Regjim ushqimor

Regjimi ushqimor/ Çfarë duhet të konsumoni nëse keni vlera të larta të acidit urik

Acidi urik i lartë, apo hiperuricemia, lidhet tradicionalisht me sasinë e ushqimit dhe lëngjeve. Kjo gjendje varet nga faktorë të ndryshëm, kontrolli i regjimit ushqimor është thelbësorë për trajtimin

HIPERURICEMIA APO ACIDI URIK I LARTË

Acidi urik është një përbërës që desekretohet nga veshkat në format e karbonit, azotit, oksigjenit dhe hidrogjenit. Ajo është rezultat i shpërbërjes së prurinës, susbtanca e prodhuar nga trupi jonë ose me origjinë ushqimore.

Prania e acidit urik nuk është problem për shëndetin nëse rihyn në parametrat normalë, por bëhet kur tejkalon nivelet për arsye të ndryshme. Në këtë rast flasim për hiperuricemi. Një nga simptomat më të ashpra të saj është sulmi i Përdhes. Pasojat e nivelit të lart të acidit urik mund të jenë të ndryshme, mes të cilave dëmtimi i veshkave, kardiovaskular dhe artriti kronik.

 

Lexo edhe- Regjimi ushqimor nëse vuani nga sëmundja e Përdhes (Gota)

ACIDI URIK I LARTE DHE USHQIMET

Ata që vuajnë nga acidi urik i lartë duhet të shmangin disa ushqime apo të kufizojnë konsumin e tyre.

Ushqimet e pasura me purine
Purinat janë produkt natyral i metabolizmit tonë. Kur degradojnë shfaqet acidi urik. Kontrolli i konsumit të ushqimeve të pasura me purinë, pra, mudn të ndihmojë në zvogëlimin e sasisë së acidit urik në qarkullim dhe parandalon sëmundjen e Përdhes.

Ushqimet që mbajnë më shumë purine janë: mëlçite, veshkat, dhe të brendshmet, mishi i viçit, qengjit dhe derrit. Gjiashtu peshku i kaltër si sardelet, açuget, toni, gaforret. Eliminimi i tyre nga regjimi ushqimor do të thotë të heqësh dorë nga përfitimet prej tyre, prandaj duhet ti konsumi në mënyrë të moderuar.

Salçicet
Djathi shumë i fermentuar
Disa perime si asparagët, bizelet, spinaqi dhe domatja. Do të ishte mirë të kufizohej përdorimi i tyre disa herë në javë.

Ushqimet e pasura me yndyrë
Ata që kanë nivel të lartë të acidit urik duhet të kenë kujdes në konsumin e ushqimeve që janë të pasura me yndyrna. Një nga zgjedhjet më të mira është vaji i ullirit ekstra i virgjër, i konsumuar krudo apo si përbërës për të gatuar. Duhet të shmangni ushqimet e procesuara që kanë yndryna të hidrogjenizuara.

Fruktoza dhe pijet me sheqer

Fruktoza është i vetmi karbohidrat që ka tregaur se ka lidhje direkte me metabolizmin e acidit urik. Në këtë rast flasim për pije me bazë kolën, pije të tjera të gazuara dhe sheqerosura dhe lëngjet e frutave.

Rreziku i Përdhes është i dyfishtë tek personat të cilët pijnë dy apo më shumë gota me pije të sheqerosura në ditë, krahasuar me atë që pi vetëm një në muaj.
Nuk ka ende një arsye të qartë pse këto pije prodhojnë një rritje të acidit urik. Mund të jetë e lidhur me praninë e substancave të tjera përveç fruktozës apo një stil jete jo e shëndetshme.

Alkooli

Në rasti ne pijeve alkoolike, nuk ka dyshime. Rreziku i Përdhes është më i ulët tek meshkujt që konsumojnë 50 gram apo më pak alkool në ditë krahasuar me ata që nuk pijnë. Qoftë tek meshkujt e qoftë tek femrat konsumi i alkoolit është i lidhur me një nivel të madh të uricemisë dhe Përdhes, por me një rrezik më të lartë tek femrat.

Një konsum i tepruar dhe i vazhdueshëm i alkoolit rrit përqëndrimin e acidit laktik, duke penguar eliminimin e acidit urik nga ana e veshkave.

DISA UDHEZIME QE DUHET TE NDIQNI

Në lidhje me hiperuriceminë nuk mjafton thjesht të flasim për ushqime të ndaluara. Ka disa norma dhe aspekte të tjera që duhen konsideruar dhe që ndihmojnë në përmirësimin e kuadrit kompleks.

Së pari, duhet mbajtur në kontroll pesha. Ata që janë mbipeshë duhet të dobësohen gradualisht.

Së dyti, nuk duhet ti nënshtrohen agjerimeve apo reduktimit drastik të kalorive pasi niveli i acidit urik në këtë rast rritet.

Së treti, hidratohuni sa më shumë duke pirë të paktën dy litra ujë në ditë.

Këto udhëzime duhet të shoqërohen me një terapi mjekësore specifike, sigurisht të dhënë nga specialisti.

Pra, siç e thamë, në rastin e hiperuricemisë do të jet ëmirë të kufizohet konsumi i mishit të kuq, peshkut të kaltër, pijeve me ngjyrë dhe sheqer dhe alkooli. Një ndihmë të madhe jep konsumi në vakte të vogla e të shpeshta, pini shumë lëngje, hani fruta dhe perime të freskëta, drithëra integrale, qumësht dhe kos të skremuar. / MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago