Të njohim ilaçet/suplementet

Të njohim ilaçet/ Antibiotiku Augmentin, përbërja dhe efektet anësore

Augmentin është një antibiotik që përmban dy përbërës aktivë, amoksicilinën dhe acidin klavulanik.

Amoksicilina është një antibiotik efikas në trajtimin e infeksioneve të ndryshme bakteriale, por në shumë raste është dhe zgjedhja e parë për trajtimin e dhimbjeve të fytit nga streptokoku, polmonitit, infeksione të lëkurës, infeksione të traktit urinar etj. Është një ilaç që merret nga goja.

Amoksicilina është e disponueshme që nga viti 1972 dhe përfshihet në listën e ilaçeve thelbësore nga OBSH, pra, lista më e rëndësishme që duhet të ketë një sistem shëndetësor bazë. Ajo është një nga antibiotikët që jepet më shpesh tek fëmijët.

Acidi klavulanik është një ilaç beta-laktam që funksionin si frenues i beta-laktamazës. Në vetëvete nuk është një antibiotik, por në kombinim me antibiotikë të grupit të penicilinës, mund të tejkalojë rezistencën e baktereve që prodhojnë beta-laktamazën, substaca që çaktivizon pjesën më të madhe të penicilinave.

Antibiotikët nuk funksionojnë në rastet e ftohhjes, gripit apo infeksioneve të tjera virale, dhe për këtë arsye nuk merren asnjëherë pa recetë nga mjeku.

PËR ÇFARË SHËRBEN

Kombinimi amoksicilinë-acid klavulanik që përmban Augmentin përdoret në trajtimin e një sërë infeksionesh bakteriale mes të cilave:
Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, apo infeksione otomastoide si sinuziti bakterial,
Otiti akut,
Acarimi i bronkitit kronik
Infeksione të traktit respirator si bronshiti apo bronkopolmoniti,
Infeksione të dhëmbëve,
Infeksione të traktit enterik dhe rrugëve biliare si peritoniti
Infeksione uro-gjenitale si cistiti akut apo pielonefriti
Infeksione gjinekologjike,
Infeksione të lëkurës dhe indeve të buta si celuliti bakterial, plagë të infektuara, djegie dhe kafshim i kafshëve,
Infeksione të kockave dhe nyjeve si osteomeliti.
Amoksicilina dhe acidi klavulanik përdoren ndonjëherë dhe për trajtimin e disa sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

MEKANIZMI DHE SPEKTRI I VEPRIMIT

Ky ilaç vepron duke frenuar sintezën e mureve të qelizave bakteriale, duke penguar ndërlidhjen e kryqëzuar mes zinxhirëve linearë të peptidoglikanit janë një përbërës i rëndësishëm për muret qelizore të baktereve qoftë gram-pozitiv apo gram-negativë.

Zakonisht të ndjeshëm ndaj amoksicilinës janë këto baktere: Streptocoçus, Bacillus subtilis, Enterocoçus, Haemophilus, Helicobacter e Moraxella, ndërsa rezistente janë Citrobacter, Klebsiella e Pseudomonas aeruginosa. Disa shtame te E. Coli dhe pjesa më e madhe e shtameve të Staphylocoçus aureus kanë zhvilluar shkallë të ndryshme të rezistencës ndaj amoksicilinës.

DOZA DHE KOHA KUR DUHET PIRË

Augmentin është në formën e tabletave, bustinave (për të rritur dhe fëmijë) dhe shurupit dhe merren nga goja.
Në pëgjithësi duhet të merret para një vakti çdo tetë orë (tre herë në ditë) ose çdo 12 orë (dy herë në ditë), sipas vlerësimit të mekut dhe trajtimi bëhet për një periudhë jo më pak se 7 ditë, dhe ndonjëherë zgjatët deri në 14 ditë apo më shumë. Përjashtim bëjnë rastet kur ilaçi përdoret me qëllim parandalues, si për shembull tek pacientët që janë në rrezik të endokarditit bakterial.

Efektet pozitive të ilaçit mund të duan disa ditë të shfaqen por është e rëndësishme të:
Ndiqen me vëmendje udhëzimet në letrën shoqëruese të ilaçit;
Konsultoni mjekun apo farmacistin për çdo dyshim tuajin;
Të merrni kombinimin e amoksicilinës-acidit klavulanik saktësisht siç ua kanë përshkruar;
Mos merrni dozë ndryshe nga ajo që ju ka përshkruar mjeku.

Gjithashtu, rekomandohet të tundni mirë shurupin para çdo përdorimi në mënyrë që pëbërësi aktiv të përzihet në mënyrë të njëjtë dhe kur shurupi përgatitet, mos harroni ta vendosni për 7 ditë në frigorifer.

Tabletat merren me një gotë ujë, mundësisht para vakteve për të zvogëluar rrezikun e efekteve anësore gastrointestinale.

Rekomandohet të ndiqet trajtimi derisa të thotë mjeku edhe pse mund të ndjeheni mirë më herët. Ndërprerja e antibiotikut para kohës së duhur sjell rezistencë të baktereve ndaj antibiotikëve.

Të rriturit:

Doza tek të rriturit parashikon në përgjithësi marrjen e 1 g (një kokërr, apo një bustinë për të rritur) çdo 8-12 orë sipas këshillës së mjekut; kohëzgjatja e terapisë varet nga situata.

Fëmijët:
Në rastin e fëmijëve doza e përdorur është ajo në bazë të peshës së fëmijës dhe ashpërsisë së infeksionit të diagnostikuar, prandaj ajo rekomandohet gjithmonë nga mjeku pediatër.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji:
Augmentin në përgjithësi konsiderohet i sigurtë qoftë në shtatzni dhe në ushqyerjen me gji, pasi bëhet fjalë për një ilaç të zgjedhjes së parë edhe në pediatri, pra tek të vegjëlit.

ÇFARË DUHET TË KENI KUJDES

Para se të merrni amoksicilinë-acid klavulanik:
Informoni mjekun apo farmacistin për ndonjë alergji të mundshme nga amoskicilina, acidi klavulanik, penicilinë, cefalosporinë apo çdo ilaç tjetër;
Informoni mjekun apo farmacistin për çdo ilaç tjetër që po merrni qofshin këto edhe vitamina, suplemente, produkte me bazë bimore.
Informoni mjekun për patologji të mundshme, aktuale dhe të shkuara, renale apo hepatike, alergji, astmë, ortikarie ose mononukleozë (në këtë rast mund të bëhet shkak për një reaksion alergjik karakteristik të përhapur në lëkurë).

Mos harroni se kombinimi i amoksicilinë- acid klavulanik mund të zvogëlojë efikasitetin e kontraceptivëve nga goja.
Informoni mjekun tuaj për një shtatzëni të mundshme, ose që e keni planifikuar apo ushqyrje me gji. Në rastin e shtazënisë gjatë trajtimit me antibiotikun konsultohuni menjëherë me mjekun ( pavarësisht se konsiderohet i sigurtë).

Kujdesi ndaj ushqimit

Përveç rasteve kur udhëzoheni nga mjeku, mund të vijoni regjimin tuaj ushqimor normalisht, nuk ka asnjë problem për vezën apo sasitë e moderuara të alkoolikeve.

Në rast të mungesës së marrjes së një doze

Në rast se harroni të merrni një dozë, merrni atë menjëherë sapo ta vini re. Por nëse është afër ora për dozën e ardhshme, mos e merrni dhe rifilloni orarin tuaj të zakonshëm. Mos merrni dozë të dyfishtë për të kompensuar atë që keni harruar.

EFEKTET KOLATERALE

Kombinimi amoksicilinë- acid klavulanik mund të ketë efekte anësore. Duhet të vini në dijeni mjekun për një apo më shumë nga simptomat e mëposhtme nëse janë të rënda dhe të vazhdueshme:
Diarrea, bezdisje në stomak, të vjella, kruarje dhe sekrecione vaginale (përgjithësisht bëhet fjalë për mykun), skuqje të lëkurës.

Duhet të kontaktoni menjëher urgjencën nëse keni simptomat e mëposhtme:

Skuqje të rënda të lëkurës, kruarje e përhapur dhe e ashpër, ortikaria, vështirësi në frymëmarrje apo gëlltitje, frymëmarrje e rënduar, verdhëz.

INTOKSIMI APO MBIDOZA

Simptomat e mbidozës mund të jenë dhimbje në stomak, të vjella, diarre, skuqje të lëkurës, hiperaktivitet, përgjumje./ MeMjekun.com

Burimi: MedLine

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago