Nena dhe Femija

Gabimisht i themi mish i huaj në hundë, çfarë duhet të dimë për adenoidet tek fëmijët

Populli i quan me termin jo të saktë, “mish i huaj në hundë”. Hunda është shpesh, porta e parë e infeksioneve tek fëmijët. Ajo preket shpesh nga kataret e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Në moshën 0-1 vjeç hasim shpesh bllokimin e hundëve nga sekrecione të bardha ose të trasha të verdha . Kur sekrecionet bëhen të verdha tregon se aty po zhvillohen mikrobet në kontakt me ajrin.Pas moshës 1 vjeç tek disa fëmijë zhvillohet një çrregullim me vështirësi të frymëmarrjes nga hunda. Ata gërhasin natën dhe flenë me gojë hapur. Kjo ndodh për shkak të zmadhimit të adenoideve.
Adenoidet janë ind limfoid midis hundës dhe fytit. Ato bëjnë pjesë në unazën Waldeyer që përfshin Tonsillat palatine dhe ato linguale. Gjatë infeksioneve ky ind zmadhohet dhe bëhet pengesë për frymëmarrje të lirshme.
Mendohet se , jo rrallë janë me natyrë alergjike. Në sekrecionet e hundëve vihet re prania e rritur e eozinofileve.( tregues i alergjisë).

SIMPTOMAT

Frymëmarrjes me gojë. Bllokim i hundëve në pjesën më të madhe të vitit.
Kollë e ashpër, dhimbje veshi. Temperatura varion në 37°- 37.2°C, ose pa temperaturë.
Vetëm më rastet e mbivendosjes së infeksioneve të bajameve, temperatura rritet shumë.
Zëri ka një timbër hundor. Rhinitet e shpeshta shkaktojnë infeksione të përsëritura të veshët të mesëm. Kjo ndodh sepse sekrecionet nga hunda, kalojnë në veshin e mesëm nëpërmjet tubit të Eustakit ( kanal që lidh hundë me veshin) .
Vegjetacionet adenoide janë përgjegjëse edhe për zmadhimin e bajameve (Tonsillat palatine). Po kështu këta fëmijë sëmuren më shpesh nga Laringitet dhe infeksionet e poshtme të frymëmarrjes.

MJEKIMI

Ka si qëllim të lirinë hundët. Në fazat e lehta përdoren solucione NaCl me pika ose me aerosol. Përdorimi i efedrinës me pika në hundë, me dozë pediatrike rekomandohet vetëm për 3-4 ditë, sepse dëmtojnë mukozën e hundës.
Mjekimi me antihistaminik nga goja, jep vetëm qetësim të përkohshëm.
Heqja kirurgjikale e adenoideve aplikohet sa herë që e rekomandon mjeku otojatër. Ulja e dëgjimit është një arësye më tepër për t’ju drejtuar metodës kirurgjikale të kurimit.
Diagnoza diferenciale bëhet me polipet e hundës. Ato karakterizohen nga mungesa e nujatjes. Nuk janë ind limfatik. Për më tej kërkohen ekzaminime të tjera si CT e kokës, etj.
Disa fëmijë kanë zakon të fusin objekte të vogla ( kopsë, fasule, copa letre etj) në vrimat e hundës. Në këtë rast bllokimi i hundës është vetëm në ndjerën anë. Sekrecionet janë të verdha, me erë të rëndë, për shkak të infeksionit.

Ndodh që, shumë raste me adenidit hipertrofik, pas moshës 6-7 vjeç, atrofizohen vetë.
Higjena e mirë e hundës me anë të lavazhit të shpeshtë me ujë fiziologjik, parandalon mbivendosjen e infeksioneve.

Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme

MeMjekun

Recent Posts

Studimi i ri/ Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar në 50 vitet e fundit

Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar gjatë 50 viteve të fundit, sipas shkencëtarëve,…

3 days ago

Dermatologji estetike/ Llojet e fillerave, çfarë janë? Karakteristikat dhe dallimet

Fillerat janë substanca të injektueshme (në indin nënlëkuror ose në dermën e thellë) që përdoren…

1 week ago

Ushqimet që lehtësojnë Sindromën Paramenstruale

Sindroma Paramenstruale (PMS) prek 20 deri në 50% të grave në moshë riprodhuese, dhe 5%…

1 week ago

Çfarë është kafja dekafeinato, nuk dëmton mëlçinë por ja çfarë të kemi kujdes

Kafeja pa kafeinë bëhet nga kokrra kafeje të përpunuara për të ulur nivelet e kafeinës…

1 week ago

Çfarë duhet të bëni nëse ka kandil në det? Udhëzues nëse ju pickojnë

Përballja me kandil deti është një nga 'fatkeqësitë' më të zakonshme të verës. Në vitet…

3 weeks ago

Lëkura, si shfaqen lythat (verrucae) në pishinë?

Lythat e pishinës janë rritje beninje të lëkurës të shkaktuara nga papillomavirusi njerëzor (HPV). Mjedisi…

3 weeks ago