Mirëqenie

Gabimisht e lidhim vetëm me sëmundjen, por pse është i rëndësishëm edukimi për shëndetin

Edukimi për shëndetin është thelbësor për shoqërinë bashkëkohore. Përmes përvetësimit të njohurive dhe aftësive nga popullata, çdo individ është në gjendje të marrë vendime të vetëdijshme për shëndetin e tij.

Megjithëse koncepti i shëndetit për shumë prej nesh është kuptuar si mungesë sëmundjesh, në të vërtetë ka kuptim më të gjerë. Shëndeti duhet të kuptohet si gjendje e mirëqenies personale dhe sociale.

Për më tepër, e rëndësishme është të konsiderojmë se për të pasur një shëndet të mirë, duhet të promovohet përgjegjësia individuale. Kjo nuk do të thotë vetëm të adoptosh zakone të shëndetshme për veten por dhe për të tjerët.

ÇFARË SYNON EDUKIMI MBI SHËNDETIN

Në vitet e fundit, edukimi për shëndetin ka marrë një rëndësi të madhe dhe konsiderohet si një ndër aspektet thelbësore të proceseve të lidhura me arsimin dhe edukimin shëndetësor. Sipas OBSH-së, me edukim për shëndetin nënkupton:
“Aktivitetet edukative kanë për qëllim rritjen e njohurive të popullatës në lidhje me temat që lidhen me shëndetin dhe zhvillimin e vlerave, sjelljeve dhe aftësive personale që promovojnë shëndetin.

Sipas ekspertëve të tjerë, përmes edukimit për shëndetin njerëzit mësojnë se të sillen në mënyrë të tillë që promovojnë shëndetin, mirëqenien dhe shërimin. Me fjalë të tjera, fiton sjellje dhe zakone të shëndetshme.

Por në fakt shkon dhe më tej, duke pasur parasysh që lejon dhe zhvillimin e aftësisë kritike të individit në lidhje me shëndetin e tij, si dhe ti japë atij mjetet për tu kujdesur për veten dhe të tjerët.

Gjithashtu vlerëson faktorët e ndryshëm që ndikon në shëndetin e popullatës. Për shembull, duke analizuar shkaqet mjedisore, sociale dhe ekonomike në bazë të sëmundjeve dhe problemeve të ndryshme shëndetësore.

METODOLOGJIA

Si çdo proces edukativ, edukimi për shëndetin bëhet përmes metodologjive të ndryshme. Në vend të parë, gjejmë metodat direkte apo dypalëshe. Për shembull, mësuesi i cili transmeton njohuritë e tij tek nxënësi apo një bisedë në grup.

Brenda metodave të tilla gjejmë dhe atë të bisedës mbi argumente relative për shëndetin dhe dialogu. Një shembull i qartë për këtë është ajo me mjekun gjatë një vizite, ku profesionisti jep një sërë rekomandimesh për pacientin.

Së dyti, është metoda indirekte, pra dhënia e një mesazhi që mund të shkojë në shumë persona përmes masmedias. Për shembull, edukimi për shëndetin bëhet përmes broshurave dhe gazetave, apo televizioneve dhe radios.

RËNDËSIA E INTERNETIT

Me rëndësi të nënvizohet se interneti luan aktualisht një rol thelbësor në shpërndarjen dhe edukimin shëndetësor. Sot, në fakt, është burimi më i gjerë i informacionit. Problemi qëndron në faktin se informacioni është i vërtetë apo fals.

Prandaj është e nevojshme të dimë si ta përdorim atë dhe të kërkojmë gjithmonë burime të besueshme dhe edukative. Gjithnjë e më shumë po rriten aplikacionet e programet në dispozicion me qëllimin e promovimit, në nivele të ndryshme, të shëndetit dhe zakoneve të shëndetshme.

Së fundmi, duhet theksuar se edukimi për shëndetin nuk është një proces i përqendruar vetëm tek më të rinjtë, por kërkon një bashkëpunim të të gjithë popullatës. Nuk është kurrë vonë për të mësuar dhe për të marrë përgjegjësitë për shëndetin tënd./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago