Regjimet ushqimore janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut, dhe ndër më të përdorurat dhe efektivet është regjimi ushqimor mesdhetar, por ka dhe alternativa të tij.
Në artikullin më poshtë do flasim për regjimin ushqimor nordik, paleolitik, japonez, vegjetarian dhe pjata e Harvardit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH ka folur mbi përfitimet e regjimit ushqimor nordik, duke e konsideruar si një ndër më të mirët për shëndetin. Efektet pozitive të këtij regjimi tipik të vendeve nordike reduktojnë rrezikun e sëmundjeve si tumori, diabeti dhe shqetësime të tjera kardiovaskulare.
Ajo bazohet në ushqime tipike të vendeve të Evropës së Veriut, si Islanda, Zvicra, Finlanda, Norvegjia dhe Danimarka. Në 2004 një grup shefash kuzhine të këtij vendi u bashkuan për të hartuar atë që quhet Regjimi i Ri Nordik.
Synimi i tyre ishte të promovonin konsumin e produkteve vendase, të freskëta dhe të egra për të mbrojtur shëndetin, gastronominë, qëndrueshmërinë dhe identitetin nordik. Për çfarë ushqimesh po flasim? Në thelb bëhet fjalë për:
Perime me gjethe jeshile
Fruta dhe manaferra
Drithëra integrale dhe bishtaja
Peshk yndyror disa herë në javë
Produkte qumështi me pak yndyrë
Vaj kolëze.
Flitet gjithnjë e më shumë për të. Regjimi ushqimor paleolitik është tipik për disa popullsi të pyjeve të Amazonës, savanës afrikane dhe disa ishuj të Paqësorit.
Ky regjim ushqimor propozon një ushqyerje në bazë të gjenetikës sonë dhe evoluimit si specie. Bazohet kryesisht në një regjim ushqimor të ngjashëm me atë të paraardhësve tanë gjahtarë-grumbullues. Regjimi ushqimor paleolitik përfshin:
Perime
Fara dhe fruta të thata
Peshq dhe fruta deti
Mish
Vezë
Fruta.
Siç mund ta shihni, përjashtohen tërësisht nga ky regjim produktet e qumështit, gluteni dhe drithërat. Studime mjekësore tregojnë se regjimi ushqimor paleolitik mund të përfshihet në listën e regjimeve ushqimore të shëndetshme pasi ka efekte të dobishme si:
Rrezik më i vogël të sëmundjeve të koronares
Zvogëlim të treguesve të inflamacionit
Humbje më të madhe të perimetrit të barkut.
Ishujt e Okinawa ndodhen në jug të Japonisë. Njihen jo vetëm për bukurinë e atyre vendeve, por edhe sepse atje jetojnë njerëzit më jetëgjatë e të shëndetshëm në botë.
Mes arsyeve të ndryshme që qëndrojnë pas kësaj jetëgjatësie është eliksiri më jetë gjatë i këtij vendi aziatik, pra regjimi i tyre ushqimor. Shumë studime kanë treguar se bëhet fjalë për një nga regjimet ushqimore më të shëndetshme, por nuk janë vlerësuar ende efektet e tij në popullsi të tjera. Kjo është pikërisht ndryshimi mes regjimit ushqimor japonez dhe atij mesdhetar dhe nordik.
Menuja e përditshme e japonezëve ka:
Perime me fletë jeshile
Peshq e molusqe, si kallamari, disa herë në javë.
Soja dhe derivatet e saj, si tofu
Drithëra integrale dhe patate të ëmbla
Algat kombu
Një tjetër aspekt karakteristik i regjimit ushqimor japonez është konsumi i racioneve të vogla disa herë në ditë, me një varietetet përbërësish në çdo vakt.
Shoqata Ndërkombëtare Vegjetariane e quan regjimin ushqimor vegjetarian si “një model ushqyerje bazuar në ushqime me origjinë bimore, me apo pa produkte të qumështit, vezë dhe /ose mjaltë”.
Kjo e bën këtë regjim ushqimor të ndryshueshëm, sipas asaj që ndiqet, një regjim ushqimor vegan, ovo-vegjetarian etj., por në përgjithësi bazohet në vetëm në ushqime me origjinë bimore. Rezultati është një raporti i mirë vitaminash, mineralesh, fibrash dhe një zvogëlim të burimit të kolesterolit dhe yndyrnave të ngopura.
Mes përfitimeve të këtij regjimi ushqimor është vërejtur një zvogëlim i rrezikut për të vuajtur nga tensioni i lartë, hiperkolesterolemia dhe sëmundjet kardiake.
Pjata e Ushqimit të Shëndetshëm, apo pjata e Harvardit është një mjet i krijuar nga ekspertët nutricionistë të Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit. Puna e këtij grupi kishte si qëllim të hartonte një udhëzim për të edukuar dhe ndihmuar popullatën amerikane për të bërë zgjedhje të mira shëndetësore.
Bëhet fjalë për një skemë vizuale: Gjysma e pjatës këshillohet të mbushet me fruta dhe perime, çereku me burim proteinash dhe çereku tjetër me burim karbohidratesh.
Pra, përqendrimi bëhet në cilësinë e regjimit ushqimor dhe jo sasinë. Këshillohet për shembull, të konsumohen drithërat integrale në vend të miellit të përpunuar, të pini ujë në vend të pijeve energjike apo të gazuara dhe të ndiqet një regjim ushqimor hipokalorik, por dhe të zgjidhni vajra bimorë dhe fruta të thata.
Të gjitha regjimet ushqimore që u analizuan janë të shëndetshme dhe të mbështetura nga prova shkencore dhe siç është verifikuar të gjitha kanë të përbashkët me regjimin ushqimor mesdhetar këto pika:
Bazohen në konsumin e produkteve të freskëta dhe vendase, të pasura me fibra, vitamina, minerale dhe fitokimikë.
Përfshijnë burime proteinash dhe yndyrnash të pangopura
Përjashtojnë ushqime të përpunuara, të pasura me sheqerna dhe miell të rafinuar dhe këshillojnë reduktimin e konsumit të mishit të kuq dhe yndyrnave të ngopura.
Prandaj, mund të arrijmë në përfundimin se regjimi ushqimor mesdhetar është më i mirë që mund të adoptohet në zonën e referimit, ku përfshihet edhe Shqipëria, por në vende të tjera të botës ekzistojnë regjime të tjera ushqimore gjithashtu të shëndetshme.
Në çdo rast, regjimi ushqimor duhet të jetë i ekuilibruar i bazuar në nevojat personale dhe konsumin e ushqimeve të freskëta dhe vendase, si vaji i ullirit, sardelet, arrat dhe pula. Nuk duhet të harrojmë gjithashtu që të kemi një stil të shëndetshëm jetese me aktivitet fizik, kështu që… harroni përtacinë!/ MeMjekun.com
Artikull i referuar tek: Këndvështrimet aktuale mbi ushqimin e gjahtar-grumbulluesit dhe evolucionit të regjimit ushqimor njerëzor
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…