Mirëqenie

Kaq të nevojshme në këto kohë pandemie/ Çfarë janë PPE-të dhe përse duhen

PPE ose siç njihen ndryshe DPI (Individual Protection Devices) janë pajisje të mbrojtjes personale që shërbejnë për t’u mbrojtur nga rreziqet e jashtme. Në përgjithësi përbëhen nga maska, dorezat dhe veshja. Tashmë jemi mësuar të shohim rreth nesh njerëz të mbuluar me maska dhe doreza dhe përveç kësaj shumë njerëz prodhojnë PPE në mënyrë artizanale .

Në të vërtetë bëhet fjalë për çdo pajisje që vishet me qëllim për tu mbrojtur nga rreziqet e natyrave të ndryshme për shëndetin, mes të cilëve dhe agjentët viralë.

Ka lloje të ndryshme PPE sipas përdorimit specifik. Megjithatë duhet të përmbushin disa kërkesa dhe të vlerësohen si të dobishme.

ÇFARË ËSHTË NJË PPE?

Siç e thamë PPE është një pajisje e mbrojtjes individuale e prodhuar për të kontrolluar një rrezik. Në këtë moment PPE është më i kërkuari në të gjithë botën pasi lidhet me rrezikun e infektimit nga COVID-19.

Megjithatë PPE duhet të konsiderohet si pjesë e një programi të përgjithshëm mbrojtës. E rëndësishme të vlerësohet rreziku, certifikimi i produktit dhe trajnimi i stafit.

Që një pajisje të mbrojë vërtetë duhet të përdoret dhe vishet në mënyrë korrekte. Janë elemente thelbësore në çdo strategji të kontrollit të rrezikut. Punonjësit shëndetësorë janë mes kategorive që i përdorin më së shumti.

PËR ÇFARË SHËRBEJNË

Një PPE përdoret për t’u mbrojtur ndaj një rreziku më të vogël. Në brendësi të kësaj kategorie gjejmë për shembull kapuçin e dorezat që dhen për tu mbrojtur.  Siç e thamë më të përdorur janë nga shërbimi shëndetësor, funkskoni i të cilës zakonisht mbrojtja nga një infeksion. Por duhet të kujtojmë që ka dhe pajisje specifike kunër rrezatimit dhe kontaminimit.

Në rastin e shërbimi shëndetësor, pajisja përmbëhet nga doreza dhe maska. Por janë dhe veshjet specifike për mbrojtjen totale të trupit.

PPE PËR KORONAVIRUSIN

Kohët e fundit pjesa më e madhe e pajisjeve të mbrojtjes është fabrikuar dhe përdorur për të mbrojtur personelin shëndetësor nga infektimi i koronavirusit. Ajo është një masë ekstreme e lidhur me rrezikun e lartë të transmetimit të SARS-CoV-2.

Duhet të theksojmë se derisa një pajisje të konsiderohet e vlefshme duhet të ketë një sërë karakteristikash.  Kjo shpjegon dhe arsyen pse sistemi shëndetësor mungon në këtë lloj materiali, duke mos u përgatitur të përballet me një pandemi.

Veshja përbëhet mbi të gjitha nga maska, që i jep mundësi personelit shëndetësor t’i afrohet një personi me simptoma, duke mbrojtur aparatin respirator. Kujtojmë se infektimi bëhet përmes spërklave që dalin nga hunda apo goja e një personi të sëmurë.

Dorezat duhet të jenë një përdorimshe. Bashkë me to këshillohet një veshje hermetike që mbron nga sprucimi i lëngjeve të ndryshme. Por veshja tradicionale nuk është e mjaftueshme.

Veshja kompletohet me syzet, që ndalojnë futjen e lëngjeve në sy dhe kjo mund të jetë ose syze ose mbrojtëse fytyre./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Studimi: Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur rrit rrezikun e atakut në zemër

Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur është e rrezikshme për zemrën, si dhe për mëlçinë, thotë…

2 days ago

Ushqime që duhet t’i shmangni kur merrni antibiotikë

Antibiotikët janë thelbësorë në trajtimin e infeksioneve bakteriale, por për të ushtruar plotësisht efektin e…

4 days ago

5 këshilla të dobishme për vendosjen e kufijve me gjyshërit

Me gjithë emocionet që sjell ardhja e një foshnje të re, vendosja e pritshmërive dhe…

1 week ago

Kujdes! Instruktorë fitnesi me inteligjencë artificiale shesin përfitime joreale

Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime…

3 weeks ago

Çfarë është hantavirusi dhe si përhapet?

Hantavirusi, një sëmundje e rrallë që zakonisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj urinës ose jashtëqitjes së…

3 weeks ago

Kërko! Merr ndihmën dhe mbështetjen që të nevojitet pas lindjes !

Thuhet se duhet një fshat i tërë për të rritur një fëmijë, por “fshati” duket…

3 weeks ago