Mirëqenie

Varësia nga alkooli, lojërat etj., si ta menaxhosh gjatë karantinës

Izolimi i nevojshëm për të këputur zinxhirin e transmetimit të koronavirusit ka sjellë vështirësi të reja; një prej tyre është dhe menaxhimi i varësisë gjatë karantinës e flasim për varësi nga alkooli, drogërat, duhanpirja apo dhe lojërat.

Këtu futet gjithashtu një spektër i gjerë i shëndetit mendor, ku gjejmë dhe dhunën mes mureve të shtëpisë, ankthin, depresionin dhe stresin. Entet shëndetësore të cilat kanë këshilluar dhe distancimin fizik kanë vendosur protokolle për të përballuar këtë problem.

Nga këndvështrimi psikologjik dhe psikiatrik, dimë që situata e kufizimit dhe episodet e stresit mund të rrisin konsumin e substancave psikoaktive; ato gjithashtu mund të jenë një faktor për varësinë siç është ajo ndaj lojës (e njohur me termin ludopatia).

Mekanizmat e mbrojtjes psikologjike janë të vështira të veprojnë nëse jemi në izolim. Nga ana tjetër, pacentit nuk mund ti këshillohet të takojë miqtë, të bëj sport në ajër të pastër. Qëndrimi mbyllur në shtëpi rrit rrezikun e varësisë.

TE NISËSH NJË VARËSI NË KARANTINË

Një situatë e mundshme është se varësia nis pikërisht kur nis karantina për shkak të stresit nga izolimi. Konsumi i alkoolit, për shembull, është rritur në mënyrë drastike gjatë pandemisë.
Gjithashtu ekziston dhe frika nga rritja e varësisë ndaj lojërave, sidomos dhe për shkak të disponueshmërisë së basteve online. Qëndrimi mbyllur për një kohë të gjatë dhe të lidhur online çon për rrjedhojë në një numër më të madh vizitash në këto faqe. Pikërisht varësia ndaj lojërave të fatit godet fort ekonominë familjare, e cila është vënë tashmë në vështirësi për shkak të pandemisë.

SINDROMA E TËRHEQJES NË KARANTINË

Varësia gjatë karantinës do të thotë edhe sindroma e tërheqjes(shfaqja e simptomave lidhur me atë që të mungon, e njohur shumë në toksikologji si term). Kufizimi i mundësisë për të pasur furnizim me ilaçet e duhura dhe atyre që janë në rehabilitim kanë vështirësi me vazhdimësinë e trajtimit.

Për njerëzit që po detoksikohen, rrjeti social është shumë i rëndësishëm. E nevojshme është të shfrytëzohet kontakti virtual me familjarët dhe miqtë e përfshirë në rehabilitim.

Në shumë vende të zhvilluara Institucionet e Shëdetit Publik kanë vendosur një numër jeshil për personat që po përballen me një problem të varësisë.

Të rinjtë që kanë varësi janë një grup delikat me karakteristika specifike. Shumë prej tyre jetojnë vetëm, në izolim dhe me pak para. Rreziku i abstenencës në këtë kontekst mund të çojë në sjellje të paligjshme në dy mënyra: vetë krimi dhe shkelja e karantinës së detyrueshme.

SI TË MENAXHOHET VARËSIA NË KARANTINË

Çdo lloj varësie kërkon një përpjekje të veçantë. Është e vështirë të vendosësh udhëzues të përgjithshëm për probleme të larmishme, që nga duhanpirja deri tek ludopatia. Megjithatë eksperienca na mëson që është i nevojshëm të krijohet një mjedis mbrojtës, e në të njëjtën kohë i aftë të nxisë personin me varësi, pavarësisht nëse po ndjek apo jo një program rehabilitimi. Disa masa janë:

Një rrjet mbështetës: familjarë, miq e të afërm. Janë pjesa e mbështetjes dhe lidhjes mes qënieve njerëzore të bazuara në empati.
Dëgjojini:Teknlogjia është treguar një aleate gjatë karantinës. E bën më të mundur monitorimin pëermes bisedave psikologjike në distancë dhe videokonferencave në brendësi të rrjetit të mbështetjes. Njeriu në vështirësi duhet të ketë hapësirën e vetë ku të flasë dhe të shprehë frikërat e tij.

Garantimi i një informacioni korrekt. Kush vuan nga varësia duhet të ndjekë informacione të besueshme mbi pandeminë dhe gjithçka që ka lidhje me varësinë e tij. Një ekspozim i tepërt informacioni, është negative dhe shkakton më shumë stres.

VARËSITË GJATË KARANTINËS JANË NJË PROBLEM SOCIAL

Parandalimi dhe menaxhimi i varësisë gjatë karantinës duhet të kuptojmë që nuk është një luftë e vetëm një qënieje njerëzore që duhet të bëjë llogaritë me veten, por duhet të përfshihet qeveria dhe shoqëria si një organizëm. Për më tepër bëhet fjalë për një rjet që duhet të japë mbështetjen dhe ndihmën e ndërsjellë

Gjithashtu, është përgjegjësi e të gjithëve të adresojmë dikë që ka simptoma drejt një ndihmë të duhur. Familjarët, miqtë dhe profesionistët kanë mjetet e nevojshme për ti dhënë një mjedis të mbrojtur personave që kanë varësi. /MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago