Gjaku përbëhet nga disa lloje qelizash që janë në lëngun e quajtur plazma. Ato janë rruazat e kuqe (eritrocitet, RBC), rruazat e bardha (leukocitet, WBC) dhe trombocitet.
Të gjitha këto qeliza prodhohen nga palca kockore dhe hyjnë në qarkullimin e gjakut kur maturohen.
Numri i eritrociteve, RBC konsiston në matjen e sasisë së tyre, (nga pikëpamja teknike ato maten për vëllimin njësi të gjakut, për shembull numrin e pranishëm në secilin litër).
Funksionimi i këtyre qelizave ka një rëndësi thelbësore për mbijetesën e organizmit, pasi transportojnë oksigjenin në të gjitha indet, dhe kryejnë shkëmbimin e gazit oksigjen-dioksid karboni.
Sipas Medscape më poshtë janë vlerat normale për rruazat e kuqe të gjakut, por gjithmonë duhet të keni parasysh të shihni vlerën referuese në fletën tuaj të analizës.
Meshkujt: 4.52 – 5.90 x1012 për litër
Femrat: 4.10 – 5.10 x1012 për litër.
Numërimi i rruazave të kuqe është një parametër që vlerësohet brenda numërimit të plotë të gjakut: një rritje apo zvogëlim e përqëndrimit duhet të interpretohet në lidhje me parametrat e tjerë, si hemoglobina, hematokriti dhe vlerat e tjera të rruazave të kuqe (MCV, MCH, MCHC).
Ndryshimi i vlerave normale zakonisht pasqyrojnë atë të hematokritit dhe hemoglobinës.
Nëse vlerat e rruazave të kuqe, hematokritit dhe/ose hemoglobinës janë më të ulëta se normalja, pacienti është anemik.
Nëse vlerat e rruazave të kuqe dhe hemoglobinës janë më të larta se normalja, pacienti vuan nga policitemia.
Sasia e eritrociteve, bashkë me përqëndrimin e hemoglobinës dhe hematokritit, duhet të interpretohen me kujes, sepse shpesh është numerikisht në lidhje me vëllimin e plazmës.
Situata ku vëllimi i plazmës rritet, për shembull gjatë shtatzënië apo hidratimit të tepërt, zvogëlojnë këto vlera dhe nuk janë tregues i anemisë.
E kundërta, nëse vëllimi i plazmës zvogëlohet, për shembull në rastet e dehidratimit, këto vlera rriten, por nuk tregojnë policiteminë.
Ka një sërë faktorësh që mund të ndikojnë në rezultat:
Rezultati ndryshon pas një transfuzioni
Shpesh ndryshimi i vlerave normale është tranzitor dhe mund të korrigjohet lehtësisht dhe/ose të kthehet në normalitet.
Jetesa në vende të larta rrit vlerat, pasi organizmi reagon në zvogëlimin e oksigjenit.
Femrat kanë tendencën të kenë një përqëndrim lehtësisht më të ulët se meshkujt
Duhanpirja shkakton një rritje të vlerave.
Numërimi i rruazave të kuqe është pjesë e analizave komplet të gjakut, që në pjesën më të madhe të rasteve kërkohet si një analizë e zakonshme.
Në rast se pacienti ka simptoma që mund të flasin për një sëmundje të lidhur me prodhimin e rruazave të kuqe, gjaku komplet është i nevojshëm për të gjetur diagnozën, sidomos për të ndarë llojet e ndryshme të anemisë.
Kjo analizë mund të bëhet dhe me intervale të rregullta për të kontrolluar pacientët që janë diagnostikuar me patologji të gjakut apo veshkave, si probleme me mpiksjen, aneminë kronikë dhe policiteminë. Kemioterapia dhe radioterapia shpesh bëjnë që palca kockore të prodhojë më pak qeliza gjaku, dhe analiza për këtë bëhet rregullisht.
A ndihmon regjimi ushqimor në mbajtjen e numrit të rruazave të kuqe në vlera normale?
Ushqimet e pasura me hekur ndihmojnë në mbajtjen të shëndetshme të rruazave të kuqe të gjakut, por gjithashtu e rëndësishme është dhe marja e vitaminave të nevojshme për prodhimin e tyre mes të cilave:
Vitamina E, që gjendet tek ushqimet si perimet me ngjyrë jeshile të erët, arrat, farat, mango dhe avokado;
Vitaminat B2, B12 e B3 që gjenden tek ushqime si veza, drithërat integrale dhe banane.
Folatet, të pranishme në fasule, thjerrëza, lëngun e portokallit dhe perimet me gjethe jeshile. /MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…