Nena dhe Femija

Debati i gjerë për rezistencën mikrobike, çfarë duhet të dimë

Në klinikat pediatrike, peshën kryesore e zenë sëmundshmëria akute.
90% e tyre janë infeksione të rrugëve të frymëmarrjes dhe diarreike. Pjesa tjetër janë sëmundjet kronike dhe procedurat administrative.
Prandaj mjeku pediatër përballet shpesh me përdorimin e antibiotikëve.

Infeksionet kanë dy shkaqe kryesore:
•Mikrobike, që janë rreth 60% të infeksioneve akute.
•Virusale, të cilat nuk mjekohen me antibiotikë.

Ka raste kur prindërit hezitojnë të përdorin antibiotikët fëmijës. Në fakt, ka kritere dhe protokolle, se si mjeku duhet ti përdorë këto ilaçe. Është kopetencë e mjekut të bëjë vlerësimin e gjendjes së të sëmurit. Historiku i sëmundjes e ndihmon për diagnozën më të saktë. Po kështu, mjeku i familjes njeh edhe kushtet e banesës, higjenën e mjedisit përreth, mbajtjen e kafshëve shtëpiake.

Vlerëson edhe faktorët ekonomikë që lidhen me sëmundjen e pacientëve të vegjël.

Mjeku i urgjencës qetëson shenjat e sëmundjes, ndërsa mjeku i familjes kuron të sëmurin , me të gjithë kompleksitetin e problemeve që ai ka.

Ky është një fakt i pamohueshëm që duhet vlerësuar nga ana e prindërve, në zgjedhjen e mjekut.

Edhe sezonaliteti dhe situata epidemiologjike ndikon në përcaktimin e mjekimit. Psh:
në stinën e dimrit predominojnë infeksionet virusale prandaj nuk është e nevojshme të përdoren antibiotikë.

Vetëm kur ato komplikohen me mbivendosjen e mikrobeve sekondare, i shtohen antibiotikë.

Stina e nxehtë karakterizohen nga mikrobe të tipit stafilokok, Escherischia Coli, etj.që kërkojnë antibiotikë me spektër të gjerë.

Nga përzgjedhja e antibiotikut varet efektshmëria e mjekimit.
Në fushën e Mjekësisë
ka disa parime bazë për të zgjedhur mjekimin.
1- Ndjeshmëria e mikrobit infektues,
2-Njohja e informacionit mbi farmakologjinë klinike.
3-Provat laboratorike të mbjelljen së shkaktarit në laborator, si urokultura, coprokultura , mbjellja e sekrecionin të fytit, hundës etj.
4- Përthithja dhe përhapja e barnave në organizëm
Përdorimi pa kriter i antibiotikëvet ka sjellë pasojë rezistencën mikrobike.
Shumica e mikrobeve që na rrethojnë mund të çfaqin rezistencë ndaj antibiotikëve që përdoren në mjekësi. Edhe në rastet kur fëmija mjekohet rrallë me antibiotik, ky fenomen mund të ndodhë sepse këta mikrobe kanë fituar rezistencë nga mjekimi i fëmijëve të tjerë të kontaktit. Pra, rezistenca mikrobike kthehet në shqetësim të komunitetit, spitale,çerdhe,kopshte etj.
Sot, OBSH po punon për të ndërtuar strategji që minimizojnë rezistencën bakteriale.
Edhe përdorimi i antibiotikëve më industrinë e agrikulturës mbetet për tu parë.

Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme

MeMjekun

Recent Posts

Studimi: Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur rrit rrezikun e atakut në zemër

Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur është e rrezikshme për zemrën, si dhe për mëlçinë, thotë…

3 weeks ago

Ushqime që duhet t’i shmangni kur merrni antibiotikë

Antibiotikët janë thelbësorë në trajtimin e infeksioneve bakteriale, por për të ushtruar plotësisht efektin e…

3 weeks ago

5 këshilla të dobishme për vendosjen e kufijve me gjyshërit

Me gjithë emocionet që sjell ardhja e një foshnje të re, vendosja e pritshmërive dhe…

4 weeks ago

Kujdes! Instruktorë fitnesi me inteligjencë artificiale shesin përfitime joreale

Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime…

1 month ago

Çfarë është hantavirusi dhe si përhapet?

Hantavirusi, një sëmundje e rrallë që zakonisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj urinës ose jashtëqitjes së…

1 month ago

Kërko! Merr ndihmën dhe mbështetjen që të nevojitet pas lindjes !

Thuhet se duhet një fshat i tërë për të rritur një fëmijë, por “fshati” duket…

1 month ago