Hiperlipidemitë janë gjendje të diagnostikuara në prani të nivelit të lartë të kolesterolit dhe/ose triglicerideve në gjak. Arsyet në bazë të saj mund të jenë të shumta por mes tyre mund të përmendim:
Kongjenitale, pra të pavarura nga stili i jetës.
Dhe të fituara, si në pjesën më të madhe të rasteve të lidhura me ushqyerjen dhe një jetë sedentare.
Kjo gjendje përballohet me një regjim ushqimor, në rastet kur është e nevojshme dhe me ilaçe, por tek shumë pacientë vetëm rregullimi i regjimit ushqimor është në gjendje të rregullojë kuadrik lipidik.
Dhe pse janë gjendje pa simptoma, këto ndryshime të niveleve janë shumë të rrezikshme: rrisin nivelin e kolesterolit dhe të triglicerideve në gjak duke sjellë dëmtime kardiovaskulare si iktus, trombozë e infarkt, prandaj është e rëndësishme që të rregullohen sa më shpejt vlerat e gjakut.
Lexo edhe- Analiza e kolesterolit/ Vlerat, kolesteroli i mirë dhe i keq
Siç e përmendëm më sipër, regjimi ushqimor dhe aktiviteti fizik shpesh përmirësojnë lipideminë, dhe nivelin e yndyrës në gjak. Në veçanti, fillimisht duhet ti kushtoni rëndësi peshës trupore, pasi duke rregulluar atë automatikisht ulen vlerat e gjakut.
Duhet ndjekur një regjim ushqimor hipokalorik në rastin e mbipeshës dhe obezitetit, duke patur parasysh se vetëm një rënie prej 10% e peshës në fillim sjellë një sërë avantazhesh të shpejta dhe konkrete përsa i përket zvogëlimit të rrezikut kardiovaskula.
Përbërja e yndyrnave të regjimit ushqimor duhet të parashikojë një sasi të madhe yndyrnash me origjinë bimore si vaji i ullirit apo i lirit, frutat e thata, farat, dhe një konsum të ulët të yndyrnave shtazore që vijnë nga qumështi i plotë dhe derivatet e tij, mishi i kuq, sallamet e mishi i përpunuar, veza dhe të brendshmet e kafshëve.
Teorikisht thuhet se dallimi mes yndrynave bimore dhe atyre shtazore në përgjithësi janë yndrynat e ngopura, pra molekulat që janë në gjendje të rrisin sasinë e kolesterolit në gjak. Efektet pozitive ndihen me konsumin e përditshëm të vajit të ullirit ekstra të virgjër, edhe pse nuk duhet të ekzagjerohet për shkak të fuqive të mëdha kalorike.
Të ashtuquajturat acidet yndyrore omega-3, të cilat gjenden sidomod tek peshku, kërkojnë një shpjegim të veçantë: ato sjellin një përfitim të madh për profilin e lipideve në trup, prandaj këshillohet të konsumohet peshku i kaltër , të cilët së bashku me salmonin janë i vetmi përjashtim i lidhur me mishin yndyror.
Sheqernat duhet të jenë komplekse, kryesisht nga makaronat dhe buka (mundësisht integrale), pasi sheqernat e rafinuara si ato të ëmbëlsirave përkeqësojnë situatën.
Fibrat gjithashtu sjellin përfitime prandaj këshillohet të përdoren bollshëm dhe të konsumoni përditë fruta e perime duke shtuar të paktën një herë në javë makarona apo bukë integrale.
Marrja e proteinave nuk ndryshon krahasuar me atë të këshilluar në një regjim ushqimor të balancuar, dhe pse këshillohet përdorimi i proteinave me origjinë bimore si drithërat integrale dhe bishtajat, për të shmangur ekzagjerimin me yndyrnat e mishit.
Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe alkooli, i cili duhet shmangur totalisht në rastin e triglicerideve të larta.
Si përfundim mund të jetë e nevojshme një përmbledhje e ushqimeve që përmbajnë acidet yndyrore omega-3:
Peshku i kaltër, sardelet, salmoni, skumbritë, farat e lirit, soja, arrat, vajrat të lirit, sojës apo arrës.
Sigurisht jo të gjitha këto ushqime kanë të njëjtën sasi omega-3, apo të njëjtën cilësi, por një regjim ushqimor me varietete dhe të shëndetshme ka vend për të gjitha. / MeMjekun.com
TABELA
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…