RDW është akronima anglisht për Red Blood cells DistributionWidth, apo gjerësia e shpërndarjes së qelizave të kuqe. Bëhet fjalë për një matje që del nga llogari statistikore që vlerëson sa ndryshon madhësia e qelizave të kuqe në një kampion gjaku.
Pa term matematikorë mund të themi se një e dhënë e tillë mat homogjenitetin e përmasave të rruazave të kuqe.
Vlerat normale tregojnë se qelizat hematike janë të gjitha në vëllime të ngjashme, ndërsa e kundërta, vlerat e larta tregojnë se qelizat kanë vëllime të ndryshme (anizocitoza)
Vlera e RDW jepet zakonisht si përqindje dhe gjendet në të gjitha analizat e llogaritjes së gjakut (hemokromo), dhe vlerësohet bashkë me MCV (Mean Coruspcular Volume) për të bërë diagnozën përjashtuese mes anemive me natyrë të ndryshme.
Eritrociti të njohur dhe si qelizat e kuqe është qeliza mbizotëruese mes elementëve që ndodhen në gjak dhe bëjnë funksionin e transportit të oksigjenit dhe dioksidit të karbonit. Nuk kanë bërthamë dhe kanë një formë disku “të shtypur” në qendër. Kjo morfologji e veçantë, përveçse lehtëson shkëmbimin e gazrave duke rritur raportin sipërfaqe/volum, u jep një fleksibilitet strukturor që lejon kalimin në brendësi të vazave të gjakut më të holla.
Meshkujt
Më të vegjël se dy vjeç: jo e stabilizuar
2 vjeç: 12.0 – 14.5%
3 – 5 vjeç: 12.0 – 14.0%
6 – 11 vjeç: 12.0 – 14.0%
12 – 15 vjeç: 11.6 – 13.8%
Të rritur: 11.8 – 15.6%
Femrat
Nën dy vjeç: jo e stabilizuar
2 vjeç: 12.0 – 14.5%
3 – 5 vjeç: 12.0 – 14.0%
6 – 11 vjeç: 11.6 – 13.4%
12 – 15 vjeç: 11.2 – 13.5%
Të rritura: 11.9 – 15.5%
Matja e RDW ka një rëndësi absolute në diagnostikimin diferencial të llojeve të ndryshme të anemisë. Në këtë kuptim RDW rezulton e nevojshme në kombinimet e saj të ndryshme me MCV.
Një vlerë e lartë e saj interpretohet si prani e një mospërputhjeje mes përmasave të rruazave të ndryshme të kuqe të gjakut të pranishme në kampion (anizocitoza), me fjalë të tjera në gjak janë të pranishme rruaza të kuqe me përmasa shumë të ndryshme mes tyre.
Një vlerë normale do të thotë se janë të ngjashme mes tyre (sigurisht nuk mund të jenë identike, por vëllimi i tyre është i krahasueshëm)
Vlera më të ulëta se intervali nuk janë gjetur në literaturën mjekësore dhe zakonisht janë të ngjashme me gabimet laboratorike.
Nga studimet e kryera epidemologjike është parë se një ndryshim i parametrit RDW lidhet shpesh me disa gjendje të anemisë:
Anemia hemolotike
Anemia me qeliza falciforme (në formë drapëri)
Anemia çoroditëse (angl: Pernicious Anemia)
Mungesa e acidit folik
Mungesa e hekurit
Përgjithësit vlerat e larta janë të liodhura me praninë e mungesave (të hekurit, folateve dhe vitaminës B 12) në fazat e hershme, ndërsa në lidhje me MCV bën dallimin mes formave të mangëta të anemisë dhe formave talasemike.
RDW gjithashtu jep të dhëna për aneminë megaloblastike nga anemia e mungesës së acidit folik dhe /ose B12 (apo nga shkaqe të tjera makrocitoze, pra një madhësi e rritur e rruazave të kuqe). Shih tabelën më poshtë:
Mosha e pacientit mund të ndikojë në vlera, për këtë arsye në përgjithësi vlerat e referimit janë ndarë sipas moshës. Edhe abuzimi me alkoolin mund të ndikojë në modifikimin e vlerave të RDË.
Kjo e dhënë kërkohet si pjesë e llogaritjes standarde të gjakut, shpesh në lidhje me MCV, vetëm për të vlerësuar gjendjen anemike kur origjina është e dyshimtë.
Nuk është i nevojshëm asnjë përgatitje, por duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një parametër të llogaritur gjatë vlerësimit të gjakut mund të kërkohet që të jeni esëll për të marrë të dhënat më të sakta të mundshme./ MeMjekun.com
Burimi: PubMed
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…