Të njohim ilaçet/suplementet

Të njohim ilaçet/ Përse shërben Atorvastatina, e njohur gjerësisht si Lipitor

Atorvastatina është një ilaç që i përket familjes së statinave. Këto ilaçe përdoren gjerësisht për të ulur nivelin e kolesterolit dhe për rrjedhojë të parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe për të trajtuar deslipideminë.
Kolesteroli i lartë është faktori rrezikut për shfaqjen e këtyre sëmundjeve, që janë shkaku kryesor i vdekjes në vendet e zhvilluara. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se kolesteroli është një substancë thelbësore për funksionimin e duhur të trupit pasi është pararendësi i hormoneve të shumta.

Prandaj është e rëndësishme që të të mbahet niveli i kolesterolit në vlerat normale. Edhe një defiçit i tij gjithashtu mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin, prandaj është e rëndësishme të ndiqet me kujdes trajtimi që jepet nga mjeku dhe doza e dhënë e atorvastatinës.

NË ZBULIM TË SËMUNDJEVE TË ZEMRËS

Atorvastatina ka si synim të parandalojë sëmundjet kardiovaskulare tek pacientët që paraqesin një nivel të kolesterolit më të lartë se normalja.

Sëmundjet kardiovaskulare janë një bashkësi patologjish që përbëjnë shkakun e parë të vdekjeve në vendet në zhvillim. Mes tyre mund të përmendim:
Tensioni i lartë kardiovaskular
Pamjaftueshmëria kardiake
Infarkti i miokardit
Iktus
Patologji vaskulare periferike

Dihet tashmë që zhvillimi i këtyre sëmundjeve lidhet me një sërë faktorësh rreziku që rrisin probabilitetin e sëmundjes. Mes tyre që duhet t’i shangim gjithnjë gjejmë:
Duhanpirja: përgjegjës për akumulimin e substancave toksike dhe shfaqjes së një sërë sëmundjesh. Duhanpirësit kanë dyfishin e probabilitetit të vuajnë nga një sëmundje kardiovaskulare krahasuar me një person që nuk pi duhan.
Jeta sedentare: popullata e vendeve të zhvilluara po bëhet gjithnjë e më sedentare dhe gjithnjë e më pak aktivitet fizik. Kështu, si për duhanin, mungesa e ushtrimeve rrit dyfish mundësinë që të vuajnë nga këto sëmundje.

Zakonet e këqija të ushqyerjes

EFEKTI I AVORSTATINËS NË ORGANIZËM

Atorvastatina, si statinat e tjera, është efektiv në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskular dhe aftësisë së sak të pengojë, në mënyrë selektive dhe konkurruese , enzimën përgjegjëse për sintezën e kolesterolit.

Në veçanti, i referohemi enzimës hidroksimetilglutaryl- koenzima A (HMG-CoA) reduktaza. Detyra e saj është transformimi i HMG-CoA në mevalonate, që është pararendësi i përbërësve si kolesteroli.

Duke penguar HMG-CoA reduktazën, atorvastatina zvogëlon dhe sasinë e mevalonate, e për pasojë sasinë e kolesterolit të magazinuar në mëlçi. Gjithashtu duhet të theksojmë se ky mekanizëm ndikon edhe në rregullimin e receptorëve të LDL, i njohur si kolesteroli i keq, dhe marrja e këtyre liporteinave nga qarkullimi i gjakut.
Pasoja finale e këtyre efekteve është reduktimi i kolesterolit të keq apo LDL. Efikasiteti i trajtimit është ende obhekt studimi dhe synim i studimeve të ndryshme klinike.

EFEKTET ANËSORE

Dhe pse përgjithësisht është një ilaç i tolerueshëm, sigurisht që ka dhe efekte anësore. Reaksionet që shkaktohen janë të lehta dhe në përgjithësi normalizohen vetë. Në këtë kuptim më të zakonshme mund të përmendim:
Shqetësime gastrointestinale, si faltulencë, diarre, kapsllëk dhe dhimbje barku.
Dhimbje koke.
Të vjella.
Pagjumësi.

Nga ana tjetër ka dhe një seri reagimesh por që shfaqen më rrallë që janë shkaktuar nga atorvastatina. Megjithatë, jo domosdoshmërisht vijnë për shkak të këtij trajtimi. Mes tyre kujtojmë:
Hiperglicemia apo hipoglicemia,
Marrje mendsh
Trombocitopenia
Reaksione alergjike
Alopeci

SI PËRFUNDIM

Atorvastatina është një ilaç që i përket familjes së statinave. Përdoret kryesisht për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare. Nuk duhet harruar që parandalimi më i mirë është një stil i shëndetshëm jetese, sporti çdo ditë, ndjekja e një regjimi ushqimor të ekuilibruar dhe shmangia e sjelljeve të tilla si duhani./MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago