Mirëqenie

Cilat janë pasojat e koronavirusit?

Pandemia e COVID-19 vijon, edhe pse disa vende kanë lehtësuar masat dhe kurba e infektimit është në zbritje. Ekspertët tashmë po vëzhgojnë pasojat e koronavirusit.

Si çdo patologji, duke konsideruar numrin e pacientëve të prekur dhe numrin e atyre të shëruar, është logjike të ketë pasoja afatmesme dhe afatgjatë. Edhe pse ende janë duke u vlerësuar komplikacionet e pritshme, disa shkencëtarë kanë avancuar me disa hipoteza.

Duke vlerësuar pasojat e koronavirusit është shumë e rëndësishme për shëndetin publik.

Sistemi respirator është më i prekurti duke pasur parasysh që polmoniti nga COVID-19 është infeksioni predominues. Por nuk janë më pak të rëndësishme shqetësime neuromuskulare dhe ndryshimet psikologjike. Flitet për valë të ndryshme të pandemisë:

Vala e parë: infektime të larta që çuan në izolim dhe karantinë.

Vala e dytë përbëhet nga pasojat e menjëhershme të COVID-19 në trupat e personave të infektuar.

Vala e tretë: patologjitë e tjera, të kaluara në plan të dytë për shkak të emergjencës.

Vala e katërt: është ajo që do të lulëzojë nën formën e çrregullimeve të sjelljes që do të prekë popullatën.

FIBROZA POLMONARE SI PASOJË E KORONAVIRUSIT

Për shkak të gjendjes së emergjencës, përdorimi i respiratorëve artificialë tek pacientët e prekur rëndë nga COVID-19 ka qenë i papërshtatur. Si pasojë e këtij abuzimi, tashmë po dalin në dritë pasojat e lidhura me këto aparatura, bëjnë të ditur ekspertët. Në Shqipëri përdorimi i respiratorëve artificialë u bë në shumë pak pacientë.

Ky aspekt nuk është i parëndësishëm kur përdoret tek pacientët e shtruar në terapi intensive me komplikacione të fibrozës polmonare. Për shkak të saj, këta të fundit mund të vuajnë nga një zvogëlim i kapacitet respirator për shumë vite.
Fibroza polmonare është plaga e indeve të mushkërive që zëvendëson alveolat me fibra jorespiratore. Por kjo nuk do të thotë se në këto kushte mushkria nuk punon. Shkencëtarët e lidhin këtë pasojë të koronavirusit me citokinën e rrufeshme, e zakonshme në rastet e vdekjeve. Tek pacientët që janë shëruar, mbeten shenja të sulmit imunitar të pësuar nga organet.

DOBESIMI MUSKULAR

Prej vitesh sindroma post-traumatike kosniderohet si një nga pasojat e shtrimit në terapi intensive. Bëhet fjalë për pasoja të zakonshme tek pacientët që shtrohet për një kohë të gjatë.

Duke thënë këtë, kuptohe se sindroma post-traumatike do të jetë një nga pasojat e koronavirusit. Kjo sindromë sjell humbje të masës muskulore dhe lodhje në aktivitetet e përditshme si ecja apo ushqyerja.

Kur qëndron për një kohë të gjatë shtrirë dhe jo aktivë, muskujt kanë tendencën të atrofizohen. Kur pacienti shërohet, trupi i tij nuk është më i njëjti, do të peshojë më pak dhe masa muskulare do të jetë zvogëluar.

PASOJAT E KORONAVIRUSIT NË SHËNDETIN MENDOR

Pasojat psikologjike të koronavirusit shfaqen të ndryshme dhe mund të vëzhgohen në disa këndvështrime. Atë e vuajnë pacientët e sëmurur rëndë, që jetojnë nën stresin e izolimit por dhe personeli shëndetësor.

Të sëmurët me COVID-19 janë të ekspozuar ndaj ankthit më intensiv se sëmundjet e tjera. Informacionet e vazhdueshme të dhënë nga mediat dhe lajmi i përditshëm i të vdekurve nxit më shumë gjendje ankthi.

Sot flitet për rritje të rasteve të stresit post-traumatik tek të infektuarit e mbijetuar. Shumë prej tyre ndoshta do të kenë frikë të dalin në rrugë, apo të hyjnë në vende të tejmbushura e më pas të kthehen në shtëpi. Gjithashtu duhet të theksohet se tek shumë pacientë që vuanin më parë nga shqetësimet e ankthit e depresionit, rëndohet më tepër kjo gjendje. Në këto raste, është e lehtë të pritet një përkeqësim i simptomave të sëmundjeve të së kaluarës.

Duhet të flasim dhe për pasojat në stafin shëndetësor, që shoqërohet me sindromën e Burnout. Do të kemi mjekë dhe infermierë të lodhur, të stresuar, pa energji dhe pa entuziazëm drejt punës së tyre me frikën se në të ardhmen mund të përballohen me situata të tilla.

KORONAVIRUSI DO TË LËRË SHENJË NË TË GJITHË SHOQËRINË

Një pandemie tillë nuk do të kalojë pa u vënë re dhe nuk do të kufizohet vetëm në infektimet e momentit. E gjithë shoqëria po vuan efektet e COVID-19, edhe pa u infektuar. Këto efekte do të zgjaten në kohë. Duhe të mësojmë të bashkëjetojmë me pasojat e koronavirusit dhe të përpiqemi të rikthehemi në normalitetin e ri./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago