Regjim ushqimor

Regjimi ushqimor për të fituar peshë, çfarë duhet të konsumoni

Pjesa më e madhe e njerëzve që i drejtohen nutricionistëve kanë probleme me peshën dhe duan të bien disa kilogramë, por ka njerëz të cilët kanë problemin e kundërt, dhe do të duhet të fitojnë peshë.

Dobësimi i tepërt, në fakt, mund të jetë më i pranueshëm nga shoqëria, por është gjithashtu një faktor rreziku për shëndetin e mirë. Indeksi i masës trupore (Body Mass Index, BMI) është ai që tregon nëse është ky problem.
Nëse BMI është mes 18.5 dhe 25 jeni në peshën normale, nëse është mbi 25 jeni mbipeshë apo obezë dhe nëse është nën 18.5 jeni nënpeshë.

Shkaku kryesor i dobësimit është marrja e pamjaftueshme e ushqyesve dhe kjo mund të ketë origjinë të ndryshme si për shembull:

Keq-përthithje e zorrëve
Probleme psikologjike
Zakone të këqija etj.

Sipas rastit zgjidhja është e ndryshme, por objektivi i ndërhyrjes dietike është që personi të marrë sasinë e duhur të ushqyesve për të shtuar në peshë.

ÇFARË NDODH KUR RRITET PESHA

Një tjetër koncept i rëndësishëm që duhet sqaruar është ndryshimi mes shëndoshjes dhe shtimit në peshë. Në rasti e parë rritja në peshë vjen nga rritja e sasisë së yndyrës në trup, ndërsa në rastin e dytë ndodh me rritjen e yndyrës, muskujve, ujit apo kombinimi i këtyre të trejave.

Për njerëzit shumë të dobët këshillohet mundësia e dytë: kur ka mungesë yndyrnash (ekziston një sasi minimale e këshillueshme e yndyrës rreth 7% tek meshkujt dhe 16% tek femrat), është shumë e lehtë të nxjerrësh mungesën e masës së dobët, pra ujit dhe muskulit, rritja e të cilëve duhet të ndiqet paralelisht.

Për këtë arsye udhëzimet, në mungesë të patologjive, nuk janë thjesht “ha më shumë”, por përfshijnë edhe një ekuilibër në marrjen e ushqyesve.

Gjithçka varet nga fiziku i personit pasi nuk mund të pretendojmë që një femër një metër e gjysmë e gjatë që gjithmonë ka peshuar nën 40 kg, të arrijë brenda pak muajsh të peshojë 50. Një tjetër vlerësim kyç është dhe ajo e lidhur me ushtrimet fizike:
Nëse bëni shumë sport dhe hani në mënyrë të pamjaftueshme keni tendencën të humbni peshën muskulare,
Nëse ushqimi është i bollshëm do keni tendencën e kundërt.

ÇFARË DUHET TË HANI?

Në vija të përgjithshme, pasi të jenë përjashtuar patologjitë, e rëndësishme është të mos privoheni nga asnjë lloj ushqimi.

Vëmendje i duhet kushtuar një konsumi të rregullt të ushqimeve bimore, siç janë për shembull, makaronat, buka dhe drithërat e ndryshme, bishtajat, frutat e thata, fruta të llojeve të ndryshme dhe perime të të gjitha llojeve.

Pavarësisht se produktet bimore konsiderohen dietike dhe rrisin ndjesinë e ngopjes, këto ushqime nuk duhet të mungojnë pasi kanë ushqyesit e duhur si mineralet dhe vitaminat e pazvendësueshme për shëndetin.

Tjetër aspekt kyç është raportoi proteinik: ushqimet me origjinë shtazore kanë avantazhin që janë shpesh plot proteina, dhe janë një mbështetje e mirë për ushqimin. Në veçanti, mishi i bardhë, peshku i çdo lloji, qumshti dhe produktet e tij të skremuara, ose pjesërisht të skremuara, veza, kosi i plotë.

Ndërkohë nuk duhet ta ekzagjeroni me mishin e kuq, mishërat e procesuara, dhjamin e derrit, kosin me pak yndyrë.

Këto ushqime nuk duhet të konsumohen shpesh për arsye shëndeti, disa për përmbajtjen e tyre yndyrore dhe të tjerë, si kosi me pak yndyrë, për shkak të sheqerit që shtohet.

Yndyra duhet të jetë sidomos me origjinë bimore, ku futen frutat e thata e sidomos vaji i ullirit ekstra i virgjër. Gjithashtu për arsye shëndetësore duhet të kufizoni përdorimin e vajrave të ndryshëm, gjalpit dhe margarinës.

Në të gjitha këto, sigurisht që synimi është shtimi në peshë dhe duhet rritur sasia e ushqimit gjatë ditës, dhe kjo është pengesa më e madhe. Shumë shpesh një njeri i dobët nuk është mësuar të konsumojë sasi të mëdha ushqimi; prandaj duhen parashikuar një sërë vaktesh e mesvaktesh, edhe kur nuk kanë uri, për të rritur gradualisht sasinë e ushqimit për një vakt të vetëm.

Në rast vështirësish, sipas gjykimit të profesionistit, ndihmojnë dhe suplementet e plota të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave, për të rritur marrjen e kalorive dhe ushqyesve pa sasi të madhe ushqimi.

Por mund të shijoni gjithçka: gjithçka që thamë më lart nën termin “kufizohen” nuk do të thotë që duhet t’i eliminoni totalisht; ëmbëlsirat, akulloret dhe tortat janë sidoqoftë një mënyrë për të rritur përmbajtjen kalorike në një regjim ushqimor me sasi të vogël ushqimi, kuptohet nëse konsumohen në mënyrë të moderuar.

Si përfundim mund të themi se nuk është e lehtë sa duket të shtosh në peshë, por mund të ndodhë me një ushqim të plotë dhe të bollshëm dhe me një stil jetese që përfshin rregullisht dhe aktivitetin fizik./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

2 months ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

2 months ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

2 months ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

2 months ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago