PPE ose siç njihen ndryshe DPI (Individual Protection Devices) janë pajisje të mbrojtjes personale që shërbejnë për t’u mbrojtur nga rreziqet e jashtme. Në përgjithësi përbëhen nga maska, dorezat dhe veshja. Tashmë jemi mësuar të shohim rreth nesh njerëz të mbuluar me maska dhe doreza dhe përveç kësaj shumë njerëz prodhojnë PPE në mënyrë artizanale .
Në të vërtetë bëhet fjalë për çdo pajisje që vishet me qëllim për tu mbrojtur nga rreziqet e natyrave të ndryshme për shëndetin, mes të cilëve dhe agjentët viralë.
Ka lloje të ndryshme PPE sipas përdorimit specifik. Megjithatë duhet të përmbushin disa kërkesa dhe të vlerësohen si të dobishme.
Siç e thamë PPE është një pajisje e mbrojtjes individuale e prodhuar për të kontrolluar një rrezik. Në këtë moment PPE është më i kërkuari në të gjithë botën pasi lidhet me rrezikun e infektimit nga COVID-19.
Megjithatë PPE duhet të konsiderohet si pjesë e një programi të përgjithshëm mbrojtës. E rëndësishme të vlerësohet rreziku, certifikimi i produktit dhe trajnimi i stafit.
Që një pajisje të mbrojë vërtetë duhet të përdoret dhe vishet në mënyrë korrekte. Janë elemente thelbësore në çdo strategji të kontrollit të rrezikut. Punonjësit shëndetësorë janë mes kategorive që i përdorin më së shumti.
Një PPE përdoret për t’u mbrojtur ndaj një rreziku më të vogël. Në brendësi të kësaj kategorie gjejmë për shembull kapuçin e dorezat që dhen për tu mbrojtur. Siç e thamë më të përdorur janë nga shërbimi shëndetësor, funkskoni i të cilës zakonisht mbrojtja nga një infeksion. Por duhet të kujtojmë që ka dhe pajisje specifike kunër rrezatimit dhe kontaminimit.
Në rastin e shërbimi shëndetësor, pajisja përmbëhet nga doreza dhe maska. Por janë dhe veshjet specifike për mbrojtjen totale të trupit.
Kohët e fundit pjesa më e madhe e pajisjeve të mbrojtjes është fabrikuar dhe përdorur për të mbrojtur personelin shëndetësor nga infektimi i koronavirusit. Ajo është një masë ekstreme e lidhur me rrezikun e lartë të transmetimit të SARS-CoV-2.
Duhet të theksojmë se derisa një pajisje të konsiderohet e vlefshme duhet të ketë një sërë karakteristikash. Kjo shpjegon dhe arsyen pse sistemi shëndetësor mungon në këtë lloj materiali, duke mos u përgatitur të përballet me një pandemi.
Veshja përbëhet mbi të gjitha nga maska, që i jep mundësi personelit shëndetësor t’i afrohet një personi me simptoma, duke mbrojtur aparatin respirator. Kujtojmë se infektimi bëhet përmes spërklave që dalin nga hunda apo goja e një personi të sëmurë.
Dorezat duhet të jenë një përdorimshe. Bashkë me to këshillohet një veshje hermetike që mbron nga sprucimi i lëngjeve të ndryshme. Por veshja tradicionale nuk është e mjaftueshme.
Veshja kompletohet me syzet, që ndalojnë futjen e lëngjeve në sy dhe kjo mund të jetë ose syze ose mbrojtëse fytyre./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…