Këmba diabetike është një nga ndërlikimet më serioze dhe afatgjata të diabetit melit; ndër pasojat kryesore të patologjisë shohim:
Neuropatinë diabetike, një ndjeshmëri e keqe e prek kryesisht gjymtyrët e poshtëm dhe që shfaqet me ndjesinë si shpim gjilpërash, ngërçe, paaftësi për të perceptuar dhimbjen, nxehtësinë apo të ftohtin.
Arteriopatia diabetike, një gjendje patologjikë që i atribuohet çrregullmit të qarkullimit të gjakut në arterie.
Dëmi neurologjik apo neuropatia diabetike është përgjegjëse për një ndryshim të aftësisë sensitive të pacientit, i cili e vë re me praninë e plagëve, djegieve etj.
Për shkak të ndryshimeve të qarkullimit të gjakut në gjymtyrët e poshtëm dhe një plagë sado e vogël mund të shkaktojë dëme serioze, të formojë ulçera të gjakosura në gjendje të krijojnë një gangrenë.
Prandaj, është shumë e rëndësishme që të mbahet në kontroll diabeti melit, me një kontroll të rreptë të glicemisë dhe vizita të herëpashershme te mjeku dhe ndjekja e trajtimeve të dhëna.
Në bazë të shkakut të këmbës diabetike është diabeti, një patologji kronike metabolike, shkaktuar nga faktorë mjedisore dhe të trashëguar dhe e karakterizuar nga niveli i lartë i glukozës në gjak për shkak të një sasie apo funksioni të insulinës.
Siç e thamë më lartë, diabeti është përgjegjës për reduktimin e sasisë së gjakut që arrin në këmbë, duke lejuar furnizimin me oksigjen dhe substanca të tjera ushqyese. Kur kjo nuk është e mjaftueshme në gjymtyrët e poshtme, këmba mund të ketë të vështirë shërimin e një plage apo infeksioni. Në rastin më të keq plaga nuk shërohet, dhe mund të shkojë deri në gangrenë (vdekje apo dekompozim të indeve).
Diabeti gjithashtu mund të shkaktojë dëme në nerva (neuropatia diabetike) dhe të nxisë shfaqjen e dhimbjes dhe ndjesisë së shpimit si gjilpëra, por sidomos për të reduktuar ndjeshmërinë e këmbës.
Neuropatia diabetike dhe përkeqësimi i qarkullimit bëhen shkak i një spirale të rrezikshme ku plagët dhe ulçera bëhen gjithnjë e më të vështira për tu kuruar.
Simptomat fillestare të një këmbe diabetike mund të jenë:
Rritje e temperaturës së këmbës
Ndryshime të ndjeshmërisë (humbja e përgjigjes ndaj stimujve termikë)
Prania e flluskave, ulçereve, gërvishtjeve dhe prerjeve.
Ndjesia si shpim gjilpërash që shfaqen më shumë natën dhe prishin gjumin,
Lëkurë e ftohtë dhe e zbehtë (mund të jetë një këmbanë e rëndësishme alarmi)
Këto simptoma mund të zhvillohen me kohën, dhe në rast se shoqërohet me një dëmtim serioz të nervave të këmbës mund të shfaqet:
Ulçera
Ecje e pasaktë,
Infeksione (të cilat zhvillohen dhe mund të arrijnë pjesën e thellë të këmbës, deri në kockë)
Dhe pse jo të zakonshme, dëmtimet neurologjike në këmbë nga diabeti mund të shkaktojnë deformime të këmbës si ajo që njihet Këmba e Charcot, një patologji që mund të fillojë me skuqje, nxehtësi dhe ënjtje.
Më pas kockat e këmbës mund të zhvendosen apo thyhen duke shkaktuar dhe deformime.
Nëse shfaqet një nga këto simptoma duhet patjetër të vizitoheni te mjeku për një zbulim sa më të hershëm të kësaj gjendje klinike.
Duke pasur parasysh se këmba diabetike është një ndërlikim neuropatik i diabetit melit, menaxhimi dhe monitorimi i pacientit diabetik rezulton i rëndësishëm për të parandaluar fillimin e tij; prandaj bëhen disa kontrolle dhe analiza si:
Anamneza dhe ekzaminimi fizik: mjeku pasi ka mbledhur historinë klinike të pacientit do të vlerësojë shenjat jetësore (temperatura e trupit, rrahjet e zemrës, tensioni dhe frekuenca respiratore) dhe do të kryejë teste për të konstatuar pragun e ndjeshmërisë së këmbëve dhe duarve dhe qarkullimin në gjymtyrët e poshtëm.
Analizat e gjakut: vlerësimi i pranisë së nodnjë infeksioni apo patologjive të tjera në gjak, si dhe parametrat klasikë të diabetit si glicemia dhe hemoglobina e glikuar.
Radiografia: mund të merret në konsideratë nëse duhet të përjashtojmë mundësinë e dëmtimit të kockave apo trupa të jashtëm në indet e buta.
Ekografia: mjeku mund ta kërkojë nëse është e nevojshme ekon doppler për vlerësimin e gjendjes së vazave të gjakut
Angiografia: që kryhet përmes infuzionit të një mexokontrasti dhe jep një shfaqje të dukshme të vazave të gjakut në organizëm.
Falë mbështetjes së një skuadre multidisiplinare në vitet e fundit është parë një reduktim i shkallës së amuptimit mes 49-85 për qind.
Trajtimi i këmbës diabetike ka të bëjë me:
Mjekimin e personalizuar dhe planin trajtues për të garantuar revaskularizimin e gjymtyrës së prekur,
Heqjen e indeve jojetësore dhe mjekimi i tyre me fashë dhe garzë sterile,
Antibiotikë specifikë ndaj patogjenit në rast infeksioni,
Terapia e dhimbjes (me konsultim nga mjeku) me analgjezikë dhe antidolorifikë,
Oksigjenoterapia hiperbarike: efikase në parandalimin e përhapjes së bakterit anaerobë dhe në favorizimin e shërimit të plagës,
Trajtime rimodeluese, rigjeneruese dhe rindërtuese.
Duke bërë vizita e kontrolle të shpeshta mund të shihet rreziku që një person i prekur nga diabeti mund të shfaqë këtë ndërlikim, duke shmangur kështu që patologjia të përkeqësohet.
Programi i parandalimit, parashikon:
Identifikimin e këmbës së rrezikuar: e rëndësishme është të vlerësohet nga një diabetolog që sipas rasteve, mund të programojë kontrolle mjekësore tre mujore apo vjetore.
Inspektimi periodik dhe analizat e këmbës në rrezik: verifikimi i gendjes së higjienës, përdorimi i çorapeve dhe këpucëve të përshtatshme, apo ndonjë prani të mundshme të deformimit, plagës, lezioneve ulçerative (edhe të mëparshme).
Edukimi i pacientëve, familjarëve dhe personelit shëndetësor: është shumë i rëndësishëm që pacienti të edukohet për pasojat e mundshme të sëmundjes në shëndetin e këmbës dhe që çdo ditë të bëjë një vetëvlerësim për të parë praninë e lezioneve apo ulçerave;
Përdorimi i këpucëve të përshtatshme të cilat nuk duhet të jenë shumë të gjera dhe as të ngushta dhe nuk duhet të kenë skaje dhe qepje të parregullta; preferohen këpucë që përshtaten me biomekanikën dhe deformimin e këmbës së pacientit.
Trajtimi i lezioneve pre-ulçerative të mundshme: përfshi dhe heqjen e kallove, trajtimin e thojit në mish, trajtimin e infeksioneve kërpudhore etj./ MeMjekun.com
Burimi: PubMed
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…