këtë rast u shtuan dhe përbërës të tjerë me qëllim konfirmimin se paracetamoli ndikon vetëm tek emocionet dhe jo tek gjykimi në përgjithësi.
Për këtë arsye, përveç kryerjes së testeve të mëparshme, është kërkuar një vlerësim mbi sasinë e ngjyrës së kaltër që shihej në çdo foto. Edhe një herë, personat që kishin marrë acetaminofen kanë vlerësuar dhe kanë dhënë reagime emocionale të ndryshme. Qoftë në fotot negative dhe në ato pozitive, ata kanë qenë jashtëzakonisht të butë në shprehitë e tyre.

Sidoqoftë, gjykimet mbi ngjyrën e kaltër ishin të ngjashme pavarësisht nës epjesëmarrësit kishin marrë shumë apo pak ilaç. Rezutatet kanë treguar se paracetamoli ndikon në vlerësimet tona emocionale dhe jo në gjykimet tona në përgjithësi.

ÇFARË TREGOHET?

Shkencëtarët nuk e dinë nëse analgjezikët e tjerë si ibuprofeni apo aspirina të kenë të njëjtin efekt, arsye për të cilat ato sot janë objekt studimi.

Paracetamoli ndryshe nga shumë analgjezikë të tjerë, nuk është një Antiinflamator JoSteroid (AIJS). Kjo do të thotë se nuk kontrollon inflamacionin e trupit. Ende nuk e dimë nëse këto ilaçe të tjera kanë efekte në emocione.

Rezultatet e studimit mund të jenë pasojë e një përkeqësimi të ndjeshmërisë që i shtyn njerëzit të reagojnë ndryshe ndaj fakteve pozitive dhe negative të jetës, duke konfirmuar efektet e paracetamolit mbi personalitetin. Megjithatë studime të tjera më të thelluara duhen për të konfirmuar apo rrëzuar këtë hipotezë./ MeMjekun.com


Referuar: Ohio State University

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago