Ndër sfidat e vështira të fushës së mjekësisë, mbetet ethja e zgjatur, kur sëmundja mbetet e paqartë për më shumë se një javë.
Shpesh, në infeksionet virale temperatura vjen në normë pas një jave. Nëse kjo vazhdon më tej, mjekët thellohen në analiza, për të gjetur shkakun e vërtetë të temperaturës.
Në 70% të rasteve janë sëmundjet autoimune . Sistemi imunitar, tek këto të sëmurë, për shkaqe të panjohura, i sulmon indet e veta të inflamuara,
Sëmundjet autoimune, si t’i trajtojmë
Sëmundjet autoimune, kjo gamë e gjerë sëmundjesh që përbën një patologji kronike, nuk mund të kurohet përfundimisht. Trajtimi konsiston në kontrollin e procesit të patologjisë dhe në uljen e simptomatikave të dhimbjeve.
Sipas Prof.Asc.Dr. Kristi Morcka, Shef i Shërbimit të Reumatologjisë në Spitalin Amerikan 3, një sëmundje autoimune zhvillohet kur sistemi imunitar, i cili ka për qëllim mbrojtjen e organizmit nga mikrobet, për shkaqe deri tani të panjohura, sulmon me anë të qelizave limfocite B dhe T, qeliza të shëndosha të vetë organizmit.
Sistemi imunitar i cilëson si të huaja dhe i shkatërron ato. Për këtë arsye këto sëmundje quhen sistemike, sepse prekin disa inde, qeliza, organe të trupit tonë, duke shkaktuar ankesa dhe shenja të cilat do t’i përshkruajmë më poshtë.
Sot në literaturën mjekësore përshkruhen më shumë se 80 tipe të sëmundjeve autoimune, të cilat disa vite më parë ishin të panjohura. Shumë nga këto sëmundje kanë shenja të ngjashme, gjë që e bën të vështirë diagnozën dhe diferencimin midis tyre. (Kolagjenozat)
Të tjerat po i radhisim më poshtë:
– Ethja reumatizmale ose artriti juvenil.
Karakterizohet me temperaturë 38-38.5°C mbi 3 javë. Dhimbje kyçesh, muskujsh, çfaqje të eritemave në lëkurë, por jo në të gjitha rastet. Edhe ënjtjen, skuqjen e kyçeve nuk e ndeshim në të gjitha format.
– Sepsisi ( infeksion në gjak) Në fëmijët e porsalindur ky infeksion mund të vijë nga lidhja e kordonit të fëmijës.
Një formë e rëndë e sepsisit të moshave 3-15 vjeç është meningokoksemia. Kalimi i meningokokut në gjak prek më pas gjëndrat mbiveshkore duke dhënë një kapilarotoksikozë me një gjendje toksike, shumë të rëndë, që shoqërohet me pika hemoragjike , ngjyrë mavi, në lëkurë dhe në organet e brendshme.
– Abcesi i cili varet nga lokalizimi: i trurit, i mushkërive, veshkave, tonsillave.
Në 80% të rasteve shkaktarë të abceseve janë Stafilokoku i artë. Kohët e fundit janë konstatuar shtame rezistente të Stafilokokut.ndaj grupit të ceporinave, Kjo e bën më të vështirë për ta dominuar këtë mikrob.
– Sëmundjet tumorale
– Infeksionet nga rikeciet, spiroketat dhe leptospirat.
Këto mikroorganizma mbahen në natyrë në burimet (rezervuarët) shtazore apo në artropode. Thuajse, të gjitha transmetohen përmes vektorëve artropodë (psh. rriqnat, akarinet, morrat apo pleshtat). Njerëzit infektohen rastësisht me këto mikrobe, nëpërmjet pickimit të insekteve që , më parë kanë pickuar kafshën e sëmurë.
Burimi i sëmundjes, vektorët dhe sëmundjet kryesore zhvillohen kryesisht në zona endemike, në fushat me orizore, aty ku ka brejtës, të cilët mbyllin ciklin biologjik të këtyre infeksioneve.
– Sëmundjet mykotike.
Këto vijnë si pasojë e përdorimit pa kriter të antibiotikëvet,
– Disa sëmundje malinje.
– Infeksionet e endokardit ( pjesa e brendshme e mureve të zemrës). Në këtë rast temperatura qëndron 37.2- 37.4°C.
– Osteomieliti ( infeksioni kockës pas ndonjë traume, ose pas ndonjë dhëmbi të prishur)
Së pari merret një hemokulturë, që do të thotë: një sasi e vogël gjaku, dërgohet në laborator për mbjellje, për të përjashtuar një shkaktar mikrobik në gjak., Edhe urokultura nevojitet për të përjashtuar infeksionet urinare recidivante.
Konsulta mjekësore do të vendosë për analizat e tjera si ato antiinflamatore
Echo, skaner, biopsia nëse është e nevojshme.
Mjekimi në fazën e parë është në bazë të po shenjave. Pra, jepen serumet, qetësues të temperaturës dhe të inflamacionit. Ndonjë antibiotik me spektër të gjerë, kur konsulta mjekësore e gjykon si të nevojshme.
Më pas mjekimi vazhdon në bazë të shkaktarit.
Mendoj se ky informacion i shkurtër do tu vlejë për të kuptuar më shumë, se sa diapazon të gjerë dhe sa enigma ka fusha e mjekësisë.
Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…