GFR është akronimë për Glomerular Filtration Rate (nga angl: shkalla e filtrimit glomerular), të cilit ndonjëherë i vendoset dhe shkronja “e” para që të thotë “estimated”-e vlerësuar. Pra, një shkrutim që përdoret për të dhënë një vlerësim të aftësisë filtruese të veshkave.
Veshka në fakt është një organ kompleks që përveç një numri të konsiderueshëm funksionesh ka një detyrë thelbësore në pastrimin e gjakut. Një person i shëndetshëm që peshon 70 kg çdo minutë kalon afërsisht 1 litër gjak përmes glomeruleve renale duke bërë një proces emunktues me një saktësi të jashtëzakonshme. Kjo do të thotë se i gjithë gjaku filtrohet për rreth 5 minuta. Pra, mund të themi se veshkat filtrojnë gjakun në qarkullim rreth 300 herë në ditë: më shumë se 1500 litra.
Por ky shembull është për një individ të shëndetshëm; por veshkat, si të gjithë organet preket nga patologjitë që ndryshojnë funksionimin dhe zvogëlojnë aftësinë filtruese. Për këtë arsye filtrimi glomerular nuk është i njëjtë tek të gjithë pacientët dhe matja e saj vlerëson se cila është gjendja shëndetësore e parenkimës renale.
Ndërtimi kompleks i veshkës i jep mundësinë të kryejë funksione heterogjene, duke nisur nga rregullimi i përqëndrimit elektrolitik të gjakut e tensionit arterial, deri tek filtrimi dhe prodhimi i qelizave të kuqe. Filtrimi në veçanti, shërben për të shmangur grumbullimin e mbetjeve të padëshiruara, që vijnë si rrjedhojë e procesit metabolik të organizmit.
Pse vlerësohet aftësia e filtrimit glomerular?
Ajo përfaqëson një pasqyrë të shëndetit të veshkave: matja e saj vlerëson në mënyrë sasioe shkallën e funksionimit të mbetur dhe më në përgjithësi të kategorizojë pacientët në shkallë të ndryshme rreziku nëse kanë pamjaftueshmëri të organit (pamjaftueshmëria e veshkave).
Vlera normale konsiderohen mes 90-120 ml/min. National Kidney Foundation, shoqëria shkencore më e rëndësishme për sa i përket shëndetit të veshkave, sugjeron më pas vlerat e eGFR në bazë të moshës së pacientit. Kjo pasi jnë rënie e filtrimit glomerular duhet të konsiderohet fiziologjik me avancimin e moshës dhe plakjen e veshkave.
GFR është shpejtësia e filtrimit glomerular dhe është treguesi më i mirë i shëndetit/funksionalitetit të veshkave, por matja e saj e drejt për drejtë rezulton mjaft komplekse dhe për këtë është krijuar koncepti i eGFR-së, një vlerësim i GFR përmes një formule matematike bazuar në matjen e kreatininës në gjak, dhe të dhënave të tjera si mosha, gjinia dhe etnia.
Mes formulave më të zakonshme përmendim EPI-CKD dhe MDRD.
Vlerësimi i aftësisë së filtrimit glomerular është më efektiv se matja e kreatininemisë në vlerësimin e funksionalitetit renal të mbetjeve: në veçanti vlerat më të ulëta se 60 ml/ min janë të lidhura me një gjendje të pamjaftueshmërisë renale.
Vlerat e larta
Vlerat e larta të eGFR konsiderohet fiziologjike dhe nuk janë shqetësuese.
Vlerat e ulëta
Një vlerë e ulët është tregues i pamjaftueshmërisë renale, patologjia që mund të klasifikohet në pesë shkallë sipas GFR-së siç shpjegohet në tabelën më poshtë:
Gjatë vlerësimit të funksionalitetit të veshkave duhet të ketë parasysh se ka faktorë që ndikojnë në analizën e GFR-së, si për shembull:
Kequshqyerja
Ndryshimet etnike
Pacienti nën 18 vjeç apo mbi 75 vjec
Masa muskulare e zhvilluar (atleti, body builder) apo e zvogëluar (personat obezë, pacientët onkologjikë)
Sasia e proteinave e pranishëm në dietë
Gjinia
Gjendja patologjike kronike
Shtatzëni
Marrja e disa ilaçeve si gentamicinë, cefoxitin etj.
Sëmundja e veshkave, në radhë të parë, vështirë se ka shfaqje të dukshme klinike; analiza kërkohet tek subjektet në rrezik për dëmtim të veshkave si për shembul personat që vuajnë nga tensioni i lartë, diabeti, dëmi akut i veshkave (acute kidney injuries), patologji të aparatit kardiovaskular, familjaritet me patologji të veshkave, lupus eritematoz sistemik, preteinuria me origjinë të pacaktuar.
Analiza është rutinë tek pacientët të prekur nga patologji të veshkave e cila është zbuluar tashmë.
Përgatitja për analizën
Nuk ka nevojë për ndonjë përgatitje të veçantë. Në momentin që vlerësohet GFR bazohet në disa parametra biologjikë siç e kemi përmendur më herët si mosha, gjinia, gjatësia, pesha dhe etnia.
Si të rrisim vlerat e eGFR-së?
Dëmi i veshkave për fat të keq është i pakthyeshëm. E vetmja mënyrë për të korrigjuar një gjendje të pamjaftueshmërisë së rëndë të veshkave është transplanti i organit.
Megjithatë një stil i shëndetshëm jetese dhe udhëzimet e mjekut kurues ndihmojnë për parandalimin e rëndimit të mëtejshëm të kësaj patologjie, e sidomos ngadalësimit të procesit. Këshillohet për shembull:
Të mbani peshën e duhur
të mbani gliceminë në vlerat e saj nëse jeni diabetikë
të mbani në vlerat e duhura tensionin e gjakut
shmangni ushqimet e pasura me sod, dhe yndyrnat shtazore
bëni aktivitet fizik çdo ditë të paktën për gjysmë ore
mos pini duhan
shmangni konsumin e pijeve alkoolike/ MeMjekun.com
Burimi: National Kidney Foundation
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…