Kordoni i kërthizës është një lloj përcjellësi që e ka origjinën që në javët e para të ngjizjes dhe që përmban vaza gjaku që lidhin fetusin me placentën e nënës.
Një strukturë atomike e përkohshme, që gjatë shtatzënisë garanton furnizimin me gjak, oksigjen dhe ushqyes për fetusin si dhe shkëmbimin e mbetjeve dhe që me lindjen e fëmijës e humbet funksionin e saj.
Në brendësi të kordonit të kërthizës ka tre vaza gjaku:
Vena ombelikale, vaza e kalibrit të madh që transporton gjakun e pasur me oksigjen dhe substanca ushqyese nga placenta te fetusi;
Dy arterie ombelikale, vaza të kalibrit të vogël, që transportojnë gjakun e deoksigjenuar që përmban dhe mbetjet e metabolizmit të fetusit drejt placentës.
Me lindjen kordoni i kërthizës shfaqet si një strukturë me formën e kordonit me një gjatësi rreth 50 cm dhe një diametër afërsisht 15-20mm. Këto tre enë mbështillet nga jashtë nga një strukturë xhelatinoze e njohur si xhelatina Wharton, strukturë e cila i jep mundësi trupit të kthehet në formën origjinale pa kompromentuar rrjedhën e gjakut në fetus.
Menjëherë pas lindjes, me një distancë kohore, maksimumi 3 minuta, kordoni i kërthizës mbyllet përkohësisht me një pincetë apo kapëse dhe ajo që mbetet quhet trungu kërthizor.
Kordoni i kërthizës është i zhytur gjatë shtatzënisë në lëngun amniotik; nga momenti i lindjes ekspozimi i kordonit në ajër nis një proces mumifikimi fiziologjik që zgjat 5-15 ditë, kohë gjatë të cilës ndodhin ndryshime strukturore që më pas çojnë në shkëputjen totale të saj, duke lënë kërthizën.
Gjatë kësaj periudhë të mumifikimit, trungu kërthizor mund të konsiderohet si një plagë që po shërohet që do të thotë dhe një burim infeksionit lokal apo sistemik për të porsalindurin.
Lëkura e të porsalindurit menjëherë pas lindjes, është përgjithësisht e kolonizuar nga baktere jopatogjen, që nuk shkaktojnë infeksione, megjithatë ndonjëherë për shkak të kushteve të varfra higjienike dhe trajtimit të papërshtatshëm të trungut kërthizor, në lëkurë ka mikrobe patogjenë në gjendje që të shpërthejnë një infeksion. Për këtë arsye, kudjesi ndaj trungut kërthizor ka një rol të rëndësishëm në parandalimin e infeksioneve të të porsalindurve.
Komplikacionet që lidhen me kujdesin e papërshtatshëm të trungut mund të shfaqin skuqje, eritremë, edemë dhe gjakosje, omfalitin (infeksion të kërthizës dhe indeve përreth) dhe madje dhe sepsi (infeksioni sistemik)
Për një kujdes të mirë të kordonit të kërthizës kryesorja është që personi që kujdeset për të duhet të lajë me kujdes duart pasi zvogëlon në mënyrë drastike përhapjen e mikrobeve.
Literatura për teknikat e mjekimit të trungut kërthizor është e gjerë dhe varet nga ndryshimet gjeografike dhe zhvillimi i vendeve ku janë bërë studimet e ndryshme. OBSH në 2013-tën (i përditësuar në 2017) në rekomandimet rreth shëndetit të të porsalindurit, me udhëzime specifike për kujdesin e trungut kërthizor që parashikojnë përdorimin e një teknike të pastër e të thatë pa antiseptikë të lëkurës, për trajtimin e përditshëm tek fëmijët të lindur në vendet e zhvilluara.
Procedura e mjekimit është si më poshtë:
Lani duart me kujdes me ujë dhe sapun për të paktën 40 sekonda. Ky veprim zvogëlon rrezikun e infektimit të trungut,
Hiqni mjekimin e mëparshëm duke mos ushtruar shumë forcë nëse është ngjitur pas trungut. Përdorni solucion fiziologjik për tu hequr sa më lehtë.
Pastroni bazën e trungut të kërthizës me ujë dhe sapun neutral, duke i kushtuar vëmendje pranisë së gjurmëve të gjakut apo sekrecioneve seroze. Gjurmët e vogla të gjakut apo seroze janë fiziologjike dhe vetëm në rast të sasisë së madhe të sekrecioneve duhet të konsultoheni me pediatrin e fëmijës tuaj.
Thani me kujdes trungun dhe lëkurën që e rrethon me garza; mos e fërkoni lëkurën e të porsalindurit, pasi është veçanërisht delikate dhe e ndjeshme ndaj mikrotraumave.
Vëzhgoni lëkurën që rrethon trungun; në rast se është e skuqur, eritematoze apo edematoze, konsultohuni me pediatrin.
Aplikoni një garze sterile përreth trungut duke e mbuluar tërësisht; mos e lini në kontakt direkt me panolinon, për të parandaluar infektimin nga urina dhe jashtëqitja në të.
Siguroni qarkullimin e duhur të ajrit dhe shmangni krijimin e një ambienti të ngrohtë, të lagësht dhe të varfër me oksigjen duke ngadalësuar kështu procesin e mumifikimit; kur është e mundur mos e mbyllni panolinon mbi mjekimin e trungut kërthizor. /MeMjekun.com
Burimi: OBSH
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…