Laborator dhe Radiologji

D-Dimeri, analiza e lidhur me mpiksjen e gjakut. Pse është e nevojshme

D-dimeri është një fragment proteine që vjen nga degradimi i fibrinës, konstiton veçanërisht në bashkimin përmes lidhjes kovalente të dy fragmenteve D të fibrinës (nga e merr dhe emrin)

Në gjendjen fiziologjike fibrina është një proteinë që përfshihet në procesin e koagulimit, e cila ruan pjesërisht integritetin e indeve ndërsa shërohen; pasi të jetë ndalur hemorragjia hiqet tapa e fibrinës, dhe gjatë procesit të mpikjes burojnë të ashtuquajturat produkte të degradimit të fibrinës dhe fibrinogjenit (mes të cilave dhe D-dimeri)

D-dimeri nuk është i pranishëm në kushte fiziologjike në gjakun e njeriut (ose për të qenë më korrekt është në përqendrime të ulëta dhe nuk ka asnjë funksion biologjik specifik. Matja e tij jep informacione indirekte të nevojshme rreth aktivizimit të sistemit të koagulimit (mpiksjes) tek pacienti.

PSE DUHET ANALIZA E D-DIMERIT?

Matja e nivelit në gjak të D-dimerit i jep mundësi mjekut të dyshojë për një aktivizim jo të duhur të sistemit të mpiksjes dhe është një mbështetje të rëndësishme për diagnostikimin e kushteve serioze siç janë:
embolia polmonare
tromboza e venës së thellë
koagulimi i shpërndarë intravaskular

Pra, bëhet fjalë për një analizë që përdoret sidomos në rastin e urgjencës apo emergjencës, apo gjatë shtrimit në spital,

Me mjetet që përdoren tani në laboratorin e analizave ajo ka një ndjeshmëri të lartë, por një specifikë të ulët: që do të thotë me fjalë të thjeshta që:
Zbulon me saktësi të gjitha aktivizimet e sistemit koagulimit (ndjeshmëri e lartë), por që pozitiviteti i tij nuk kthehet domosdoshmërisht në një patologji trombo-embolike (specifikim i ulët).

A BËHET ANALIZA NË SHQIPËRI?

Në klinikën e specializuar për sëmundjet e mushkërive në Tiranë, apo siç njihet ndryshe Dispanceria, nga muaji shtator i 2019- ës kryhet edhe analiza D-Dimer,që shërben për diagnostikimin e Tromboembolinë Pulmonare.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, më 13 gusht të 2019.
Pas investimit, Dispanceria u transformua në një klinikë model të standardeve europiane ku kryheshin analiza klinike -biokimike dhe bakterologjike dhe tanimë nga shtatori është shtuar analiza e D-Dimer.

Dispanceria është qendra e vetme e këtij lloji në vend e cila ofron shërbim të specializuar për rreth 800 mijë banorë.

VLERAT REFERUESE

Pacienti i shëndetshëm shfaq vlera më të ulëta se 500 ng/mL për njësi ekuivalente te fibrinogjenit.

INTERPRETIMI

Vlerat më të ulëta se 500 ng/mL për njësi ekuivalente te fibrinogjenit kanë një vlerë parashikuese negative afërsisht 100% e sipas FDA-së amerikane janë të mjaftueshme për përjashtimin e diagnozës së embolisë pulmonare dhe trombozës së venave të thella.

Mjete të tjera që ndihmojnë mjekun në vlerësimin e gjendjes tromboembolike janë pikët klinike, apo atribuimi me pikë numerike për një shenjë të caktuar klinike apo parametër për të vlerësuar mundësinë e pranisë së një sindromi të caktuar. Për shembull është pikëzimi Vvells, që paraqesin embolinë pulmonare në klasa të ndryshme sipas faktorëve të rrezikut që ata paraqesin:

Simptoma të trombozës së venave të thella (3 pikë)
Asnjë diagnozë alternative është në gjendje të shpjegojë sëmundjen në një mënyrë të kënaqshme (3 pikë)
Takikardia me puls më të madh se 100 (1.5 pikë)
Imobilitetit (i barabartë apo më shumë se 3 ditë) apo ndërhyrje kirurgjikale në katër javët e fundit (1.5 pikë)
Anamneza e trombozës së venës së thelle ose embolia polmonare (1.5 pikë)
Njolla gjaku të kuq të ndezur në kollitje (1 pikë)
Prezencë malinje (1 pikë)

Në bazë të shumës së pikëve bëhet ky vlerësim:
Më e lartë se 6: Mundësi e lartë
Pikët mes 2 dhe 5: Mundësi e moderuar
Pikët më pak se 2: Mundësi e ulët

FAKTORËT QË NDIKOJNË NË ANALIZË

Në disa raste analiza mund të rezultojnë pozitive por mund të mos flasim për tromboemboli në zhvillim. Disa shembuj janë kushtet që të ngatërrojnë dhe bëhet fjalë për

Mosha e avancuar, duke ditur qe përqëndrimi i D-dimerit rritet me rritjen e moshës
Sëmundje të mëlçisë
Prania e përqëndrimit të lartë të faktorëve reumatoid
Shtatzënia
Trauma të fundit

Përkundrazi, trajtimi me antikoagulantë mud të japë të dhëna negative në analizë.

KUR KËRKOHET ANALIZA?

Analiza kërkohet nga mjeku, kur flasim për rast urgjence dhe dyshohet një patologji tromboembolike. Dy shfaqjet e saj kryesore janë embolia polmonare dhe tromboza e venave të thella.

Kushtet që çojnë në rritje të rrezikut të zhvillimit të këtyre patologjie janë:
Ndërhyrje kirurgjikale së fundmi, sidomos ato ortopedike
Neoplazmat në zhvillim
Gjumi i zgjatur
Gjendje e konstatuar e hiperkoagulueshmërisë

Mes shenjave dhe simptomave të trombozës së venës së thellë më karakteristike janë:
Dhimbje e papritur në një prej gjymtyrëve të poshtëm
Ënjtje e një prej gjymtyrëve të poshtëm
Ndryshim të ngjyrës së një prej gjymtyrëve të poshtëm.

Në rastin e embolisë polmonare pacienti mund të shfaqë:
Vështirësi në frymëmarrje që shfaqet papritur pa pasur sëmundje të dukshme polmonare apo kardiake;
Dhimbje në gjoks me kollë ndoshta hempotizë (kollë me gjak).

ANALIZA TË TJERA

Duke pasur parasysh zonën e kufizuar të patologjive të lidhura me ndryshimet e D-dimerit, analiza mund të shoqërohet me hetime të tjera që vlerësojnë së bashku strukturën e koagulimit të pacientit, si për shembull:
Koha e Protrombinës (PT) dhe koha e tromboplastinës e aktivizuar pjesërisht (aPTT)
Fibrinogjeni
Numërimi i trombociteve

Për këtë analizë merret gjaku në venë dhe nuk kërkohet asnjë lloj përgatitjeje./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago